Connect with Us

Foto-“Fusha” shtrin “tentakulat” edhe në Gjirin e Lalzit/ Erla Mëhili zbardh skandalin

Politikë

Foto-“Fusha” shtrin “tentakulat” edhe në Gjirin e Lalzit/ Erla Mëhili zbardh skandalin

Publikuar

-

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha vijon të denoncojë masakrën mjedisore që po ndodh në Gjirin e Lalzit.

Pas denoncimit të bërë një ditë më parë, të cilin mund ta lexoni këtu, sot Erla Mëhilli ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me skandalin e ndodhur në Gjirin e Lalzit.

Në një postim në rrjetet sociale, Erla Mëhilli shkruan se nje kompani e quajtur “Alentre” shpk, se bashku me Lura sh.p.k qe do vijoje me ndertimin e fshatit Lura 5, po kryen punime me objekt “Sistemimin e perroit Tarin” (shih dok ne foto).

Po ashtu, ajo publikon edhe faktet dhe dokumentet që tregojnë se punimet po kryhen në mënyrë të kundraligjshme dhe se devijimi i lumit Tarin po ndot ujin, duke u shndëruar kështu sipas saj në burim infeksioni.

Por, një tjetër detaj që zbulon Erla Mëhilli është fakti se “administratore te “Alentre shpk“ jane dy punonjes te FUSHA shpk (shih dokumentat ne foto), ajo kompania famshme qe del kudo (Unaza, Teatri etj etj etj). E kot te shpjegojme skema te tilla se pse vendosin emra punonjesish, grash apo fisi neper kompani bija, tashme i di mire i madh dhe i vogel keto.”

“Mbi masakren mjedisore ne Gjirin e Lalzit dhe FUSHA-t qe dalin dhe ne det!

Ne vazhden e asaj çka kam postuar dje, mbi masakren mjedisore ne Gjirin e Lalzit si pasoje e devijimit te lumit Tarin ne brendesi te fshatit turistik Kompleksi Lura. Gjiri i Lalezit., i cili tani derdhet mbi 120 metra ne brendesi te fshatit (shih videon). Per rikujtese, Tarini sjell me vete ujrat e ndotura te fshatrave Armathe dhe Rrotull, si edhe mbetjet e nje ndermarrje (pularie me duket) qe eshte ndertuar ne Rrotull. Fekalet e tyre i kemi mu ne Lura 1 aty ku lahen femijet dhe banoret!

E kam thene qe ky lum apo kanal nuk erdhi vete, nuk ka se si, por nga nderhyrjet e gabuara te babezise dhe pangopesise se ndertuesve per te zgjeruar fshatrat turistike nga Lura 1 ne Lura 2/3 dhe tani 4 dhe 5. Dhe pikerisht aty ku do te ndertohet fshati Lura 5 ndodhet edhe lumi Tarin. Aty eshte ndertuar dhe nje pontil me materiale te pakalueshme (gure dhe dhera) gje qe eshte veper penale dhe krim i rende ndaj mjedisit. Administratoret e Fshatit benin pergjegjese fshatin turistik tjeter ngjitur me ne, Val Mar, dhe une ne statusin tim dje i permenda. Por, nga kerkimet e mia te bera dje dhe sot, rezulton se Val Mar nuk ka asnje lidhje me kete gje, emri tyre perdoret per te kaluar pergjegjesine e kesaj masakre diku tjeter dhe per ta hequr nga vetja. Por e verteta del gjithmone ne shesh, heret a vone…

Rezulton se nje kompani e quajtur “Alentre” shpk, se bashku me Lura sh.p.k qe do vijoje me ndertimin e fshatit Lura 5, po kryen punime me objekt “Sistemimin e perroit Tarin” (shih dok ne foto). Eshte e kuptueshme qe kompanise nuk i ka lindur ne zemer te sistemoj nje perrua dosido te vendit tone, por po e ben kete me qellim qe me pas aty te vijoje ndertimi. Nje zot e di çu ka thene mendja dhe si kane arritur qe te shkaktojne ate masaker mjedisore.

Ne foton nr 1, keni Shkresen me nr 39/1 prot dt 05.05.2020 e Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural –Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durres lidhur me punimet e kryera nga Shoqeria “Alentre”sh.p.k., i cili eshte nje akt pa fuqi ligjore.

Me hyrjen ne fuqi te Ligjit nr 107 /2014 “ Per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit “ i ndryshuar kerkohet qe per cdo punim qe mund te kryhet ne territor cilido subjekt zhvillues apo qe kryen punime te cilado lloj natyre, duhet te pajiset detyrimisht me dokumentin “LEJE NDERTIMI”.

Ky dokument duhet te leshohet ne rastin konkret nga Bashkia Durres ne territorin e te cilit ndodhet edhe vendi /“Vija e Tarinit” ku po kryhen punime prej shoqerise “Alentre”sh.p.k ose prej KKT apo KKU Tirane per shkak se vendi ku po punohet perfshihet Brenda Zones me Perparesi Zhvillimin e Turizmit. Firma ne fjale eshte e pa pajisur me leje ndertimi dhe po zbaton nje projekt te pa miratuar ne asnje instance shteterore. Vlen te theksohet fakti se nga punimet po devijohet rrjedha natyrale e perroit / Vijes se Tarini qe perben nje shkelje shume te rende si ligjore edhe mjedisore.

Punime te kesaj natyre behen vetem pas studimesh te mirefillta hidroteknike shume te hollesishme dhe te miratuara nga autoritetet shteterore qe administrojne territorin dhe ujerat. Vetem ky fakt i ben punimet e kryera prej shoqerise “Alentre”sh.p.k. teresisht te kundraligjshme dhe lejimin e tyre prej strukturave shteterore te ngarkuara me mbrojtjen e territorit kriminale. Pasojat e ardhura nga keto punime lidhur me shendetin e banoreve te zones dhe mjedisin jane te pallogaritshme!

Ndertimi i pontilit passjell erozion te bregut te detit, mosqarkullim te ujit, krijimin e algave dhe ndotjen e detit duke akumuluar mbeturina. Ndertimi i pontileve behet vetem me leje te posacme te KKT dhe pas studimeve hidrike te miratauara nga Autoriteti Kombetar i Ujit dhe keshilli baseneve.

Vija e Tarinit, qe ka qene vazhdimisht ne derdhje e ujerave natyrore ne det (perrua), nuk eshte piksepari ne pronesi private dhe rrjedhimisht asnje shoqeri ndertimi nuk mund te nderhyje per te kryer punime pervecse kur jane te miratuara sipas nje projekti zyrtar dhe jo ne funksion te ndertimeve private. Duke qene se punimet po kryen mbi nje prone shteterore, publike, keto punime ne kete kuptim jane 2 here te kundraligjshme.

Nga ana tjeter, punimet e kryera nga shoqeria “Alentre”sh.p.k jane te kundraligjshme pasi ato po kryen edhe ne mungese se lejes mjedisore.

Per kuriozitet, administratore te “Alentre shpk“ jane dy punonjes te FUSHA shpk (shih dokumentat ne foto), ajo kompania famshme qe del kudo (Unaza, Teatri etj etj etj). E kot te shpjegojme skema te tilla se pse vendosin emra punonjesish, grash apo fisi neper kompani bija, tashme i di mire i madh dhe i vogel keto.

Personalisht nuk me intereson kush qendron mbrapa, para, anash apo skiç kesaj. Ketu pergjegjesit duhet te japin llogari per çka kane bere dhe te sistemojne kete masaker perpara çeljes se sezonit veror, per te ruajtur shendetin e banoreve.

Per rikujtese, meqe ju pelqeu shume ajo ceshtja e cadrave 150 euro. Ai eshte tregues tjeter i babzesise se pronareve aty. Sepse pikerisht ne kushtet ku ndodhet fshati, pra qe gjysma, per faj te tyre, eshte pushtuar nga fekalet, te pakten gjysma tjeter duhet tu lihej banoreve e lire. Por jo, edhe aty duhet nxjerre fitimi.

ps: Ne ligjin Nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Per Mbrojtjen e Mjedisit” , parashikohet qartesisht se punimet e kryera prej shoqerise “Alentre”sh.p.k jane jo vetem te kundraligjshme por edhe “de facto” KRIM MJEDISOR . Ne nenin i 12 te ketij ligji eshte sanksionuar Parimi “NDOTËSI PAGUAN”; personi fizik apo juridik, veprimet ose mosveprimet e të cilit ndikojnë në ndotjen e mjedisit, mban përgjegjësi financiare, duke përballuar kostot e shkaktuara nga ky dëmtim apo rrezik për dëmtimin e mjedisit. Kosto të tilla përfshijnë kostot e vlerësimit të dëmtimit të mjedisit, vlerësimit të masave të nevojshme, si dhe kostot e shmangies së dëmtimit të mjedisit, përfshirë kostot e rehabilitimit e të kompensimit të personave fizikë apo juridikë të dëmtuar.

🔴 Ne foton e fundit eshte im bir, Akidi, dy vjet me pare, i cili duke luajtur u largua nga ku ne bejme plazhin dhe shkoi ne aty ku perroi Tarin kishte krijuar pellgun perpara rrjedhjes ne det. Tee dite me pas dolen keto pulla ne lekure. Rezultoi se ishte infeksion bakrerial, Impetigo quhet (google). Fatmiresisht e kapem ne kohe dhe i izoluam me antibiotike lokale, ndryshe pullat perhapen ne tere trupin dhe do duhej antibiotik nga goja. Tani imagjinoni qe keto ujra nuk jane me larg, por aty ku lahen banoret dhe femijet tane.”-shkruan Erla Mëhilli.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha vijon takimet me qytetarët/ Vendi zhytet në varfëri, biznesi në kolaps

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët teksa vë theksin tek rënia e ekonomisë shqiptare.
Basha thotë se mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme.

“Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme. Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Masakra në Florida/ Rritet bilanci i viktimave

LEXO EDHE:  Skandali-Fushata për të marrë të dhënat personale/ Zbulohet qëllimi i Ministres së Arsimit

Më tej ai thekson se “të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit”.

“Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe shoë në Facebook.
Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Ndërsa vendi zhytet në varfëri Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij”, përfundon Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore drejt dështimit?/ Zbardhen e-mailet, opozita “dhëmb për dhëmb” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Opozita ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore, i cili një ditë më parë tha se për kufizimin vetëm tek rekomandimet e OSBE/ODIHR-it me sa duket do të sjellin shtyrje të mëtejshme.

Opozita ka dalë kundër qëndrimeve të ramës, pasi sipas tyre ai ka si qëllim të shkatërrojë konsensusin për reformën Zgjedhore.

E-mailet e shkëmbyera mbrëmë nga anëtarët e Këshillit Politik paralajmërojnë se sot paradite do të jetë një takim i vështirë.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur shqetësimin i pari me një e-mail për anëtarët e Këshillit Politik dhe ekspertëve të huaj që bëjnë pjesë në të.

“Është e qartë se ky qëndrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit. Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi. Nuk mendoj se OSBE – ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit”- thuhet në komunikimin elektronik.

Petrit Vasili ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, duke e konsideruar mbajtjen e saj një farsë në kushtet kur kryeministri ka paracaktuar rezultatin. Por ajo që mësohet është se opozita nuk do të mungojë në mbledhjen e orës 10:30. Megjithatë, nga komunikimi kuptohet se ka për të qenë një takim i vështirë.

“Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, pas deklarimeve të kryeministrit kryetar partie të tij, është tashmë në kushtet e pamundësisë së plotë të negociimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritetit politik për të ndërtuar konsensus.Pa qartësuar në nivel politik një situatë të tillë, vazhdimi në këto kushte i punës së Këshillit Politik do të ishte vetëm një përmbushje e skenarit të Kryeministrit për zvarritjen e procesit të reformës zgjedhore, me qëllim fitimin e kohës dhe vendosjes përpara faktit të kryer e votimit të njëanshëm të kësaj reforme.”- thuhet në e-mailin e dërguar nga Petrit Vasili për anëtarët e Këshillit Politik, duke shprehur keqardhjen që rifillimi i punës me vullnetin për zgjidhje provokohet rëndë dhe shkatërrohet gjithshka me qëllim të mirëpërcaktuar nga kryeministri.
Nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri apo nga deputetja Rudina Hajdari nuk ka pasur asnjë reagim. I vetmi reagim ka qenë ai i përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili ka mbështetur shqetësimet e ngritura nga Petrit Vasili në lidhje me qëndrimet ultimative të kryeministrit që pengojnë konsensusin në Këshillin Politik.

LEXO EDHE:  Masakra në Florida/ Rritet bilanci i viktimave

LEXO EDHE:  KLSH, kamzhiku korruptiv i Bujar Leskajt

“Vija të kuqe si këto që ka vënë sot Kryeministri Rama në lidhje me dy nga çështjet e nxehta të Reformës Zgjedhore, kur sjellja e tij ka rënduar pikërisht ato fusha problematike, jo vetëm janë krejt pa bazë në rekomandimet e ODIHR, por minojnë qëllimisht procesin politik të Reformës, pikërisht në momentin e rinisjes së saj.” – shprehet Bylykbashi.

“Këto qëndrime tregojnë qëllimin e maxhorancës për të ecur drejt ndryshimeve të njëanshme në Kod, pas minimit të punës së Këshillit Politik apo akoma më keq, duke shkelur dokumentin e kompromisit të janarit 2020, mbi të cilin bazohet reforma, ndryshimet konsensuale të Këshillit mund të ndryshohen me votën e maxhorancës në Kuvend, pavarësisht angazhimit për mosndryshim të këtyre amendamenteve.
Konsensusi politik është themeli i kushtit të BE për reformën nga Këshilli dhe Kryeministri me këto qëndrime vë në pikëpyetje përpjekjet për konsensus që duhet të udhëheqin punën e Këshillit Politik në tre javet në vijim, deri në afatin e dakordësuar të 31 majit”- shkruan Oerd Bylykbashi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e prokurorit të Antimafias/ Ish-ministri i Ramës jep alarmin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasili deklaron se në Shqipëri situata është shumë e rëndë, ndërsa thekson se droga në këtë vend po bën ligjin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ‘droga urdhëron kryeministrin të legalizojë kanabisin’. Vasili ka publikuar një deklaratë të prokurorit të Antimafias, Nicola Grateri deklaron se çereku i sipërfaqes së Shqipërisë është i mbjellë me drogë.

Postimi i Vasilit:

Situate shume e rende ne Shqiperi!!!
Droga ben ligjin, droga urdheron kryeministron te legalizoje kanabisin.
Prokurori Nicola Grateri deklaron:

Çereku i siperfaqes se Shqiperise eshte i mbjelle me Droge!!
Prokurori Nicola Gratteri:
“Mafia shqiptare është në ngjitje, madje në ngjitje të shpejtë. Është një mafia gjithnjë e më e fortë.
E pranishme në Itali, në Amerikën Jugore, në Holandë, është mafie gjithnjë e në rritje. Shpesh e ndeshim në bashkëpunim me Ndranghetan në Itali dhe në Amerikën e Jugut”.

“Pra nuk mund të flasim më për shqiptarë që grabisin apo shqiptarë që vjedhin vila, por për shqiptarë trafikantë të mëdhenj kokaine, si dhe të marijuanës. Duhet ta dini se çereku i Shqipërisë është i mbjellur me marijuanë e që shumica e saj transportohet përmes kanalit të Otrantos. Në vitin që shkoi vetëm në një operacion kemi sekuestruar 6 tonë marijuanë e kjo drogë përmes kanalit të Otrantos mbërrin në Itali”.

LEXO EDHE:  Plas skandali/ Ilir Meta bleu zgjedhjet e 2009, zbulohen pazaret e tij

LEXO EDHE:  Plas skandali/ Ilir Meta bleu zgjedhjet e 2009, zbulohen pazaret e tij

“Kur flas për mafie flas për ato elitare italiane e shqiptare e jo për rrugaçët që grabisin vilat. Mafioz është ai që ka në kontroll një copë territori, mafioz është ai që arrin të menaxhojë një sasi të madhe kokaine, që arrin të ngjallë frikë tek banorët e një territori, pra që ushtron fuqi. E pra kjo elitë në këtë moment po nuhat ku është e mundur të bëhet një biznes, ku mund të blihet në tregun e ligjshëm me çmime të lira, të blejnë lokale, hotele, piceri. E ky rrezik është kudo jo vetëm në Itali por dhe në vendet e tjera”.

“Ka një marrëveshje të mirë mes mafias italiane dhe asaj shqiptare, ka një raport të mirë mes tyre. Më vjen keq ta them por ka një raport të mirë mes dy vendeve dhe nga këndvështrimi kriminal. Mafia puglize, Ndrangheta kalabreze blejnë marijuanë nga Shqipëria.”
Prokurori Nicola Gratteri: Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni, problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike”.

LEXO TE PLOTE