Connect with Us

“Ekonomia pritet të tkurret me 9%”/ Basha: Ramavirusi zgjodhi të paguajë oligarkët

Ekonomi

“Ekonomia pritet të tkurret me 9%”/ Basha: Ramavirusi zgjodhi të paguajë oligarkët

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha, duke iu referuar të dhënave të Bankës EUropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thotë se ekonomia pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër.

Sipash Bashës, kjo ndodh sepse Rama zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë.

“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, shkruan Basha në Twitter./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“80 % e sipërmarrësve po shkurtojnë vende pune”/ Unioni i Dhomave të Tregtisë: Paketat e ndihmës të mangëta

Publikuar

-

Nga

Bashkimi i dhomave të tregtisë dhe industrisë në vend kërkon një paketë më të zgjeruar financiare për biznesin, pasi ndihma aktuale sipas kryetares së këtij unioni Ines Mucostepa ka qenë e mangët.

“ Sipërmarrësit kanë pasur goxha për të thënë, kanë qënë paketa të mirëpritura sepse kanë qenë një ndihmë e rëndësishme për bizneset e vogla. Po këto paketa kanë qënë të mangëta, për ndihmën reale që i kanë dhënë të gjitha bizneseve.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Çfarë ndodhi mes Ramës e Xhafajt

Të dyja këto paketa mund të ishin një e vetme. Sipërmarrësit kanë kërkesa sepse duan paketë të tretë ekonomike, e cila të parashikojë ndihmë për të gjithë bizneset. Në dy aspekte, likujditet masiv dhe lehtësi fiskale.

80 % e sipërmarrësve deklarojnë që po shkurtojnë vende pune. Sepse biznesi është vërtet në vështirësi.” tha Mucostepa në Përballë.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Sezoni turistik tejet i vështirë”/ Meta: Duhet ta mbështesim që të rimëkëmbet

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e operatorëve dhe agjencive turistike kryesore në vend.

Meta thekson se turizmi është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19 dhe sezoni i ri turistik në vend parashikohet tejet i vështirë.

“Veç humbjeve gjatë periudhës së karantinës, shumica e prenotimeve janë anuluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori tepër të rëndësishëm për ekonominë familjare dhe kombëtare.
Shqetësimi i thellë për krizën e rëndë ku ndodhet ky sektor m’u shpreh sot edhe në takimin që zhvillova me përfaqësuesit e operatorëve dhe agjencive turistike kryesore në vend.
Nevojitet qartësi, solidaritet gjithëpërfshirës kombëtar, një plan konkret dhe i prekshëm në mbështetje të turizmit, që dëmi i shkaktuar nga pandemia COVID-19 të jetë sa më minimal dhe që ky sektor të rimëkëmbet shpejt, në mënyrë që familjet e bizneset shqiptare të cilat të ardhurat i kanë nga turizmi, të përfitojnë sa më shumë gjatë këtij sezoni”, shkruan Meta.
Presidenti thekson se me rifillimin e fluturimeve dhe hapjen e kufijve tokësorë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me vendet fqinje, për të mirën e përbashkët, duhet të mbështesim turizmin vendas dhe familjet shqiptare që mbahen gjatë vitit nga sezoni turistik.
“Për këtë është e rëndësishme të caktohen protokolle të veçanta të sigurisë shëndetësore të përshtatura për vendqëndrimet, mjetet e transportit, hotelet, bregdetin, dhe zonat e tjera që vizitohen dhe ku pushojnë turistët”, përfundon Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Biznesi familjar në Shqipëri: Të rifillosh apo të falimentosh?

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka nivelin më të lartë të bizneseve familjare në rajon. Masat shtrënguese kundër COVID-19 i kanë vënë ato para një krize ekzistenciale. Ekspertët kërkojnë masa mbështetëse.

Dentisja Anila Memo do ta mbajë mend gjatë ditën të hënën, (11.05.2020) kur ajo rifilloi punën në klinikën e saj dentare, pas 60 ditësh mbylljeje për shkak të epidemisë COVID-19. Klinikat dentare dhe parukeritë u lejuan të rifillojnë aktivitetin e tyre me masa të rrepta sigurie dhe higjene. Por Dr. Memo duket shumë e gëzuar në mjediset jashtë klinikës dhe aspak e bezdisur prej masave. “Këto masa nuk përbëjnë asnjë problem për dentistët pasi edhe pa u prekur nga epidemia e virusit corona maskat, dorezat, higjena e mjedisit ku punojmë kanë qënë rutinë e përditshme në punën tonë. Nuk ka asgjë të re në protokollin e deritanishëm”, thotë për DW, mjekja dentiste Anila Memo.

Si duhet të jetë protokolli i ri që po hartohet për Shërbimin Dentar? 1500 dentistë, anëtarë të Shoqatës së Dentistëve të Shqipërisë, kanë nënshkruar një peticion, ku i kërkojnë qeverisë që Protokolli Anti COVID, të hartohet mbështetur në fakte dhe përvoja konkrete, pra të jetë, thotë Dr. Memo -“Evidence – Based Medicine”.
“Ndaj Shërbimit Dentar po përdoret një terminologji diskriminuese. Edhe pse të hënën, rifilloi puna 8 orë në ditë, ky shërbim është klasifikuar nga institucionet publike si “vatër e rrezikshme për përhapjen e virusit corona dhe është futur në të njëjtën kategori biznesi si parukeritë dhe berberët. Nëse protokolli i punës në Shërbimin Dentar nuk do të hartohet në bazë të metodës” Evidencë-Based Medicine” mund të shkaktojë probleme në punën tonë”, thotë Dr. Memo, që në biznesin e ofrimit të shërbimeve dentare ka të përfshirë edhe anëtarë të familjes së saj.

Civici: Paga e “luftës” është vetëm një ndihmë sociale

Për biznesin familiar të bllokuar prej 2 muajsh nga pandemia corona këto dy alternativa varen nga niveli i rrezikut për të përhapur infektimin me virusin corona. Klasifikimi bëhet nga Komiteti i Ekspertëve, i ngritur nga qeveria dhe Instituti i Shëndetit Publik. Shumë biznese familiare si Palestrat, Qendrat e Fitnesit, Pishinat dhe Fast- Fooded, sa për ilustrim, mbeten ende të bllokuara që nga 13 marsi.
Eksperti i Ekonomisë, Prof. Adrian Civici thotë për DW se hapja e tyre duhet të fillojë sa më parë. “Hapja sa më shpejt që të jetë e mundur, duhet të shoqërohet me protokolle sanitare të rrepta. Çdo zgjatje e bllokimit për bisneset familiare në 6 “Zonat e Kuqe”, ku karantina vazhdon, përfshirë këtu edhe Tiranën, rrit rrezikun e falimentimit ose të mbylljes së tyre të përkohshme. Paga e “luftës” është vetëm një ndihmë sociale për të mbijetuar, për më tepër që deri tani është dhënë vetëm një herë gjatë 2 muajve të bllokimit” thotë për DW, Prof. Adrian Civici.

LEXO EDHE:  Video-Berisha kujton 22 Marsin/ Akuza të forta kryeministrit Rama

Për kategoritë e bizneseve familiare, që mund të përhapin më shumë infektimin me virusin corona ai thekson se qeveria mund të marrë masa të tjera mbështetëse me “natyrë fiskale dhe tatimore, në nivel qëndror dhe lokal, të subvencionojë pagesat e energjisë elektrike, qirave, ujit dhe të japë një pagë të dytë të “luftës”, thekson ai. Alternativa e falimentimit në vend të rifillimit shfaqet frikshmë për bizneset familiare që nuk u hapën në 11 maj. Nëse qeveria nuk ndërhyn një sërë pasojash ekonomike dhe sociale do të prekin familje të tëra.

Bizneset familiare në Shqipëri më të lartat në rajon

Sipas raportit të Eurostat 2019, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon të të punësuarve në biznesin e familjes, 55,9 % . Nje nivel i tille i bizneseve familiare, pra i vetëpunësimit flet për një ekonomi jo konkurruese, me prodhueshmëri të ulët dhe mungesë alternativash të tjera punësimi. Raporti Eurostat 2019 përmban edhe të dhëna për bizneset familiare në vendet e BE, ku Shqipëria synon të hyjë: sipas këtij raporti norma e të vetëpunësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare është 14.6% dhe pjesa tjetër janë të punësuar me pagesë. Me këtë nivel kaq lartë të bizneseve familiare mund të përfytyrohen pasojat e mbylljes prej 60 ditësh të bizneseve familjare, që sipas Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm arrijnë në mbi 80 mijë.
Ndalohen protestat dhe tubimet në kohë epidemie

Nuk janë vetëm ekspertët e ekonomisë që i sugjerojnë qeverisë hapjen sa më parë të bizneseve familjare, të shoqëruar me procedura të rrepta mbrojtjeje nga infektimi potencial me virusin corona. Janë edhe vetë familjet të cilave u është mbylluar biznesi që kërkojnë fillimin e kthimit gradual drejt normalitetit. Te mbështetur nga aktivistë të shoqërisë civile ata kërkuan të protestojnë javën e kaluar në Sheshin Skëndërbe, kundër masave shtrënguese nga COVID – 19. Protesta e tyre u shpërnda nga policia që procedoi penalisht edhe 7 protestues. Në njoftimin për shtyp, policia e quajti protestën “të paligjshme, pa leje, të organizuar në një situatë të jashtëzakonshme në kohë epidemie kur ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.” Policia ushtroi dhunë dhe arrestoi aktivistë të shoqërisë civilë, që në Ditën e Europës, (9.05) protestuan përsëri kundër masave shtrënguese anti COVID -19 dhe shembjes së Teatrit Popullor./DW

LEXO TE PLOTE