Connect with Us

“Ekonomia pësoi shok në prill”/ Ahmetaj: Numrin e të papunëve do ta shohim më 21 maj

Ekonomi

“Ekonomia pësoi shok në prill”/ Ahmetaj: Numrin e të papunëve do ta shohim më 21 maj

Publikuar

-

Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga koronavirusi, Arben Ahmetaj, nuk ka dhënë një numër të papunësisë në vend.

Ahmetaj tha se numrin e saktë të të papunëve do ta mësojmë më 21 maj, ndërsa theksoi se prilli ishte muaji më dominant kur ekonomia ka pësuar shok.

“Numri i saktë do të dalë më 21 maj gjithë papunësia e periudhës mars- prill. Kjo ka të bëjë me listapagesat dhe kontributet. Do të shohim saktë çfarë kemi humbur. Nëse do i referohemi jo bizneseve të mbyllura, por për marsin papunësisë pra largimit nga listpagesat. Papunësia e shtuar ishte 9 mijë vetëm në mars. Prilli është më dominant. Ishte kulmi, shoku ekonomik që shkon nga kërkesa, se është goditur në themel kërkesa, qoftë me faktor të jashtëm dhe të brendshëm dhe këtu shihet prodhuesi duke përfshirë edhe turizmin, kërkesa e brendshme, konsumi apo reflektimi në uljë të importit. Në prill lëvizjet import- eksport janë më domethënëse. Saktësisht do jetë shifra më 21 maj”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Sipas tij, pavarësisht gjurmëve që ka lënë Covid-19, ekonomia do ta rimarrë veten në mënyrë të shpejtë.

“Volumet nuk janë më aq të thella dhe mendoj që ekonomia shqiptare pa marrë për 1 sekondë faktorët ekzogjenë do ketë ringritje shumë më të shpejtë. Ky vit nuk do jetë me rritje plus por do ja dalë Shqipëria me simplicitetit të ekonomisë. Industri bazike që ngrihen shumë shpejt. Pas 2-3 muajsh ku ringritja në punësim do jetë shumë e shpejtë”, nënvizoi ministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Kriza ekonomike/ Civici: Kemi nevojë për një patriotizëm turistik

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, në një intervistë për Ora news, ku ka folur për situatën në të cilën ndodhet vendi, u shpreh se turizmi jep kontributin më të madh në ekonominë shqiptare.

Sipas tij, ndikimi negativ i kësaj periudhe negative në ekonomi do të vazhdojnë të jenë evidente deri në mes të qershorit, ndërsa theksoi  se kemi nevojë për një patriotizëm turistik në këtë periudhë që të ndihmojë turizmin.

Turizmi jep kontributin më të madh në ekonominë shqiptare. Masat ishin ekstreme dhe u respektuan nga qytetarët dhe biznesi. Ky susmesh në këtë kontroll dhe në raport me shpëtimin e njerëzve, vazhdon të japë ndikime të rënda në fushën ekonomike. Ne morën një goditje ekonomike në periudhën e tërmetit, që goditi zonën më të rëndësishme të një sërë shërbimesh ekonomike.

Ndikimi negativ i kësaj periudhe në ekonomi do të vazhdojnë të jenë evidente deri në mes të qershorit. Parashikimet për rritjen ekonomike janë negative deri në -9%. Kjo vjen se ne kemi një ekonomi të brishtë dhe të pastrukturuar. Po ashtu, janë prekur nga kriza sektorët më jetikë të kësaj ekonomie.

LEXO EDHE:  Ahmetaj shpjegon paketën e dytë/ Personat që përfitojnë dhe lehtësirat me pagesën e tatim-fitimit

LEXO EDHE:  Gjiknuri në Indi kërkon investime në naftë dhe gaz

Nuk dihet se si do të jetë sezoni turistikë, nuk dihet se sa mundësi do të kenë turistët e huaj që të futen në republikën e Shqipërisë, gjithashtu ka pikëpyetje se sa do ta kompensojë këtë turizmi nga brenda. Nuk dihet sa do të vendosin që t’i kalojnë pushimet në Shqipëri dhe sa ata do të kenë mundësi. Ne kemi nevojë për një patriotizëm turistik në këtë periudhë që të ndihmojë me aq sa mundemi sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë.” /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Paralajmërimi i BERZH për ekonominë/ Meta: Tregon krizën e thellë, të punohet seriozisht!

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reagar lidhur me paralajmërimet e fundit të BERZH dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Sipas Metës, këto paralajmërime janë jo vetëm shqetësuese në një plan afatshkurtër, por dhe tregojnë krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë.

Meta bën thirrje se duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitetet ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturore duke rishikuar modelin ekonomik.

“Modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifikimin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Ne duhet të punojmë për të shfrytëzuar kapacitetet potenciale të vendit tonë për të rritur prodhimin e energjisë, për të rritur vlerën e burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre, për të rritur prodhimin industrial dhe për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe atë agro-industrial.
Zgjerimi i kapaciteteve portuale, i rrjetit të transportit, si dhe i transmetimit të energjisë është potencialisht një mundësi tjetër për të shfrytëzuar avantazhin tonë gjeografik rajonal”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

E konfirmon BE/ Do të kemi sezon turistik veror

Publikuar

-

Nga

Komisioni Evropian thotë se do të propozojë hapjen graduale të kufijve të BE-së, për t’i dhënë shtytje industrisë së turizmit, e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, Bashkimi Evropian i ka mbyllur kufijtë në muajin mars, përfshirë edhe zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.

“Mesazh i yni është se ne do të kemi sezon turistik këtë verë, qoftë me kufizime apo me masa të sigurisë”, tha komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni, raporton REL.

LEXO EDHE:  Ahmetaj flet për rritjen ekonomike/ Zbardhen shifrat

Gentiloni tha se industria e turizmit në Evropë përballet me një humbje prej 40% të aktivitetit të saj.

Austria dhe Gjermania janë dy vendet e fundit të BE-së që janë pajtuar për heqjen e kufizimeve në udhëtim. Nga e premtja, në vendkalimet e tyre kufitare do të ketë kontrolle, ndërsa nga 15 qershori do të rinisë lëvizja e lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE