Connect with Us

Dhuna me bazë gjinore/ Ambasadoret Kim dhe Hastad ngrejnë zërin: Të parandalohet

Sociale

Dhuna me bazë gjinore/ Ambasadoret Kim dhe Hastad ngrejnë zërin: Të parandalohet

Publikuar

-

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad organizuan sot një forum me 13 organizata që punojnë me çështjet e dhunës me bazë gjinore gjatë kufizimeve të COVID-19,

Ambasada e SHBA bën Tiranë bën me dije se të dyja Kim dhe Hastad diskutuan për ndikimin që ka pasur karantinimi te viktimat e dhunës, meqënëse i janë shtruar edhe më tepër mungesat financiare.

“Të dyja Ambasadoret patën një diskutim shumë të hapur mbi përpjekjet e shtuara të organizatave dhe sfidat e tyre në përgjigje të ndikimit që pandemia ka pasur në viktimat e dhunës me bazë gjinore, nga rreziku më i lartë i dhunës nga pjestarë të familjes, mungesën e mjeteve financiare për shkak të punësimit informal, rrezikun më të lartë të problemeve shëndetësore, deri tek rritja e vështirësive në qasjen ndaj drejtësisë për shkak të masave kufizuese. Në prill, Linja Kombëtare për Gra dhe Vajza mori 975 telefonata raportuese krahasuar me 312 në prill të 2019-ës, dhe 90% e tyre morën shërbime mbështetëse nga organizatat vendore që punojnë me çështjet e dhunës me bazë gjinore”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

LEXO EDHE:  Mesazhi i veçantë i ambasadores Yuri Kim/ “Ju tregoj kuptimin e dy unazave që mbaj në dorë”

Ndërkohë, raportohet se ambasadoret bënë thirrje për nevojshmërinë e një përgjigjeje më gjithëpërfshirëse nga publiku dhe institucionet qeveritare, përfshirë edhe policinë, në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhënien e mbështetjes së nevojshme për viktimat e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Covid-19 shton kostot/ Stomatologët në Durrës paralajmërojnë rritje çmimesh

Publikuar

-

Nga

Stomatologët janë një nga profesionet e prekura nga Covid-19 në vendin tonë. Mjekët stomatologë janë ankuar se qeveria nuk i ka ndihmuar dhe kostot janë rritur më shumë se ishin.

Duke marrë shkas nga kjo, stomatologët në Durrës paralajmërojnë se do rrisin çmimet për çdo shërbim që ofrojnë.

Mjekja stomatologe Eldona Spiri tha në një prononcim për News24 se çmimi mund të rritet nga 500 deri në 1 mijë lekë të reja.

“Stomatologët si profesione të lira nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti. Stomatologët kanë nisur punë pas dy muaj ndërprerje dhe për sigurinë e pacientëve janë shtuar elementë për të shmangur infektimin nga koronavirusi. Edhe urdhri i farmacistëve doli me një peticion në lidhje me një sërë kërkesash për ndihmë nga ana e qeverisë”, deklaroi Spiri.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në kryeministri/ Ambasadorja e SHBA në zyrën e Ramës?

LEXO EDHE:  “Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë”/ Ambasada e SHBA bën thirrjen e fortë

Ajo pretendon se rritja mund të vijë nga kostot e larta të maskave, kostumeve njëpërdorimshe, qeseve për këmbët dhe masave të tjera që duhen marrë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Braçe “zgjohet” tek tregu agro-ushqimor/ Nuk u zhgënjeva! Një pazar tërësisht grabitës 

Publikuar

-

Nga

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar abuzimet me çmimet që bëhet nga tregu agroushqimor në Tiranë.

Braçe me një vëzhgim të bërë nga vetë ai në tregun agroushqimor, tregon se po abuzohet hapur me çmimet dhe se nuk jepet asnjë faturë apo kupon.

Braçe shkruan se dhe kur i pyet për çmimin, e caktojnë atë sipas dëshirës, duke e vendosur aty për aty pa paraqitur asnjë kupon tatimor, asnjë fature dhe duke fituar deri në 20 lekë për kilogram, më shumë se dhe vetë bujku që e prodhon dhe ua shet atyre me një çmim tepër të ulët 20-25 lekë.

“Grabitja e dyfishtë vazhdon! Prej orës 5:30 të këtij mëngjesi, isha në tregun monopol të Tiranës, tregun agroushqimor. Nuk u zhgënjeva! Një pazar tërësisht i paligjshëm, grabitës deri në fund. Në një orë rresht, në çdo cep të tij, në rrugë, kamione, furgone apo magazina, asnjë faturë! Asnjë kase! Asnjë kupon! zero zero! Asnje etikete çmimi! Çmime që vendosen aty për aty, me goje! Dëgjojini vetë. Sa është domatja? Po me 7 thotë ky! Sa është qepa? Me 400! Sa është patatja? Veri dorën dhe caktoje vetë çmimin! Dëgjoni vetë! Pazar banal ku djersa e bujkut në 6-7 muaj për atë produkt shkon dëm e grabitur! Shkova sot në pazarin monopol agroushqimor të Tiranës sepse dje në Divjakë këta u rikthyen tek frikësimi i bujkut dhe dhuna mbi të; kanë grumbulluar nëpër fusha qepën me 20-25 lekë, pataten me 30-35 lekë! Pa faturë, autofaturë siç e quajnë, thjeshtë kanë ngarkuar, paguar atë çmim qesharak e kanë ikur. Një pjesë, me kopilat ndër këta pazarxhinj, kishin prerë fatura fiktive me çmim 40 leke, një xhiro e neveritshme faturash që mbushen fiktivisht me dorë në çdo hallkë sa kohë këtu në Tiranë, pazarin qendror, nuk ka në qarkullim as faturë e as kupon në çdo shitje. Një pjese e tyre u kapën dje, u kontrolluan, u ndëshkuan, por shumica vijuan rrugën.
Sot, tek ky pazari i Tiranes çmimi i qepës ishte 30 lekë, 35 lekë, 40 lekë, 45 lekë në varësi të gojës, kurrë të faturës; jam vetë dëshmitari. pra, nëse bujku në Divjakë nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, këta pazarxhinjtë e Tiranës, thjesht nga Divjaka në ketë treg, fitojnë 5, 10, 15, 20 lekë për kilogram! Shume më tepër se bujku që në më të shumtën e herëve po fiton zero leke!
Kështu edhe për pataten, domaten, specin, karotën etj, super produkte të Divjakës, Lushnjes, Beratit, Fierit. Më shumë krahasoni këto çmime të pazarit monopol të Tiranës me çmimet e po të njëjtave produkte që blini në tregjet e hapura të lagjeve apo dyqanet po aty. Qepa është 60 leke dhe tregtari fiton nga 15 deri 25 leke për kg, patatja është 70/80 leke ne varësi të gojës dhe tregtari fiton nga 30 deri 30 leke për kg, domatja është 110-120 leke dhe tregtari fiton 40 deri 50 leke për kg! E kuptoni çfarë grabitjeje?”, shkruan Braçe./CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë”/ Ambasada e SHBA bën thirrjen e fortë

 

View this post on Instagram

 

Miremengjes! Prej ores 5.30 te ketij mengjesi, isha ne tregun monopol te Tiranes, tregun agroushqimor. Nuk u zhgenjeva! Nje pazar teresisht i paligjshem, grabites deri ne fund. Ne nje ore rresht, ne cdo cep te tij, ne rruge, kamione, furgone apo magazina: ASNJE FATURE! ASNJE KASE! ASNJE KUPON! ZERO ZERO! ASNJE ETIKETE CMIMI! CMIME QE VENDOSEN ATY PER ATY, ME GOJE! Degjojini vete; Sa eshte domatja? Po me 7 thote ky! Sa eshte qepa? Me 400! Sa eshte patatja? Veri doren dhe caktoje vete cmimin! Degjoini vete! Pazar banal ku djersa e bujkut ne 6-7 muaj per ate produkt shkon dem e grabitur! Shikoni; Shkova sot ne Pazarin Monopol Agroushqimor te Tiranes sepse dje ne #Divjake keta u rikthyen tek frikesimi i bujkut dhe dhuna mbi te; Kane grumbulluar neper fusha qepen me 20-25 leke, pataten me 30-35 leke! Pa fature, autofature sic e quajne, thjesht kane ngarkuar, paguar ate cmim qesharak e kane ikur. Nje pjese, me kopilat nder keta pazarxhinj, kishin prere fatura fiktive me cmim 40 leke, nje xhiro e neveritshme faturash qe mbushen fiktivisht me dore ne cdo hallke sa kohe ketu ne Tirane, pazarin qendror, ska ne qarkullim as fature e as kupon ne cdo shitje. Nje pjese e tyre u kapen dje, u kontrolluan, u ndeshkuan, por shumica vijuan rrugen. Sot, tek ky pazari i Tiranes cmimi i qepes ishte 30 leke, 35 leke, 40 leke, 45 leke ne varesi te gojes, kurre te fatures; Jam vete deshmitari. Pra, nese bujku ne Divjake nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, keta pazarxhinjte e Tiranes, thjesht nga Divjaka ne kete treg, fitojne 5, 10, 15, 20 leke per kilogram! SHUME ME TEPER SE BUJKU QE NE ME TE SHUMTEN E HEREVE PO FITON ZERO LEKE! Keshtu edhe per pataten, domaten, specin, karroten etj, super produkte te Divjakes, Lushnjes, Beratit, Fierit. Me shume; Karahasoini keto cmime te pazarit monopol te Tiranes me cmimet e po te njejtave produkte qe blini ne tregjet e hapura te lagjeve apo dyqanet po aty. Qepa eshte 60 leke dhe tregetari fiton nga 15 deri 25 leke per kg, patatja eshte 70/80 leke ne varesi te gojes dhe tregetari fiton nga 30 deri 30 leke per kg, domatja eshte 110-120 leke dhe tregetari fiton 40 deri 50 leke per kg! E kuptoni cfare grabitjeje?

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Lehtësimi i masave kufizuese/ Manastirliu mesazh për qytetarët se si të mbrohen nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

E ndërsa autoritetet kanë filluar lehtësimin e masave kundër koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka drejtuar një mesazh sensibilizimi qytetarëve, sesi të mbrohen nga Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu rikujton disa nga rregullat që duhet të respektojnë të gjithë, që nga qëndrimi sa më shumë brenda, tek puna në shtëpi, apo ruajtja e higjenës dhe shmangia e kontakteve dhe distancimi social.

LEXO EDHE:  “Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë”/ Ambasada e SHBA bën thirrjen e fortë

“Me vijimin e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #Covid-19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!”, shkruan Manastirliu.

LEXO TE PLOTE