LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati gjatë mbledhjes/ Gjiknuri: Negociatorët nuk mund të jenë nën trysninë e deklarimeve politike

13 Maj 2020, 12:00, Politikë CNA
Debati gjatë mbledhjes/ Gjiknuri: Negociatorët nuk mund të

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Bashkëkryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri thotë se gjatë mbledhjes, ekspertët paraqitën një numër propozimesh.

?Të gjitha propozimet për sistemin zgjedhor janë çështje qe prekin Kushtetutën e Shqipërisë.
Kemi marrë opinion nga Këshilli i Europes për çështjet e financimit dhe fushatës zgjedhore, për të lënë në fund ato 2-3 çështje si çështja e administrimit dhe kolegji zgjedhore, për të cilat duhet të gjejmë zgjidhje?, tha Gjiknuri.

Lidhur me debatin mes Vasilit dhe Gjiknurit, ky i fundit u shpreh se nuk mund të perdoren deklaratat politike për të ikur nga tavolina.

? Nuk mund të përdoren deklaratat publike për të ikur nga tavolina.
Negociatorët nuk mund të jenë në trysninë e cdo deklarimi politik.
Ne duhet të mundohemi të gjejmë zgjidhje, kjo është një negociatë që akomodon interest, parimet demokratike?, tha Gjiknuri./CNA.al

Lajmet e fundit nga