LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 shton kostot/ Stomatologët në Durrës paralajmërojnë rritje çmimesh

13 Maj 2020, 13:56, Sociale CNA
Covid-19 shton kostot/ Stomatologët në Durrës

Stomatologët janë një nga profesionet e prekura nga Covid-19 në vendin tonë. Mjekët stomatologë janë ankuar se qeveria nuk i ka ndihmuar dhe kostot janë rritur më shumë se ishin.

Duke marrë shkas nga kjo, stomatologët në Durrës paralajmërojnë se do rrisin çmimet për çdo shërbim që ofrojnë.

Mjekja stomatologe Eldona Spiri tha në një prononcim për News24 se çmimi mund të rritet nga 500 deri në 1 mijë lekë të reja.

“Stomatologët si profesione të lira nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti. Stomatologët kanë nisur punë pas dy muaj ndërprerje dhe për sigurinë e pacientëve janë shtuar elementë për të shmangur infektimin nga koronavirusi. Edhe urdhri i farmacistëve doli me një peticion në lidhje me një sërë kërkesash për ndihmë nga ana e qeverisë”, deklaroi Spiri.

Ajo pretendon se rritja mund të vijë nga kostot e larta të maskave, kostumeve njëpërdorimshe, qeseve për këmbët dhe masave të tjera që duhen marrë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga