Connect with Us

Britania nuk gjen paqe/ Rreth 500 të vdekur në 24 orë

Bota

Britania nuk gjen paqe/ Rreth 500 të vdekur në 24 orë

Publikuar

-

Britania e Madhe ka regjistruar 494 persona viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Tashmë totali i viktimave në Britani shkon në 33.186 jetë të humbura.

Kështu Britania është zyrtarisht vendi i dytë më numrin më të lartë të viktimave, pas SHBA-së.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 3242 persona me Covid-19, me një numër total prej 229.705 të infektuarish.

LEXO EDHE:  Krimi mafioz tek sheshi “Willson”/ Identifikohet viktima

Numri i të shëruarve apo pacientëve në gjendje kritike, ende nuk bëhet me dije, ndërsa raportohet se vendi më i prekur në Britani, është Anglia. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Amerikanët heqin mërzinë dhe ankthet/ Alkooli “fluturon” nga raftet e dyqaneve të pijeve

Publikuar

-

Nga

Biznesi për alkoolin po lulëzon në Shtetet e Bashkuara gjatë pandemisë koronavirus ndërsa amerikanët e bllokuar përpiqen të heqin mërzinë dhe ankthet në shtëpi.

“Njerëzit që zakonisht blinin një shishe verë tani nuk dalin nga dera pa disa shishe, apo edhe një kuti”, thotë Davis Wills, menaxher në UnWined, një dyqan pijesh alkoolike në Aleksandria, Virxhinia, në periferi të Uashingtonit.

Shitjet në dyqanin UnWined, që tani ofron blerjet online dhe dërgesat në shtëpi, janë rritur të paktën 30 përqind gjatë muajve të fundit, pasi klientët vazhdojnë të ndjekin udhëzimet për të qëndruar në shtëpitë e tyre.

“Njerëzit janë të shqetësuar për virusin”, thotë ai, “dhe meqenëse shumë prej tyre punojnë nga shtëpia në këtë zonë, është më e lehtë për ta të kenë një gotë verë më herët gjatë ditës sesa normalisht”.

“Na është dhënë më shumë liri të pimë kur të duam dhe të mos ndihemi fajtorë për këtë”, thotë klientja Sarah Robinett ndërsa po blinte verë.

E pyetur nëse po pin më shumë se zakonisht, një kliente tjetër, Andrea Anderson tha: “Ndoshta pak më shumë”.

Dhe kjo është problem, sipas George Koob, drejtor i Institutit Kombëtar për Abuzimin me Alkoolin dhe Alkoolizmin në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Bethesda të Merilendit. “Megjithëse rreth 70 përqind e amerikanëve pinë,” thotë ai, konsumi i përgjithshëm është rritur ndjeshëm në të gjithë vendin”.

Për shkak se pandemia është duke shkaktuar izolim dhe ankth, Koob thotë se, “individët mund të rrisin konsumin e tyre të alkoolit për të fashitur ndjenjat negative, duke e përdorur atë si një mekanizëm përballimi.” Ai është i shqetësuar se efektet negative të konsumit të alkoolit mund të rriten mes 14.5 milion njerëzve në Shtetet e Bashkuara në një çrregullim të përdorimit të alkoolit.

Julia Chester, profesore në Universitetin Purdue, studion çrregullime të përdorimit të alkoolit. Chester thotë se “pas zbutjes së pandemisë, mund të jetë e vështirë për disa njerëz që të ndalojnë këtë praktikë të pirjes së alkoolit”.

LEXO EDHE:  Kapet 1 kg kokainë e pastër/ Në pranga dy shqiptarë

“Meqenëse alkooli është aq i rrënjosur në kulturën tonë,” thotë ajo, do të jetë e vështirë të mbyllen shpërndarësit dhe institucionet që shërbejnë pije alkoolike”.

Të konsideruara si biznese “thelbësore”, dyqanet e pijeve realizojnë të ardhura të mëdha tatimore që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shumë buxheteve të qeverive lokale. Dyqanet e pijeve në 49 nga 50 shtetet e Amerikës, si dhe kryeqyteti i vendit, kanë mbetur të hapura gjatë pandemisë. Pensilvania mbylli dyqanet e pijeve alkoolike, por kur banorët filluan të udhëtojnë në shtetet pranë për të blerë alkool, autoritetet lejuan shitjen në internet. Të premten, shteti filloi t’i lejojë klientët të bëjnë blerje në disa nga dyqanet.

Disa shtete, si Merilendi po citojnë arsye financiare për të mbajtur të hapura dyqanet e shitjeve me pakicë të pijeve. Një zyrtar tha se vendimi ishte për arsye ekonomike ashtu si edhe lejimi i restoranteve që të shesin alkool përmes porosive dhe shpërndarjes.

Shtetet e tjera, si Dellëuer, thonë se mbajtja e alkoolit në dispozicion është një komponent thelbësor i kujdesit shëndetësor, pasi mbyllja e dyqaneve të pijeve alkoolike mund të ketë një ndikim negativ tek njerëzit që luftojnë me abuzimin e substancave.

Koob pajtohet me këtë ide, duke shtuar se një rritje e papritur e njerëzve që vuajnë nga simptomat e alkoolizimit do të shkaktonte “një sforcim të konsiderueshëm tani në sistemin tonë mjekësor”.

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi kundër normalizimit të pirjes së tepruar, duke vërejtur se “alkooli ul sistemin imunitar, dhe keqpërdorimi mund të bëjë që dikush të jetë më i prekshëm ndaj koronavirusit.”

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të shmangni alkoolin në tërësi pasi “konsumi mund të përkeqësojë dobësinë e shëndetit”. Për njerëzit që mendojnë se alkooli do t’i mbrojë ata nga koronavirusi, organizata ka një mesazh të thjeshtë: Nuk Është e Vërtetë!/VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Maskat në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump e ka shmangur përdorimin e maskës, megjithëse kohët e fundit stafit të Shtëpisë së Bardhë i është kërkuar që t’i verë ato, në përputhje me udhëzimet ekspertëve. Për amerikanët, vendimi për të përdorur ose jo maskën është shndërruar gati në një deklaratë politike në klimën e betejës së re kulturore të koronavirusit.

Duke filluar nga kjo javë, maskat janë të detyrueshme për punonjësit dhe vizitorët e Shtëpisë së Bardhë, pasi më shumë pjesë e stafit u testua pozitivë për koronavirusin, përfshirë Katie Miller, sekretaren e shtypit të nënpresidentit dhe gruaja e këshilltarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller.

Presidenti Donald Trump tha se ishte ai që i bëri maskat të detyrueshme në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse ata janë në një distancë të caktuar nga unë, ose nëse janë në një distancë e caktuar nga njëri-tjetri, nuk kanë pse. Në rastin tim, unë nuk jam afër askujt”.

Trump kurrë nuk ka vënë një maskë në publik, përfshirë edhe gjatë vizitës së tij të fundit në një fabrikë prodhuese të maskave. Kjo është ajo që ai tha muajin e kaluar.

“Mendoj se më duhet një maskë për fytyrën ndërsa përshëndes presidentët, kryeministrat, diktatorët, mbretërit, mbretëreshat – nuk e di. Në një farë mënyre, nuk e shoh për veten”, tha Presidenti.

“Shqetësimi i tij me të vërtetë është për propagandën vizive të asaj se si duket presidenti i Shteteve të Bashkuara të verë një maskë. Mendoj për të, ndoshta sinjalizon dobësi”, thotë Jennifer Mercieca, profesore në universitetin A&M në Teksas.

Në fillim të prillit, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi amerikanët të përdorin maska për fytyrën për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  Keni mbetur në Britani për shkak të koronavirusit?/ Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm

LEXO EDHE:  Keni mbetur në Britani për shkak të koronavirusit?/ Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm

“Kur shumica e njerëzve vënë maskë, kjo zvogëlon transmetimin e viruseve të frymëmarrjes, COVID dhe gripit. Pra, ka një përfitim të dyfishtë. Por vënia e maskës është absolutisht gjëja më e rëndësishme që mund të bësh për të zvogëluar transmetimin”, thotë William Schaffner me qendrën mjekësore të Universitetit Vanderbilt.

Ndryshe nga disa vende të Azisë ku maskat zakonisht vihen për arsye shëndetësore, shumë në Sh.B.A nuk janë mësuar me ato.

Një anketë e fundit tregon se 79% e demokratëve mbajnë maska në publik, krahasuar me 59% të republikanëve … duke sugjeruar se vendimi për vënien e maskës mund të ndikohet nga politika, e njëjta politikë që i shtyn disa amerikanë të mblidhen kundër urdhrave të bllokimit, në protesta që janë mbështetur nga presidenti Trump në Twitter.

I njëjti grup ka më shumë të ngjarë të besojë teoritë e konspiracionit se virusi dhe përpjekja për mospërhapjen e tij është një mashtrim për të rrëzuar Trumpin.

Polarizimi i shëndetit publik është një vazhdim i partiakëzimit që është thelluar në dekadat e fundit, thotë Jennifer Mercieca.

“Njerëzit që janë përgatitur për 20, 30 vjet për ta kuptuar botën si një luftë “ne kundër tyre “, po kërkojnë të dhëna që sinjalizojnë,” Cili është pozicioni i palës sonë kundrejt atij të palës tjetër”. Pra është me të vërtetë për të ardhur keq që, siguria publike është në rrezik për shkak të një axhende partiake”.

Shmangia e maskës nga presidenti Trump është kritikuar, përfshirë edhe nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e cili tha se presidenti duhet të jetë një shembull për amerikanët gjatë kësaj pandemie vdekjeprurëse./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania do të rihapë kufijtë më 15 qershor

Publikuar

-

Nga

Gjermania do të fillojë të lehtësojë kontrollet e saj kufitare me Francën, Zvicrën dhe Austrinë të shtunën, ndwrsa Qeveria shpreson që këto kufij do të jenë plotësisht të hapura deri më 15 qershor.

DW raporton se sipas ministrit të Brendshëm gjerman Horst Seehofer  kontrollet kufitare do të qëndrojnë në vend, por do të ketë vetëm kontrolle të rastësishme.

Për më tepër, të gjitha vendkalimet kufitare midis këtyre vendeve do të rihapen, ndërsa kalimet e pakufizuara midis këtyre vendeve fqinje do të lejohen deri më 15 qershor.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe Kroacia po planifikon të hapë kufijtë e saj për turistët sllovenë brenda ditësh.

LEXO EDHE:  Covid-19 merr 236 jetë njerëzish/ Shkon 213,013 numri të infektuarve në Itali

Ky vend po planifikon gjithashtu të lejojë turistët gjermanë jo më vonë se 15 qershor, tha Ministri i Shëndetësisë, Gari Cappelli.

“Ne presim një rezultat të mirë nga bisedimet me Slloveninë brenda ditëve sepse situatat tona epidemiologjike janë të ngjashme”, wshtw shprehur  Cappelli.

“Sipas kësaj marrëveshje, kur sllovenët kthehen në shtëpi, ata nuk do të duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë”, tha ai, duke shtuar se marrëveshje të ngjashme po negocioheshin me vendet e tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE