LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Bomba" e Takajt: Nuk e zhvillojmë dot kampionatin, do ketë kosto dopio

13 Maj 2020, 12:24, Sport CNA
"Bomba" e Takajt: Nuk e zhvillojmë dot kampionatin, do ketë

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, nuk u shpreh tepër optimist, në lidhje me vendimin e marrë së fundmi, për rifillimin e kampionatit në datën 3 qershor. Në prononcimin pas mbledhjes së organizuar ditën e sotme, në ambientet e FSHF-së, Takaj, deklaroi:

?Ne kemi zbatuar ligjin, që nuk lejohet të stërvitesh, ndërkohë që disa skuadra janë stërvitur, nuk mund të merrem me ekipet kush ka bërë kush ska bërë. Janë specialistët e trajnimit ata që vendosin. Unë isha për datën 7, por u vendos data 3, megjithatë, e rëndësishme është të fillojë futbolli. Kishte nga të gjitha diskutimit. Kjo situatë do rëndojë financiarisht. Masat që janë marrë janë shtesë. Hotelet dhe mjetet e transportit janë me kosto dopio.

Këto duhet t?i paguaj klubi. Verë do jetë, kalendar i ngjeshur, të shikojmë nëse do kemi s?do kemi dëmtime. Do jetë pjesë e riskut. Nuk besoj se e kemi infrastrukturën për të zbatuar 100% masat e vendosura në protokoll. Vetëm ?Air Albania? i plotëson kushtet, asnjë stadium tjetër nuk i plotëson. Tamponet janë gjëra që nuk më takon mua por mjekët. Nëse do t?i bazohemi kushteve të marra në kampionatet e tjera, nuk e zhvillojmë dot kampionatin, ka kontrast të madh, jemi në situata të pabarabarta?, u shpreh Takaj.

Lajmet e fundit nga