LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha vijon takimet me qytetarët/ Vendi zhytet në varfëri, biznesi në kolaps

13 Maj 2020, 08:44, Politikë CNA
Basha vijon takimet me qytetarët/ Vendi zhytet në varfëri,

Kreu i PD, Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët teksa vë theksin tek rënia e ekonomisë shqiptare.
Basha thotë se mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme.

?Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme. Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit?, shkruan Basha.

Më tej ai thekson se ?të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t?i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit?.

?Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe shoë në Facebook.
Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Ndërsa vendi zhytet në varfëri Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij?, përfundon Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga