LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Andi Lila: Kola shpif, por unë nuk do e çoj në gjyq

13 Maj 2020, 08:12, Sport CNA
Andi Lila: Kola shpif, por unë nuk do e çoj në gjyq

Andi Lila i cilëson shpifje pretendimet e Agustin Kolës se për t?u regjistruar te Sindikata e Futbollistëve du het të paguash 250 mijë lekë. Më tej, ai këmbëngul se në asamble duhet të kishte pasur më tepër diskutim rreth problemeve serioze që ka sot futbolli në vendin tonë.

Në intervistën për ?Panorama Sport?, ai i lëshon një tjetër ?SMS? FSHF-së dhe i kujton se në Rumani, të cilën Kombëtarja kuqezi e mundi në Europianin 2016, e drejta televizive e kampionatit shitet 30 milionë euro?

Pse ishit aq kritik pas asamblesë së përgjithshme të FSHF-së?

Sepse e vlerësoj shumë mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të FSHF. Unë nuk mendoj se asambleja, si organi më i lartë statutor i FSHF, është një organizëm formal. Unë nuk di nëse ka një mënyrë më të lartë organizimi se asambleja ku futbolli të qajë hallet e tij, të cilat në këtë periudhë janë edhe më të shumta. Unë mendoj se është asambleja e futbollit vendi ku duhet të diskutojmë për hallet e futbollit dhe mbi të gjitha të propozojmë zgjidhjet për këto halle. A është problem i futbollit ngecja e reformës ekonomike në sport?

A po vuajnë sot klubet shqiptare situatën e vështirë ekonomike, e cila ka ardhur edhe si pasojë e bllokimit të reformës ekonomike? A nuk ishte FSHF dhe Liga të cilat kërkuan që qeveria të ndihmonte financiarisht futbollin? A janë këto klube që për shkak të gjendjes ekonomike që kanë, nuk i paguajnë rregullisht pagat e futbollisteve dhe në këtë situatë, pa asnjë diskutim me futbollistët, vendosën të mos i japin pagat e futbollisteve?! A janë futbollistët të interesuar për zgjidhjen e këtyre problemeve? Sigurisht që po.

Në fund të ditës janë futbollistët që nuk paguhen nga klubet dhe është sindikata që duhet të ngrejë zërin. A nuk duhet që asambleja, si një nga zgjidhjet e këtyre problemeve, të propozojë ndryshimet ligjore që klubet e futbollit të mos jenë në pronësi të bashkive, por të privatizohen? Këtë kërkesë e kanë bërë individualisht edhe presidentë klubesh, por nuk i kanë dëgjuar. Në këtë pikë vendimi i asamblesë do të ketë edhe të gjithë përkrahjen e sindikatës.

A nuk duhet të diskutoheshin në asamble të gjitha problemet që kanë klubet në lidhje me kampionatin, gabimet arbitrare etj., probleme të cilat presidentët i ngrenë në çdo studio sportive. Është më mirë që zgjidhjen e këtyre problemeve ta gjejmë në asamble duke miratuar rregulla sa më të qarta, të cilat do të stimulojnë lojën ?Fair Play?, ku secili ekip në fund të kampionatit të marrë hakun e tij. A duhej që në këtë asamble të përjashtohej Kamza, kur në media po diskutohet prishja e stadiumit të Kamzës? Me këtë vendim, asambleja në mënyrë indirekte ka favorizuar prishjen e stadiumit. A nuk ishin këto probleme për t?u diskutuar në asamble?

Pika kyçe, sipas jush, ishte kontrata kolektive? Çfarë është kjo kontratë saktësisht dhe a prek kjo kontratë interesat e menaxherëve të futbollistëve?

Unë do të vë në dispozicionin tuaj dhe të gjithë mediave të interesuara kontratën kolektive që kemi rënë dakord me FSHF. Më pas secili nga ju të bëjë vlerësimin nëse kjo kontratë kolektive është një domosdoshmëri në futbollin shqiptar. Kontrata kolektive nuk është shpikja jonë, por është një dokument juridik që është në të gjitha ligat e Europës. Ne e vlerësojmë se nënshkrimi i kontratës kolektive mes nesh dhe FSHF-së është një nga hapat pozitivë të reformës në futboll. Kjo kontratë kolektive nuk cenon asnjë menaxher futbolli.

Me kontratën kolektive si dhe projektligjin ?Për statusin e sportistit? që ne do të prezantojmë shumë shpejt, synojmë mbi të gjitha të formalizojmë pagesat e futbollistëve në futboll duke shmangur pagesat e padeklaruara apo kontratat nën tavolinë. Në këtë mënyrë kemi hequr nga duart e politikës armët me të cilat lufton futbollin, duke i thënë se paguhet si biznes fason. Në ditët në vazhdim, nëse do të keni interes, do t?jua shpjegoj në mënyrë të detajuar të gjithë kontratën kolektive si dhe përfitimet që kanë prej saj si klubet e futbollit, ashtu edhe futbollistët.

Agustin Kola thotë se për t?u regjistruar në Sindikatën e Futbollistëve, duhet të paguash 250 mijë lekë. A është e vërtetë dhe cila është shuma që paguhet sipas çdo kategorie për t?u regjistruar aty?

Kjo është një shpifje e pastër, por duke qenë se është thënë nga profesori im, Agustin Kola, sigurisht që nuk do ta ndjek më tej në rrugë gjyqësore. Sipas statutit të sindikatës, të miratuar nga gjykata, regjistrimi në sindikatë është pa PARA. Ndërsa kuotizacioni për anëtarët e sindikatës është 10 000 lekë në vit Kategoria Superiore dhe 5 000 lekë në vit Kategoria e Parë.

Pse mendoni se ju ka kritikuar Agustin Kola?

Nuk e di, nëse mund të quhet kritikë, nëse nuk ka në të as 1% të vërtetë. Mos ndoshta profesorit i ka mbetur hatri për ndeshjen e bamirësisë. Madje, për të qenë plotësisht i sinqertë, për sa e njoh unë profesorin dhe për marrëdhënien që kam me të që nga koha kur ka qenë trajner te Tirana, nuk mendoj se është profesori personi që mund të shkruajë një shpifje.

Çfarë kërkon sindikata nga klubet, sepse ishit shumë kritikë edhe në këtë pjesë?

Sindikata nga FSHF, klubet, media dhe të gjithë faktorët që kanë ndikim në futboll nuk kërkon, por edhe ofron një bashkëpunim të plotë dhe të sinqertë që futbolli të ecë përpara. Nuk them se do të bëhemi si ligat italiane, angleze, gjermane etj., por të paktën si vendet e rajonit, si Rumania, të cilën e mundëm në Europian, po ku e drejta televizive shitet 30 milionë euro.

A është e vërtetë që sindikata përfiton fond 1 milion euro nga anëtarësimi në FIFPRO me kushtin që të jetë nënshkruar edhe kontrata kolektive?

Nuk është aspak e vërtetë. Nëse do të ishte e vërtetë, sindikatën do ta kishin krijuar me kohë dhe kontrata kolektive do të ishte nënshkruar. Nëse kjo është e vërtetë, nuk është çudi të krijohet një sindikatë tjetër me të cilën të nënshkruhet kontrata kolektive.

Cili do të jetë hapi juaj i radhës në këtë situatë?

Kësaj pyetjeje do t?i jap përgjigje pasi të mblidhet kryesia e sindikatës.

Lajmet e fundit nga