LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Xhepat e shqiptarëve janë shkundur”/ Basha: Rama i la pa ndihmë qytetarët dhe bizneset

12 Maj 2020, 08:23, Politikë CNA
“Xhepat e shqiptarëve janë shkundur”/ Basha: Rama i la pa

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se shqetësim serioz mbetet situate ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19.

Sipas Bashës, janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi.

Ndërkohë, kreu i PD thekson se edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Ai akuzon qeverinë Rama që sipas tij, i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve.

?Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat.
Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.
Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare?, shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga