Connect with Us

Voltana Ademi thirrje Ministrisë së Bujqësisë/ Të mbrohet ekonomia nga “grenxa e zezë”

Politikë

Voltana Ademi thirrje Ministrisë së Bujqësisë/ Të mbrohet ekonomia nga “grenxa e zezë”

Publikuar

-

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka drejtuar një thirrje ministrisë së Bujqësisë, që të mbrojë ekonominë pyjore të zonës.

Në kërkesën drejtuar ministrisë, Ademi thekson se për të dytin vit rradhazi, kultura e gështenjës është infektuar nga “grenxa e zezë”.

Sipas Ademit, rreth 1124 hektarë me këtë bimë, ku përfshihen ekonomitë pyjore Lugina e Kirit, Shosh1 , Rosek Drisht, Shalë 1 dhe Shalë 2, janë prekur nga kjo sëmundje.

Po ashtu, ajo thekson se kultura e gështenjës, është kultura kryesore për zonën, përmes të cilës sigurohen të ardhurat për familjet.

“Të nderuar,

Për të dytin vit rradhazi, kultura e gështenjës është infektuar nga “grenxa e zezë”. Rreth 1124 hektarë me këtë bimë, ku përfshihen ekonomitë pyjore Lugina e Kirit, Shosh1 , Rosek Drisht, Shalë 1 dhe Shalë 2, janë prekur nga kjo sëmundje.

Pas sinjalizimeve të marra nga administratorët e njësive administrative, Bashkia e Shkodrës ka sinjalizuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Prefektin e Qarkut Shkodër, ka përcaktuar edhe përfaqësuesit e saj në një grup pune që duhej të ngrihej dhe që faktikisht, nuk është bërë asnjëherë funksional nga dikasteret në qendër dhe drejtoritë rajonale në Shkodër.

LEXO EDHE:  KZAZ në shkolla/ Shpërthen Voltana Ademi: Do informojmë OSBE-në

Kultura e gështenjës, është kultura kryesore për zonën, përmes të cilës sigurohen të ardhurat për familjet. Pavarësisht se shqetësimi ngrihet prej dy vitesh, akoma nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë.

Në emrin e banorëve që administrojnë këto ekonomi pyjore në Luginën e Kirit, në Shosh, Rosek Drisht, në Shalë, i bëjmë apel Ministrisë së Bujqësisë, që të ndërmarrë e masat emergjente për mbrojtjen dhe luftimin e këtij infeksioni të gështenjës. Nuk ka abuzim më të madh se sa moskokëçarja dhe papërgjegjeshmëria për një nevojë tashmë emergjente, kërcënuese për ekonominë e familjeve të Dukagjinit, kërcënuese për ambjentin dhe pyjet në Veri.

Bashkia e Shkodrës është e gatshme të vërë në dispozicion çfarë të kërkohet, vetëm që kjo gjë të zgjidhet me eskpertizën e duhur.

Ky është apeli i fundit. Më pas do t’i drejtohem organeve ligjzbatuese dhe të hetimit.”-thuhet në kërkesën e Ademit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Publikuar

-

Nga

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.

Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.

Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.

LEXO EDHE:  KZAZ në shkolla/ Shpërthen Voltana Ademi: Do informojmë OSBE-në

LEXO EDHE:  Anëtari i KLP "qan" se nuk mori kartolinë për Vitin e ri/ I kërkon llogari Gent Ibrahimit

Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kisha pritshmëri më të lartë për ty”/ Përplasje mes Telitit dhe Xhafajt

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme në “Real Story” ka gjeneruar dsa debate e fërkime të vogla mes shefit të kabinetit të Lulzim Bshës në PD dhe zv.Ministrit Etjen Xhafaj.

Gjatë bisedës në studio në shumë raste Xhafaj ka ndërhyrë për të ndërprerë Telitin dhe e kundërta.

Në një rast u dëgjua Teliti ndërsa i drejtohej Xhafajt: Kisha pritshmëri më të lartë për ty, por më zhgënjeve sot!

Ndërhyrje të Oketës dhe Telitit pati edhe gjatë fjalës së deputetes Ekonomi teksa ajo fliste për punën e qeverisë për rindërtimin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Publikuar

-

Nga

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj kryeministrit Rama, ku tha se ky I fundit ka dërguar sot emisar tek një ish-komandat i UÇK-së që t’i ofrojë tendera dhe para.

Kjo sipas Bashës, për të tërhequr fjalët e mira që ky ish-komandat ka thënë për kryedemorkatin sa I përket çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite.

Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr.

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.

Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”, tha Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE