Connect with Us

Ulja e numrit të rasteve të reja/ Manastirliu: Nga 18 maji mund të mbyllim Sanatoriumin si spital COVID

Sociale

Ulja e numrit të rasteve të reja/ Manastirliu: Nga 18 maji mund të mbyllim Sanatoriumin si spital COVID

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë inspektuar sot depon e barnave në QSUT.

Manastirliu u shpreh se, duke qenë se numri i pacientëve është ulur po mendojnë që nga dita e hënë, datë 18 maj të mbyllin Sanatoriumin si spital COVID dhe të fokusohen vetëm te Infektivi në QSUT.

“Jemi duke menduar për mbylljen e spitalit COVID-2 duke qenë se numri i pacientëve është ulur, por duke u fokusuar në QSUT nga data 18. COVID-3, ish-kurirugjive do të jetë shumë shpejt gati për të përqendruar këtu trajtimin me COVID. Pavarësisht se duket se numri është në ulje, alerti është i madh për të kufizuar infeksionin” tha ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rama i frikësohet një vale të dytë/ Problem kjo puna e hapjes, njerëzit janë relaksuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar kujdes maksimal gjatë periudhës që po bëhet hapja graduale për të shmangur një valë të dytë të mundshme të infeksionit.

Rama theskoi se është shumë problem kjo situata e hapjes sepse sipas tiij, njerëzit kanë filluar të relaksohen

“Ne duhet ta përgatisim se cdo gjë mund të ndodhë edhe duhet të jemi gati, është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan, hë se nuk ka gjë, shumica e kupton se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë. Por rutina dhe zakonet janë të forta, duhet të përgatitemi për eventualitetin e një vale tjetër. Do Zoti mos të na sjellë përpara kësaj sprove por duhet të jemi të përgatitur” tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

18 të dënuar me koronavirus/ Shërohen shumica e të burgosurve, 3 ende aktivë

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me gjendjen e të burgosurve që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë.

Nga 18 të dënuar dhe të paraburgosur që rezultonin pozitiv me COVID-19, vetëm 3 janë aktivë për momentin.

Njëri prej të burgosurve është shtruar në spitalin e burgut pasi ka diabet.
Rasti i parë që u identifikua në burgun 313 ishte një i dënuar italian, i cili më pas infektoi disa të burgosur të tjerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

U shpall “zonë e gjelbërt”/ Infektohet me Covid ekonomistja e Ujësjellësit në Berat

Publikuar

-

Nga

Rikthehet koronavirusi në qytetin e Beratit, i cili u shpall si “zonë e gjelbërt”.

Mësohet se ka rezultuar pozitive me COVID-19 një punonjëse e Ujësjellësit të Beratit.

Ekonomistja e këtij institucioni prej tre ditësh vetëm kishte temperature, asnjë simptomë tjetër.
Aktualisht, punonjësit e Ujësjellësit po i nënshtrohen analizave, për të parë nëse ka të prekur të tjerë mes tyre me Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE