Politikë
“Të përgatitur për valën e dytë të infektimit”/ Rama: Së shpejti masterplani i rimëkëmbjes

Kryeministri Edi Rama vijon të theksojë se virusi është ende mes nesh dhe do vazhdojë të jetë për një kohë të gjatë.
Rama thotë se qeveria është përgatitur për mundësinë e një vale të dytë infektimesh.
“Virusi është mes nesh dhe do te jetë për një kohë të gjate sic thuhet nga të gjithë, botërisht.
Na duhet shumë kujdes, ne jemi të përgatitur edhe për mundësinë e një vale te re infektimesh.
Vazhdojmë punën me strukturat tona të shëndetësisë”, tha Rama.
Më tej ai deklaroi se duhet një shtysë e fortë për rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Jemi duke punuar ditë natë për një plan të përgjithshëm të rimëkëmbjes që bazën e ka në atë që ishte plani së bashku me rindërtimin. Tani kërkon një rishikim të plotë sepse kushtet kanë ndryshuar si rezultat i Covid. Shumë shpejt do të kemi masterplanin e rimëkëmbjes, do ta kalojmë këtë situatë të krijuar si pasojë e koronavirusit”, tha Rama./CNA.al