Connect with Us

Skandali/ Loja e SPAK, i dënuari për sekser kallëzon ish-prokurorë e gjyqtarë

Politikë

Skandali/ Loja e SPAK, i dënuari për sekser kallëzon ish-prokurorë e gjyqtarë

Publikuar

-

Dy ditë më parë u dha lajmi i madh në fundjavë se SPAK kishte filluar të bënte “gjëmen”. Po hetonte gati 20 prokurorë dhe gjyqtarë. Dhe pasi kishte parë kompetencat, disa i kishte shpërndarë në rrethe, në prokuroritë kompetente.

Detyrë që në fakt SPAK ka bërë më shumë në këto kohë, duke u kthyer në një shpërndarës padish, sesa një institucion i vërtetë hetimi.

Por, si ka rrjedhur ngjarja?

Avokati Fran Dashi

Një avokat i dënuar, për një skandal të publikuar në emisionin “Fiks Fare”, ka paditur një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të gjithë Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë dhe listën e emrave të personave që ai ka menduar se i kanë bërë dëm i ka futur në një listë dhe i ka çuar në prokurori.

A mund të quhet sukses i SPAK që një i dënuar për një çështje korrupsioni në gjykata, të çojë gjyqtarët përpara  drejtësisë?

Reforma në Drejtësi do të ketë një fund. Një pjesë e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve pa dyshim që do të hetohen. Shumë çështje kanë për t’u mbyllur, pasi po të lexosh shumë nga raportet e shkarkimit të tyre, janë qesharake.

Pra, thelbi i Reformës sado fort ka goditur aty ku duhej, “sëpata ka prerë” edhe pemë të cilat në fakt nuk duhej t’i godiste. Për shkak se shumë prej njerëzve të drejtësisë të cilët po t’iu shikosh pasuritë, të ardhurat, mungesën e justifikimit të disa gjërave, janë ku e ku me prokurorët e “nderuar” të SPAK që sot nga shqiptarët quhen “prokuroria ASPAK”, pasi nuk bëjnë asgjë.

    Skandali i publikuar ne Fiks Fare

Por, përtej SPAK, emisioni Fiks Fare në nëntor të vitit 2013, ka publikuar me zë dhe figurë të gjithë personat, që merrnin parà dhe premtonin lirimin e një të pandehuri.

Risi, e kalvarit të gjatë dyerve të drejtësisë për drejtësi, ishte dalja në skenë e pagesës prej 6 mijë eurosh, apo 840 mijë lekëve (të reja), e kërkuar nga sekseri Dëfrim Premçi dhe avokati Fran Dashi, në emër të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Këta dy persona premtojnë lirimin e të pandehurit A. Ndoka, i cili kishte bërë rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë. Shuma prej 6 mijë eurosh kërkohet nga këta dy persona, për pesë anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Lartë.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Kosovë/ Kraja: Operacioni tregoi efikasitetin e strukturave tona

Më pas janë zhvilluar seancat gjyqësore, janë bërë arrestime, hetime e kështu me radhë dhe në fund në të gjitha shkallët e drejtësisë, Fran Dashi, avokati që ka dorëzuar dosjen me 19 emra, ka përgatitur me materiale të marra nga mediat, apo materialet e KPA-së dhe KPK-së, i ka çuar këto të fundit në SPAK duke i kallëzuar për çfarë ka menduar ai për një listë me rreth 20 persona.

Në fakt Adriatik Llalla apo Petrit Fusha mund të hetohen për një mijë e një gjëra. Ndoshta sistem8i i drejtësisë aty ka provën e “zjarrit”. Por, t’i hetojë sepse një avokat i dënuar nga ai sistem drejtësie, nga emrat që ai ka paditur, duket se është qartë në një konflikt të pastër interesi.

Pra, paditësi duket të jetë ose lojë e vetë personazheve për të dalë të palarë, ose nga ana tjetër është një “vegël” hakmarrëse në konflikt të pastër interesi që kërkon të bëjë shoë dhe të mbajë emrin e tij në treg.

Në asnjë gjykatë, në asnjë prokurori të botës, në momentin që dikush çon një listë, është vetë një i dënuar dhe është në konflikt të pastër interesi përballë, nuk fillohet çështja.

Prokuroria, pra SPAK ndoshta duhet të fillojë hetimin për të gjithë të shkarkuarit, kështu e ka edhe ligji dhe Reforma në Drejtësi dhe në një moment ajo do të ndodhë e proçedura do të ecë.

Por, të dalë të bëjë reklamë e të tregojë me zhurmë të madhe ja se çfarë po bën ky SPAK, sesa shumë padi ka marrë dhe sa hetime paska filluar, kur në fakt në bazë të ligjit ato duhej t’i fillonte vetë dhe në bazë të ligjit këto kallëzime të bëra nga një person i dënuar, nuk duhej aspak t’i pranonte. Sepse ai është në konflikt interesi dhe është dënuar nga ata që ka kallëzuar.

Është njësoj si një i burgosur me burgim të përjetshëm apo i burgosur si hajdut, të shkojë dhe të kallëzojë pasi ka kryer dënimin, në gjykatë, gjykatësit dhe prokurorët e tij.

Prandaj dhe çështja nuk duket të jetë ajo që u është shfaqur në media, por thjeshtë dhe vetëm flluska e radhës nga SPAK dhe një avokat i dënuar, pikërisht për mënyrën sesi funksionte drejtësia e djeshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Aleanca Rama-Doshi u zyrtarizua me emërimin në Shkodër”/ Alibeaj: Shqiptarët e kanë të qartë lojën e tyre

Publikuar

-

Nga

“Aleanca Rama-Doshi u zyrtarizua me emërimin në Shkodër”/ Alibeaj: Shqiptarët e kanë të qartë lojën e tyre

Serdar Hoxha u emërua ditën e sotme kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit.

Pas këtij vendimi, Enkelejd Alibeaj, deputeti i zgjedhur i PD ka nisur akuzat, duke deklaruar se aleanca Rama-Doshi sapo u zyrtarizua.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Alibeaj theksoi se Hoxha është “krahu i djathtë” i Doshit, ndërsa akuzoi inspektorin e zgjedhur se ka dosje të hapura në prokurori, që lidhet me të shkuarën e tij.

Fjala e plotë e Alibeajt:

Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me një emërim kyç kriminal në Shkodër.

Serdar Hoxha, kandidati për deputet i PSD-së së Tom Doshit u emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit, një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme .

Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion.

Mediat mund t’i kujtojnë shqiptarëve deklaratën e Edi Ramës para zgjedhjeve se nuk do të qeveriste me Tom Doshin. Sot të gjithë e kanë të qartë se kjo ishte pjesë e lojës së pistë të Edi Ramës për të mashtruar publikun dhe partnerët.

Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë.

Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 3 mandatet e blera janë mandate në shërbim të Edi Ramës, janë garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve.

Qytetarët janë të ndërgjegjshëm se Edi Rama dhe Tom Doshi janë një.

Partia Socialdemokrate është vetëm një zgjatim i Edi Ramës për të mbajtur të paprekur aleancën  me Tom Doshin, si dhe kopertura e paktit kriminal Rama-Doshi për masakrën zgjedhore të 25 Prillit.

Emërimi i njerezve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashës nuk i del inati/ Humb me Ramën, sulmon Topallin

Publikuar

-

Nga

Bashës nuk i del inati/ Humbi dhe sulmon Topallin

Sot kryeministri Edi Rama ka bërë takimin e radhës me studentët ekselentë, të cilët kanë dërguar me email në Kryeministri, idetë që duan të zbatojnë në vend.  Një ndër të ftuarat e sotme ishte dhe Sanda Xheleshi, një e re, e cila ka mbaruar studimet në Britaninë e Madhe dhe që tani punon në një projekt në ambasadën britanike në vendin tonë.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Xheleshi kandidoi për deputete mes të rinjëve ekselentë të Lëvizjes për Ndryshim. Por mesa duket Lulzim Bashës nuk po i del inati me ish numrin dy të PD Jozefina Topalli.

Zyra e propagandës së kunatit ka përgatitur një video për të sulmuar jo vetëm kandidaten, por edhe ish drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli.

Kreshnik Çollaku, anëtari i Kryesisë së PD dhe kandidati i zgjedhur i PD ka nxjerrë në faqene  tij të Facebook-ut video të montuar të Xheleshit gjatë fushatës elektorale dhe nga komunikimi i sotëm me Ramën.

Po ashtu, edhe anëtarja e PD dhe deputetja e zgjedhur e kësaj force politike në qarkun e Fierit  Eralda Tase Bano ka nxjerrë të njëjtën video në rrjetin e saj social me mbishkrimin “Mashtimi i rradhës”.

Saimir Korreshi është një tjetër deputet i zgjedhur në këtë qark, që ka vendosur të shpërndajë videon që ka dalë nga zyra e propagandës së Lulit për të sulmuar të rinjët ekselentë.

LEXO EDHE:  Bomba e Fiks Fare/ Filmohet prokurori i korruptuar
LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar do të rezistojë/ Kryemadhi thirrje SPAK: Mbani sytë hapur

Edhe Xhelal Mziu, ish kryebashkiaku i Kamzës që mori mandatin e deputetit në Dibër ka “marrë urdhra” për të shpërndarë në faqen e tij të Facebook-ut këtë video.

Të gjithë këta emra të sipërpërmendur për një mandat deputeti, tashmë janë kthyer në lëpirësa të pështirë të akullores Luli.

Arjan Llanaj, një tjetër anëtar i PD i ka konsideruar të rinjtë ekselentë si persona në shërbim të qeverisë, duke e cilësuar edhe Xheleshin se po merr shpërblimin e rradhës.

Për Lulin po të jesh ekselent e të marrësh oferte nga kryeministri je armik i blerë nga Rama.

Në vend që të qajë hallet e humbjes së turpshme dhe shërbimit që i bëri Ramës apo vjedhjes së votave në PD, Basha sulmon të rinjtë ekselentë  pse marrin oferta nga kryeministri.

Vetëm një si Luli mund ta bëjë këtë. Ndoshta e ka dhe nga xhelozia se Ramën e do vetëm për vete. Video është shpërndarë nga zyra e propagandës së Lulit, zyra më e dështuar mediatike në politikën shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez/ Xhaçka jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë lajmin e mirë për Shqipërinë. Ministrja ka bërë të ditur se Parlamenti Holandez ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Përmes një njoftimi, Xhaçka ka bërë të ditur se Holanda i ka dhënë “Po”-në Shqipërisë për hapjen e negociatave për integrimin e saj në BE, duke shtuar se janë përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

LEXO EDHE:  “Me pranga në duar/ Mynyr Konin çojani SPAK-ut”

LEXO EDHE:  Bomba e Fiks Fare/ Filmohet prokurori i korruptuar

Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës”, shkruan Xhaçka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE