LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 300 rrënjë kanabis në Peqin/ Arrestohen 2 persona, një i tretë në kërkim

12 Maj 2020, 18:27, Kronika CNA
Sekuestrohen 300 rrënjë kanabis në Peqin/ Arrestohen 2 persona,

300 rrënjë kanabis dhe 3 automjete pa targa janë sekuestruar sot në fshatin Pajovë të Peqinit, ndërsa janë arrestuar dhe 2 persona.

Skuadra operacionale e Policisë së Shtetit, ka bërë të mundur arrestimin e 2 personave K. D., 25 vjeç dhe Sh. K. 45 vjeç ndërkohë është shpallur në kërkim edhe M. K., 31 vjeç.

Po ashtu është shpallur dhe një bashkëpuntor i tyre, i identifikuar tashmë, një 31- vjeçar me banim në Vlorë.

?Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 300 kubikë të mbjellë me fidanë kanabis, tre automjete, një sasi lekësh e sende të tjera.

Vihen në pranga dy shtetas dhe një shpallet në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, në zbatim të planit operacional për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e një rasti të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur ??Zgabel i Madh??, në fshatin Pajovë të Njësisë Administrative Pajovë të Bashkisë Peqin, shtetasit:

D., 25 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje? dhe Sh. K. 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Pajovë, Bashkia Peqin.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 300 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis, kubikë me pleh për të kultivuar fara kanabisi, një pajisje me helikë centrifugale me motor me depozitë karburanti në të, çadër si ato ushtarake, një sasi lekësh, tre automjete fuoristrada pa targa, në pronësi të shtetasit Sh. K. dhe pajisje shtëpiake.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet do t?i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Elbasan, për veprën penale ??Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim??.

 

Lajmet e fundit nga