Connect with Us

Pas vendimit kushtetues gjerman/ Kërcënon një luftë e gjykatësve në BE?

Blog

Pas vendimit kushtetues gjerman/ Kërcënon një luftë e gjykatësve në BE?

Publikuar

-

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane për kompetencat e Bankës Qendrore Europiane ka shkaktuar dallgë të forta. Komisioni Europian kërcënon Gjermaninë me procedurë për shkelje marrëveshjesh, Berlini ndodhet në dilemë.

Vendimi nuk është marrë ende, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Europian. Por shërbimi juridik në BE është duke verifikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese Federale në Gjermani për efektet e tij e pas kësaj kolegji në Bruksel do të vendosë, nëse procedura për shkelje të marrëveshjeve të BE është rruga e duhur për të gjetur një zgjidhje për konfliktin. Ky konflikt lindi pasi instanca më e lartë e ligjit në Gjermani, Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe kundërshtoi vendimin e Gjykatës Europiane për blerjen e obligacioneve nga Banka Qendrore Europiane, megjithëse është vartëse e saj.

Fillimisht një shkrepje paralajmëruese

Kjo deklaratë e zëdhënësit do të thotë fillimisht një ulje e toneve pas valës së shokut që shkaktoi vendimi gjerman në Bruksel. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kishte marrë qëndrim për vendimin e marrë në Karlsruhe: do të shohim hapat e tjerë, që përmbajnë edhe “mundësinë e nisjes së një procedure për shkelje të marrëveshjeve”.

Bëhet fjalë për tre parime bazë: Politika financiare e BE ndodhet tërësisht në kompetencat e Bankës Qendrore Europiane, e drejta e BE ka përparësi para së drejtës nacionale, dhe vendimet e Gjykatës Europiane janë detyruese për të gjitha gjykatata kombëtare. Edhe në fund një fjali tjetër parimore: “Fjala e fundit për të drejtën europiane flitet në Luksemburg. Askund tjetër.”

Brüssel | Ursula von der Leyen, Präsidentin der Europäischen Kommission (Reuters/F. Lenoir)Ursula von der Leyen

Gjermanja Ursula von der Leyen ndodhet nën presion për të provuar pavarësinë e saj politike kundrejt vendeve jugore të BE. Ajo gjithmonë shihet me dyshim, se fshehtazi komandohet nga qeveria gjermane. Me qëndrimin e saj të qartë, ajo donte të tregonte, se është “mbrojtëse e marrëveshjeve europiane”.

Pyetja që shtrohet është – ka shkelur Gjykata Kushtetuese gjermane të drejtën e BE me gjykimin e saj të ashpër për një vendim bazë të Gjykatës Europiane të vitit 2018 mbi kompetencat e Bankës Qendore Europiane – duke e cilësuar atë “metodikisht të papranueshëm”? A mundet të zgjidhë problemin një procedurë për shkelje marrëveshjesh?

Kërcënon një luftë e gjykatësve?

Një procedurë për shkelje marrëveshjesh përfundon në Gjykatën Europiane, kur pala ankimuese, në këtë rast qeveria gjermane, nuk arrin të heqë qafe akuzën. Kjo do të çonte në një situatë pak a shumë absurde, që gyjkatësit më të lartë në Luksemburg në fund të vendosin për veten lidhur me vendimin e vitit 2018. Nga ana tjetër qëndrojnë gjykatësit konstitucionalistë gjermanë me gjykimin e tyre, se Gjykata Europiane ka tejkaluar kompetencat e saj, kur i dha një si të thuash leje juridike Bankës Qendrore Europiane me blerjen e obligacioneve.

Gjykata në Luksemburg po fillon të bëhet gati. Pas një heshtjeje disa ditore gjykaka shkroi, se “nuk komentohen vendimet e gjykatave kombëtare”, por pastaj prapë komentoi, edhe pse “vetëm në përgjithësi”. Vendimet si ai në Karlsruhe rrezikojnë unitetin e së drejtës së BE e sigurinë juridike, thuhet më tej. Problemi këtu qëndron, se përparësia që ka e drejta europiane përplaset me kushtetutën e Republikës Federale gjermane. Ose të paktën kështu e shohin konstitucionalistët në Karlsruhe. Deri më tani ky problem u zgjidh, përmes të ashtuquajturit dialog të gjykatësve më të lartë, që debatonin aq gjatë derisa gjendej më në fund një zgjidhje e kënaqshme.

Por pas goditjes nga Karlsruhe grindja kërcënon të kthehet në një luftë të hapur mes gjykatësve të lartë, një skenar i padëshiruar nga ana politike. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki u gëzua për këtë “vendim më të rëndësishmin në historinë e Bashkimit Europian”. Kundër qeverisë së partisë PiS në Poloni janë në vazhdim katër procedura për shkelje të marrëveshjeve të BE.

Qeveria gjermane në dilemë

Për qeverinë gjermane vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte vendimi i gabuar në kohën më të gabuar të mundshme. Nga 1 korriku Gjermania merr përsipër presidencën e radhës në BE e duhet të koordinojë masat për shpëtimin e ekonomisë në BE pas krizës së Coronës. Këtu nuk bën pjesë vetëm një fond i gjerë ndihme, që duhet financuar përmes borxheve, por edhe programi i Bankës Qendrore Europiane për blerjen e mëtejshme të obligacioneve shtetërore për vendet në krizë.

Belgien Brüssel | Symbolbild EU-Verkehrspolitik (picture-alliance/dpa/M. Trumpf)Komisioni Europian

Kancelarja gjermane ndodhet në një pozitë të vështirë. Ajo është nga njëra anë e detyruar të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër ajo nuk do e as nuk mund të verë në pikëpyetje përparësinë e të drejtës europiane, mbi të cilën bazohet siguria juridike e BE. Shpresa e Berlinit mund të jetë vetëm të mënjanojë disi sherrin e hapur. A do ketë në muajt e ardhshëm një pozicionim të Bankës Qendrore Europiane, apo në vend të saj të Bankës Federale ndoshta për të qetësuar shqetësimet e Gjykatës Kushtetuese? Me këtë mund të mënjanohej edhe grindja me Gjykatën Europiane e të kalonte në debat profesional publikimesh zyrtare.

Banka Qendrore Europiane deri më tani ka bërë vetëm të ditur, se nuk lejon urdhra nga Karlsruhe dhe do të vazhdojë blerjen e obligacioneve. Drejtoresha e bankënotave në BQE, Isabel Schnabel ka bërë të ditur në bisedë me “Repubblica”, gazetën italiane, se vetëm Gjykata Europiane mund të flasë për të drejtën e Bankës Qendrore Europiane. Pozicionet në të dyja anët e hendekut juridik janë të qarta. Tani duhet të fillojnë nga puna ekspertët e çaktivizimit të bombave politike./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A po evoluon ende njeriu?/ Çfarë thonë shkencëtarët

Publikuar

-

Nga

Nga Eva Hamrud ”Science Alert”

Si specie, njerëzit kanë populluar thuajse çdo cep të Tokës. Ne kemi zhvilluar teknologji dhe kultura të cilat i kanë dhënë formë botës në të cilën jetojmë. Ideja e “përzgjedhjes natyrore” apo e “mbijetesës së më të fortit” duket se kishte kuptim në kohën e Epokës së Gurit, kur luftonim për një copë mishi. Por a vlen ende sot?

Ne  pyetëm 12 ekspertë, nëse njerëzit janë ende në evoluim apo jo. Konsensusi i tyre është unanimisht ‘po’, megjithatë ata theksojnë se ne mund të kemi idenë e gabuar se çfarë është në të vërtetë evolucioni. Evolucioni, përdoret shpesh si sinonim i frazave “mbijetesa e më të fortit” apo “përzgjedhja natyrore”. Në fakt, nuk janë tamam e njëjta gjë.

“Evolucion” do të thotë thjesht ndryshimi gradual i një popullsie me kalimin e kohës. Dhe “përzgjedhja natyrore”, është një mekanizëm me të cilin mund të ndodhë evolucioni. Paraardhësit tanë të Epokës së Gurit, që ishin vrapues më të shpejtë, shmangnin shtypjen nga mamuthët dhe kishin më shumë të ngjarë të kishin fëmijë.

Kjo është “përzgjedhja natyrore”. Me punët shtesë, popullsia njerëzore u bë më e shpejtë në vrapim. Ky është evolucioni. Ai mund të ndodhë edhe pa përzgjedhje natyrore. Kjo kishte kuptim për njerëzit e Epokës së Gurit, por çfarë ndodh në ditët e sotme?

Ne nuk kemi nevojë t’i shmangim mamuthët, ne kemi ilaçe kur sëmuremi dhe mund të shkojmë në dyqane për të blerë ushqime. Përzgjedhja natyrore, ka nevojë për një “presion përzgjedhjeje” (p.sh mamuthët e rrezikshëm që mund të na shkelin). Por meqë sot ata nuk i kemi më, a do të thotë kjo që ne njerëzit kemi ndaluar së evoluari?

Edhe pa presionin e përzgjedhjes, ekspertët thonë se evolucioni ndodh ende përmes mekanizmave të tjerë. Profesori Stanli Ambroz, antropolog në Universitetin e Ilinoisit,  thotë se “çdo ndryshim në nivelin e gjeneve ose varianteve të tyre, cilësohet me kalimin e kohës evolucion”.



“Variantet mund të jenë funksionalisht ekuivalente, prandaj evolucioni nuk barazohet automatikisht me “përmirësimin”- thotë ai. Ndërsa disa gjene mund të ndikohen nga përzgjedhja natyrore (p.sh gjenet që na ndihmojnë të vrapojmë më shpejt), ndryshime të tjera në ADN-në tonë mund të mos kenë ndonjë efekt të dukshëm tek ne.

Variacionet “neutrale’, mund të përhapen përmes një popullate nga një mekanizëm tjetër i quajtur “zhvendosja gjenetike”. Dhe kjo funksionon rastësisht:disa individë mund të jenë të pafat dhe të vdesin për arsye që s’kanë asnjë lidhje me gjenet e tyre. Variacionet e tyre unike të gjeneve nuk do të kalojnë tek brezi tjetër, dhe në këtë mënyrë popullata do të ndryshojë.
Zhvendosja gjenetike nuk ka nevojë për ndonjë presion të përzgjedhjes, dhe ajo po ndodh edhe sot. Si të gjithë gjitarët, edhe njerëzit humbin aftësinë për të tretur qumështin kur ndërpresin ushqimin nga gjiri i nënës. Kjo pasi ne ndalojmë së prodhuari një enzimë të quajtur laktozë.

LEXO EDHE:  Dhunoi barbarisht 3-vjeçarin/ Gjykata dënon me 2 vite burg Anjeza Shabanin

LEXO EDHE:  A po e humbet Evropa Perëndimore kontrollin e saj mbi koronavirusin?

Në disa vende, popullata ka fituar një “qëndrueshmëri të laktozës”, gjë që do të thotë se njerëzit e prodhojnë laktozën gjatë gjithë jetës së tyre. Në vendet evropiane, kemi një variacion specifik të gjenit që është përgjegjës për këtë dhe që quhet 13910*T. Duke studiuar këtë variacion specifik tek mostrat moderne dhe antike të ADN-së, studiuesit sugjerojnë se ai u bë e zakonshëm kur njerëzit nisën t’i zbusin dhe mjelin kafshët.

Ky është një shembull i përzgjedhjes natyrore, ku ne në fakt jemi bërë vetë objekt i presionit të përzgjedhjes, pra filluam të pimë qumësht, pandaj evoluam për ta tretur atë! Një shembull tjetër i njerëzve që i nënshtrohen përzgjedhjes natyrore, për t’iu përshtatur një stili jetese janë njerëzit e komunitetit Bajau, të cilët tradicionalisht jetojnë në barka në formën e shtëpive në ujërat e Azisë Juglindore, dhe e kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre duke u zhytur për të gjuajtur peshk ose për të mbledhur butakë.

Imazhe me ultratinguj, kanë zbuluar se njerëzit Bajau kanë shpretka më të mëdha se sa fqinjët e tyre, një përshtatje që u ka dhënë mundësi të qëndrojnë më gjatë nën ujë. Gjithmonë ekzistojnë presione të përzgjedhjes rreth nesh, madje edhe ato që ne i krijojmë vetë.

Dr.Benxhamin Hant nga Universiteti i Birmingamit thotë: “Ndryshimet tona teknologjike dhe kulturore e kanë ndryshuar forcën dhe përbërjen e presioneve të përzgjedhjes brenda mjedisit tonë, por ende ekzistojnë presione të tilla”.

Pra, evolucioni mund të ndodhë edhe me mekanizma të ndryshëm si përzgjedhja natyrore dhe zhvendosja gjenetike. Ndërsa mjedisi ynë është gjithmonë në ndryshim, përzgjedhja natyrore po ndodh gjithnjë. Edhe nëse mjedisi ynë do të ishte “i duhuri” për ne, ne gjithsesi do të evoluonim! Njerëzit janë ende në zhvillim, dhe kjo nuk ka gjasa të ndryshojë në të ardhmen./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Alienë, porta për në botën e nëndheshme/ Kush janë teoritë kryesore konspirative rreth Antarktidës

Publikuar

-

Nga

Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën e njerëzve. Qëkur marinarët e pikasën në fillim të shekullit XIX, dhe nga zbulimi i saj zyrtar në vitin 1821, toka e akullt ka nxitur kërkimet shkencore nga disa vende. Por kontinenti i Antarktidës, është objekt i një morie teorish konspiracionit që e cilësojnë atë si bazë të fshehtë të civilizimeve aliene, si një portë për në botën e nëndheshme etj.

Alienë dhe UFO

“Gjuetari” i UFO-ve Skot Uoring beson se ka zbuluar një anije kozmike aliene të varrosur nën akullin e Antarktidës. Por nëse mendoni se ai ka shkuar vetë atje, e keni gabim. Ai, si  shumë teoricienë të tjerë të konspiracionit, preferojnë t`a analizojnë peizazhin e Antarktidës vetëm përmes pamjeve të marra nga Google Earth. Një tjetër studiues (gjithashtu duke përdorur Google Earth), pretendon se ka zbuluar një alien të lashtë 4 metra të gjatë të ngrirë nën sipërfaqen e Antarktidës.

Ndodhet hyrja për në botën e nëndheshme

Ekzistenca e një bote të nëndheshme është propozuar për herë të parë në shekullin XVII nga Edmond Hallej, por që më vonë u përgënjeshtruar nga çdo ekspert i gjeologjisë. Trillimi më fantastik gjendet në romanin “Udhëtim në qendër të Tokës” nga Zhyl Vern, sipas të cilit brendia e Tokës përbëhet nga seksione të ndryshme ku mund të jetohet.

Të gjitha versionet e teorisë propozojnë një diell miniaturë në qendër të Tokës. Por shumë teoricienë të konspiracionit, besojnë se në Antarktidë ka hyrje të shumta drejt botës së nëndheshme. Si provë citojnë një ditar të humbur të ish-oficerit të marinës, Riçard Bird.

Ditari jep detaje mbi takimin e pretenduar të Bird me një civilizim të përparuar nën kontinentin e Antarktidës (më saktësisht nën polin e jugut). Sipas këtij “ditari”, Bird u urdhërua të heshte për gjërat që kishte parë gjatë kohës së kaluar në kontinentin e ngrirë.

Muri i Akullit, si pengesë për të mos zbuluar kontinentet e tjerë që ekzistojnë në Tokë

Shoqata “Flat Earth”, ka anëtarë në gjithë botën. Ajo po organizon një ekspeditë në atë që ata e quajnë “Muri i Akullit”. Duke mos e besuar se Toka është e rrumbullakët, ata besojnë se në fakt ajo është e rrafshët. Dhe anëtarët e kësaj shoqate besojnë se Antarktida nuk është reale, dhe se në fakt ajo është vetëm një mur i madh akulli, që synon t’i pengojë shkencëtarët por edhe të tjerët që të mos eksplorojnë përtej kontinenteve që janë në dispozicionin tonë. Ndërkohë të tjerë pretendojnë se Antarktida është një qendër e madhe e aviacionit.

LEXO EDHE:  Fakti/ Erjon Braçe merret i pandehur për drogë

LEXO EDHE:  U arrestua për korrupsion/ Zbardhet vendimi gjyqësor për dekanin

Iluminati po i fsheh UFO-t në Antarktidë



Teoricienët e konspiracionit, besojnë se arsyeja pse shkencat e zakonshme i diskretitojnë teoritë mbi alienët, UFO-t dhe botën e nëndheshme nën Antarktidë, është se Iluminati po i  mban të fshehura nga njerëzit e zakonshëm. Teoricieni Klif Hajg beson se ndryshimi i klimës dhe një ndryshim i polit magnetik, do të sjellë zbulimin e provave të këtij komploti.

Antarktida është në fakt Atlantida e lashtë

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë së Antarktida është në fakt Atlantida, dhe se kontinenti u zhvendos aty ky është aktualisht mbi 2.000 vjet më parë. Ata thonë se qyteti mitik ishte në fakt një qendër e shkencës dhe teknologjisë së përparuar (disa sugjerojnë se ai drejtohej nga alienët), dhe se ai u fundos në oqean pas një kataklizme të madhe.

Piramidat e Antarktidës

Shumë “gjuetarë” të UFO-ve dhe anomalive, kanë analizuar në detaje imazhet nga Google Earth, duke pretenduar se kanë zbuluar se malet e Antarktidës janë në fakt piramida të mëdha. Ata madje pretendojnë se ekzistojnë video të marinsave amerikanë që i eksplorojnë këto piramida. Piramidat duken shumë të ngjashme me ato të Egjiptit. Por shkencëtarët thonë se bëhet fjalë për formacione natyrore të tokës.

Zhvendosja e poleve magnetike

Teoricienët e konspiracionit, mendojnë se apokalipsi është shumë pranë, dhe se polet mund të zhvendosen që nesër. Ata pretendojnë se shenjë janë anomalitë në polin jugor dhe atë verior. Pas zhdukjes së fushës magnetike, ne do të ekspozohemi ndaj rrezeve të dëmshme kozmike, korja e Tokës do të lëngëzohet, dhe planeti ynë nuk do të jetë më kurrë i njëjtë. Por mos u shqetësoni, shkencëtarët nuk mendojnë se një ndryshim i poleve magnetike do të ndodhë së shpejti. I fundit ka ndodhur të paktën 780.000 vjet më parë, por ka pak prova që sugjerojnë se ndryshimi i radhës është tani.

Qendër e bazave sekrete naziste

Sipas kësaj teorie, ndërsa eksploronin Antarktikun, gjermanët zbuluan shpella dhe liqene të mëdha nëntokësore, ku do të ndërtoheshin qytete të mëdha ku do të jetonit ata dhe të tjerët shumë kohë pasi të mbaronte lufta. Më pas ata do të vazhdonin të krijonin teknologji të pabesueshme, dhe do të vendosnin kontakte me të huajt. Nazistët do të mësonin prej tyre se si ta përdorin atë teknologji.

Në fakt, ekspedita e dërguar në Antarktidë në kohën e nazistëve ishte shumë e vogël, dhe synonte vetëm të zgjeronte industrinë e nxjerrjes së vajit të balenave./ Toptenz-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Vala e dytë e Covid-19, ja ku gaboi Evropa

Publikuar

-

Nga

Vala e dytë e Covid-19, ja ku gaboi Evropa

 Nga Emma Reynolds “CNN”

Pasi shtypi me sukses valën e parë të infeksioneve dhe vdekjeve të mëdha në numër, Evropa gjendet tani në mesin e një vale të dytë të koronavirus, pikërisht teksa po i drejtohet dimrit. Kjo ka ngritur me të drejtë pyetjen se çfarë shkoi kaq.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), numri ditor i rasteve në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, arriti javën e shkuar shifrën rekord prej më shumë se 45.000 raste. Për këtë arsye, kufizime të reja po rivendosen në vendet që ishin hapur tashmë.

Udhëheqësit evropianë kanë shprehur publikisht frikën e tyre mbi presionin që mund të bjerë mbi spitalet gjatë muajve të ardhshëm, dhe mbi perspektivën e afërt të bllokimeve të reja kombëtare. Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Evropë ka qenë i qëndrueshëm për 72 ditë, edhe pse Bullgaria, Kroacia, Malta, Rumania dhe Spanja, po përjetojnë aktualisht një numër në rritje të viktimave.

Dhe ka disa prirje që mund të shpjegojnë përkeqësimin e situatës. Rritja vjen menjëherë pas përfundimit të sezonit të pushimeve verore, teksa punëtorët rikthehen në qendrat e qyteteve ndërsa fëmijët në shkollë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka sugjeruar që kjo rritje mund të jetë pjesërisht për shkak të lehtësimit të masave por dhe njerëzve që nuk janë më aq vigjilentë.

Dhe shifrat tregojnë se të rinjtë po sjellin valën e dytë të koronavirusit në Evropë. Pavarësisht numrit në rritje të rasteve dhe vdekjeve në Evropë, kontinenti është më mirë nëse krahasohet me Shtetet e Bashkuara. Evropa ka raportuar gjithsej 4.4 milionë raste dhe 217.278 të vdekur në një popullsi të përgjithshme prej 750 milionë banorësh.

Ndërsa SHBA-ja ka raportuar 6.7 milionë raste dhe 198.000 vdekje në një popullsi prej vetëm 330 milionë banorësh.

Kryeministri britanik Boris Johnson u tha të premten gazetarëve se Britania e Madhe “po përjeton tani një valë të dytë”, duke shtuar se kjo gjë ishte “e pashmangshme”. “Unë nuk dua të shkoj drejt një bllokimi të dytë kombëtar. Dhe mënyra e vetme për ta shmangur këtë është që njerëzit të respektojnë masat mbrojtëse”- theksoi ai.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Hankok, tha të dielën se vendi ishte “në një pikë kthese” pas një rritjeje të re të rasteve kur Britania regjistroi vetëm të shtunën 4.422 raste të reja, shifra më e lartë që nga fillimi i majit. Protestuesit kundër masave kufizuese u përleshën me policinë të shtunën në Sheshin Trafalgar të Londrës.



Tridhjetë e dy njerëz u arrestuan për sulme ndaj policisë. Britania e Madhe njoftoi të dielën se nga 28 shtatori kushdo që rezulton pozitiv me koronavirus apo gjurmohet si një kontakt i ngushtë i një rasti do t’i kërkohet të vetë-izolohet, në të kundërt do të përballet me gjobë nga 1 deri në 10 mijë paund për shkelësit përsëritës.

Britania ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, me më shumë se 40.000, dhe javës që shkoi u miratuan kufizime të reja në lidhje me tubimet shoqërore në të gjithë Anglinë. Xhonson po përballet me një reagim në rritje edhe nga mbështetësit e tij në shtypin e krahut të djathtë, që po vë në pikëpyetje planin e qeverisë.

LEXO EDHE:  Aferat e CEZ/ Prokuroria thërret ish-ministrin e PD-së

LEXO EDHE:  Nga Tatim-Taksat, Prokuroria dhe Gjykata/ Në Elbasan "punët" mbarohen në kafene

Por kufizime të reja u njoftuan gjithashtu të premten e shkuar në Madrid, që përbën afërsisht një të tretën e të gjitha rasteve të reja në Spanjë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spanjë pati 12.183 raste të reja vetëm më 11 shtator, ndërsa ky vend ka numrin më të lartë të rasteve në Evropë me më shumë se 600.000, dhe më shumë se 30.000 viktima.

Franca regjistroi 13.215 raste të reja me Covid-19 të premten, shifra më e lartë që nga muaji prill. Edhe shtrimet në spital janë shtuar, me 3.626 pacientë të rinj vetëm gjatë një jave. Në një qytet të madh francez, spitalet nuk ishin më të lira, dhe nuk kishte më asnjë shtrat bosh në pavionet e reparteve të ndihmës intensive.

Republika Çeke raportoi një shifër ditore rekord prej 3.130 rastesh të premten, teksa maskat u bënë sërish të detyrueshme në shkolla, në një kohë që Holanda raportoi 1.977 raste brenda një dite. Kryeministri holandez Mark Rute tha në një konferencë për mediat se numri i infeksioneve ditore të vendit ishte dyfishuar në pak më shumë se një javë.

Restorantet, kafenetë dhe baret në 6 rajone holandeze po përballen nga e djela me kufizime të reja. Italia regjistroi të premten numrin më të lartë që nga muaji maj me 1.907 raste ditore. Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge paralajmëroi “nivele alarmante të transmetimit” dhe një “situatë shumë serioze” në rajon, duke shtuar se rastet javore i kanë  tejkaluar ato të raportuara gjatë pikut të marsit.

Ndërsa ka një rritje të rasteve tek grupmoshat më të vjetra – ato të moshës 50 deri 79 vjeç – në javën e parë të shtatorit, tha Kluge, përqindja më e madhe e rasteve të reja, është ende midis 25-49 vjeç. Në fund të muajit gusht, Kluge tha se rritja graduale e rasteve në Evropë, mund të shpjegohet pjesërisht nga “relaksimi i masave sociale”.

Në disa vende, rastet po rriten shumë shpejt në qytetet me popullsi të dendur, ku njerëzit po kthehen në zyra, shkolla dhe vende publike, pasi masat u lehtësuan pas kulmit të pandemisë në pranverë. Ashtu si Spanja, dhe Austria ka përjetuar një kulm të ri të madh në kryeqytetin e saj Vjenë.

Por gjithsesi Evropa mund të ngushëllohet nga përvoja e shkuar. Profesori Mark Uollhauz, epidemiolog në Universitetin e Edinburgut, në Skoci tha për CNN në fillim të këtij muaji se karantina që u vendos në fillim nuk ishte për të zgjidhur problemin për në Evropë ose kudo tjetër; por thjesht po e shtynte atë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE