LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parkon si gangster/ Policia gjobë ish-ministrit

12 Maj 2020, 16:27, Politikë CNA
Parkon si gangster/ Policia gjobë ish-ministrit

Shpeshherë kemi parë që politikanët apo personazhet publike nuk respektojnë rregullat dhe përfitojnë nga pushteti që kanë.

Ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, ai i cili ka bërë sot një veprim në kundërshtim të plotë me ligjin rreth orës 13: 50.

Noka ka parkuar si gangster para Teatrit Kombëtar automjetin e tij “BMW” duke sfiduar kështu edhe autoritetet.

Policia nuk ka ngurruar ta ndëshkojë Nokën, i cili pavarësisht se ka qenë ministër dhe i di shumë mirë ligjet ka bërë të fortin.

Policia bashkiake e ka pikasur menjëherë automjetin e parkuar gabim dhe e ka gjobitur demokratin me 1 mijë lekë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga