LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një çadër 50 euro?/ Qeveria “braktis” qytetarët: S’bëjmë dot gjë, e vendos tregu

12 Maj 2020, 18:45, Politikë CNA
Një çadër 50 euro?/ Qeveria “braktis”

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një intervistë për Fax neës ka folur për mënyrën se si mund të bëhet turizmit këtë sezon veror.

Klosi tha se distanca mes shezlongeve do të jenë 2.5-3.5 metra, ndërsa për tarifat do të merret vetë pushteti lokal.

?Sa i përket distancave që ne kërkojmë, është një kërkesë e Organizatës Botërore të Turizmit, pak a shumë në të njëjtat distanca janë edhe tani në hotelet shqiptare, 2.5 ? 3.5 metra larg nga njëri-tjetrit shezlonget, pra nuk është se kërkohet ndonjë sforco e madhe, por edhe ai biznes duhet futur kontroll pasi térmeti dhe pándemia na penguan në bërjen e ligjit të ri të bregdetit, por në bazë të ligjit ekzistues, plazhet kontrollohen nga bashkitë që vendosin dhe tarifat.

Për tarifat nuk mund të jetë shteti negociator, janë vendimmarrje të pushtetit lokal, çdo bashki ka tarifat e saj. Është në pikëpyetje nëse do të ketë hapje të sezonit në raport me pándeminë. Nuk mund të fillojmë promovim për një pikëpytje të madhe që është kur do të hapen kufijtë dhe nëse do të kemi më shumë fluturime individuale apo të organizuara?, tha Klosi.

Sa i përket abúzimeve me çmimet, ku këtë fundjavë është raportuar se një çadër kushtonte 50 euro, Klosi tha se shteti nuk mund të bëjë asgjë për këtë dhe duhet të jemi realistë në këtë diskutim pasi flasim për një biznes më të góditur dhe numër më të ulët të klientëve dhe të ofertës./CNA.al

Lajmet e fundit nga