LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më tremb ky veprim”/ Pipero tregon ku po gabojnë qytetarët

12 Maj 2020, 19:27, Lifestyle CNA
“Më tremb ky veprim”/ Pipero tregon ku po gabojnë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur për situatën nga pandemia në vend më kohën kur qytetarët pothuajse i janë rikthyer normalitetit.

Pipero tha se koha e virulencës së virusit është ulur, por qytetarët po gabojnë në zbatimin e disa masave.

Sipas tij, shoqërimi në grupe, apo grumbullime më shumë se 3 persona bëhen të rrezikshme.

?E vetmja gjë që më tremb është që ndalojnë nga 3-4 veta dhe bëjnë biseda. Kanë shumë kohë pa u takuar, ndalin përshëndeten dhe e harrojnë distancën.Sepse virusi mund të transmetohet përmes spërklave , e kemi thënë shumë herë këtë.

Edhe virulenca e virusit ka rënë. Nese dje na duhej 5 minuta ekspozim, tani duhet kohë më e gjatë për transmetimin e virusit, gjithsesi virusi egziston dhe duhet të ruajmë distance.

Edhe nëse lejohet tranporti publik duhet të vendoset medoemos maskë. Masat lehtësuese janë të domozdoshme tani, më mirë të dalim?, tha Pipero./CNA.al

Lajmet e fundit nga