Connect with Us

Mbetet i ulët numri i rasteve të reja/ 4 të infektuar me Covid në 24 orë

Shëndeti

Mbetet i ulët numri i rasteve të reja/ 4 të infektuar me Covid në 24 orë

Publikuar

-

Infektohet me Covid-19, punonjësi i OSHEE-së në Korçë

Vijon të mbetet i ulët numri i rasteve të reja të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 4 raste të reja të prekur nga Covid-19 në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, katër rastet e reja janë përkatësisht 2 në Krujë, një në Tiranë dhe një në Berat.

“Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat.

Të shëruar janë 28 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë. 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike. Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Sa kohë pas infeksionit vazhdon njeriu të jetë imun?

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (12 Maj 2020)

Testime totale 11332

Testime molekulare 10802

Testime serologjike 530

Raste pozitive 876

Raste të shëruara 682

Raste Aktive 163

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 70

Krujë 51

Shkodër 16

Kamëz 12

Fier 5

Kurbin 3

Elbasan 2

Mirditë 1

Berat 1

Durrës 1

Korçë 1

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid-19/ Aktiviteti fizik dhe lëvizja parandalojnë rrjedhën e rëndë të sëmundjes

Publikuar

-

Nga

Një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.

Sipas një studimi të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, për të cilin studiuesit ekzaminuan rastet e pothuajse 50,000 pacientëve të infektuarve me korona në SHBA, një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin.

15 përqind e pacientëve të ekzaminuar thanë se kishin 0 deri në 10 minuta aktivitet fizik në javë, rreth 80 përqind kishin një lloj aktiviteti nga 11 deri në 149 minuta në javë, dhe 7 përqind thanë se kishin një aktivitet fizik prej më shumë se 150 minuta në javë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që të paktën dy vjet para infektimit kanë pasur pak aktivitet fizik, kanë 73 përqind më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital apo për trajnim në pavionet e reanimancionit dhe 32 përqind më shumë rrezik që të vdesin prej Covid-19, sesa pacientët fizikisht aktivë.

LEXO EDHE:  Prej një jave asnjë viktimë/ Ky është shteti që po triumfon ndaj Covid

LEXO EDHE:  Pipero flet për të infektuarit me COVID-19/ "Shifra reale mund të jetë më shumë se 1500"

Madje sipas studimit mungesa e lëvizjes përbën një rrezik dukshëm më të lartë për rrjedhën e sëmundjes sesa, për shembull, pirja e duhanit, mbipesha ose tensioni i lartë./VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Publikuar

-

Nga

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur e sigurt se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E pyetur për procesin e vaksinimit nëse PS humbet zgjedhjet, Manastirliu kundërshtoi panelistët dhe tha në Rtsh se ata kanë planifikuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

“Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet dhe ne do të mbajmë të gjitha premtimet që kemi dhënë. Jemi me ritme shumë të shpejta dhe të larta të vaksinimit të popullatës. Tani do merremi me operatorët turistiëk për të pasur një sezon turistik pa kufizime.

PS do të fitojë dhe kemi siguruar gjithçka që procesi i vaksinimit të vijojë ashtu siç është planifikuar. Njerëzit janë të bindur dhe nuk duan të rikthehen më pas në kohë, ata duan të ecin përpara. Unë jam shumë pranë qytetarëve dhe ne duam të vijojmë vaksinimin, rindërtimin”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Alimehmeti tregon sa zgjat imuniteti ndaj virusit

Publikuar

-

Nga

“Do të shpëtojmë shumë jetë”/ Alimehmeti publikon studimin dhe ndan lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti bazuar në një studimi të publikuar në revistën prestigjoze  “Nature” ka sqaruar se imuniteti ndaj Covid-19 zgjat me vite dhe dekata.

“Përgjigja imunitare e trupit përfshinë jo vetëm IGM dhe IGG , përsfhinë përgjigjen qelizore dhe ato të kujtesës që qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Studime të shumta na e tregon dhe një studim i veçantë na e tregon ato të Sars-Cov1 të cilët janë testuar 17 vite më pas dhe vazhdojnë reagojnë ndaj këtij virusi,” thotë ai.

Ai shtoi, se në shkallë globale shumë pak persona vdesin nga riinfektimi me virusin.

 “Riinfektimet edhe ose ndodhin kanë tendencën të jenë të lehta. Në shkallë globale numri i vdekjeve nga riinfektimi është një numër pothuajse inekzistent.

Tendenca është që imuniteti të zgjasë shumë, jo që të evitojë hyrjen e virusit në trup, por forma e shfaqjes të jetë e butë,” thekson epidemiologu .

LEXO EDHE:  Studimi/ Imuniteti ndaj Covid-19 mund të humbasë brenda disa muajve

LEXO EDHE:  Prej një jave asnjë viktimë/ Ky është shteti që po triumfon ndaj Covid

Më tej, në një intervistë për AbcNews ai theksoi se nëse ke 6 muaj që e ke kaluar Covid-19 nuk ke nevojë për vaksinë.

“Dimë që me sëmundje të tjera virale kush e ka kaluar nuk ka nevojë për një vaksinë. Me këto sëmundje specifike dimë që po thuhet se 6 muajt e parë nuk është e nevojshme dhe ndoshta mund të ketë nevojë për një dozë të vetme pas 6 muajsh,” thotë ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE