LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbante hapur lokalin/ E pëson keq pronarja në Durrës

12 Maj 2020, 09:56, Kronika CNA
Mbante hapur lokalin/ E pëson keq pronarja në Durrës

Pronarja e një lokali në Durrës e ka pësuar keq, pas një kontrolli që policia bëri në zonën ku ajo kishte biznesin.

Policia e Durresit bëri sot me dije se ka proceduar në gjëndje të lirë shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Durrës, administratoren e nje lokali, qe mbante lokalin hapur në kundërshtim me Aktin Normativ dhe ushtronte aktivitetin pa licencë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Durrës.
Kjo shtetase mbante hapur lokalin ?Bar Kafe? në administrim të saj, në kundërshtim me Aktin Normativ, në lagjen nr. 17, Durrës dhe ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse./CNA.al

Lajmet e fundit nga