LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironizon Klodian Tomorri: Rama ka të drejtë, në Shqipëri s'ka oligarkë

12 Maj 2020, 19:59, Politikë CNA
Ironizon Klodian Tomorri: Rama ka të drejtë, në Shqipëri

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në Shqipëri nuk ka oligarkë.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri shkruan me tone ironike se Rama ka të drejtë, pasi njëri nga këto që quhet oligark shkon ta takojë kreun e qeverisë me rroba të vjetra për t’i marrë një tender.

Gazetari thotë se faktikisht ne kemi vetëm një monark që ndan tenderat dhe oligarkët i cilëson ata si peshq të vegjël në krahasim me Ramën.

Kur Rama flet të vërtetën. Kryeministri ka të drejtë kur thotë se Shqipëria nuk ka oligarkë. Të paktën në këtë pikë, flet të vërtetën. Njëri nga këta, që i përmendet shpesh emri si një nga oligarkët më të mëdhenj në Shqipëri, sa herë shkon të takojë Ramën vishet me rroba të vjetra. Nuk është i çmendur që e bën. Përkundrazi. E ka taktikë. Vishet ashtu që Ramës t?i vijë gjynah dhe t?i japë ndonjë tender ose ndonjë favor. Kjo histori tregon shumë për oligarkinë në Shqipëri.

Faktikisht ne nuk kemi oligarkë, por kemi një monogark. Ose monark, quajeni si të doni. Monarku jep tenderat, ndan koncesionet. Firma e monarkut prish rregullat e tregut, jep lejet e ndërtimit. Ligjet e monarkut privatizojnë fitimet, shpërndajnë asetet publike e kështu me radhë. Pa atë firmën dhe pa ato ligjet, oligarkët bëhen thjesht ca peshq të vegjël, nga ata që përpëliten se i ka nxjerrë dallga në zall”, shkruan ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga