LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT-Vesa Luma feston ditëlindjen/ Merr urimin më romantik nga mbreti i saj

12 Maj 2020, 10:04, Lifestyle CNA
FOTOT-Vesa Luma feston ditëlindjen/ Merr urimin më romantik nga mbreti

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Vesa Luma dhe Biga Basta prej vitesh jetojnë në Zelandën e Re ku dhe kanë krijuar jetën e tyre. Ditën e sotme këngëtarja feston sot 34 vjetorin e saj të lindjes dhe nuk kishte si të mungonte një urim kaq romantik sa i baskëshortit të saj Big Basta.

Reperi ka publikuar një foto të Vesës dhe krahas saj shkruan: ?Sot eshte ditelindja e zemres sime Vesa Luma.. Nuk harrohen momentet qe kemi kaluar dhe po kalojme bashke, ato premtimet e bukura ne netet e gjata nen driten e henes qe pasqyronte ne fytyren tende. U dashurova me ty qe ne momentin e pare dhe cdo dite e me shume me shtohet dashuria.

Te falenderoj per gjithcka qe je dhe per qe je kaq perfekte, nje nene e shkelqyer, grua dhe shoqe e pazevendesueshme! Te uroj ti gezosh dhe 1000 ditelindje te tjera me emer dhe 100 tjera me jete! Te dua!?

Nga lumturia dhe dashuria e madhe Vesa Luma e ka falenderuar publikisht bashkëshortin e saj duke e quajtur “Mbreti im”.

?Jeta ime është e përmbushur kur kam mbretin tim afër! Të dua shumë jetë!?- shkruan Vesa Luma.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga