LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dvorani/ Yuri Kim nuk konsideron opinion e OPDAT dhe EURALIUS: KLGJ të ngrihet me këmbët e veta

12 Maj 2020, 18:12, Politikë CNA
Dvorani/ Yuri Kim nuk konsideron opinion e OPDAT dhe EURALIUS: KLGJ të

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka folur për çështjen e nxehtë të kreut të KED-së Ardian Dvoranit, me të cilin pati edhe një takim muajin e kaluar.

Kim tha se gjykatat duhet të ndjekin ligjin dhe të mos lejojnë asnjë faktor të jashtëm të ndërhyjë në asnjë vendimmarrje.

“Mendoj se gjykatat duhet të shfrytëzojnë të gjitha burimet që kanë në dispozicion, përfshi këshillat teknike, por në fund duhet të ndjekin ligjin dhe duhet të jenë në gjendje të tregojnë se janë të aftë të marrin vendime mbi një bazë që demonstron pavarësi dhe integritet. Ata nuk duhet të lejojnë asnjë faktor të jashtëm që të ndërhyjë në procesin vendimmarrës. Sigurisht, siç e thashë më parë, cilido është i lirë të shprehë mendimin e vet; unë mund ta shpreh, ti mund ta shprehësh, cilido mundet. Por në fund të ditës, vlera e një gjykate në këtë kuadër të reformës në drejtësi është që ato të funksionojnë me pavarësi dhe integritet”, u shpreh ajo në Euronews Albania.

Më tej, ambasadorja theksoi se është përgjegjësia e KLGJ që të marrë një vendim, pavarësisht opinionit të OPDAT apo EURALIUS.

“Është koha për t?u ngritur në lartësinë e detyrës. Të ngrihen në këmbët e tyre. T?i tregoni popullit shqiptar se mund të funksiononi. Është koha”, nënvizoi Yuri Kim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga