Connect with Us

Dita ndërkombëtare e infermierëve/ Manastirliu publikon foto gjatë shërbimit te Infektivi

Sociale

Dita ndërkombëtare e infermierëve/ Manastirliu publikon foto gjatë shërbimit te Infektivi

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë ka shprehur mirënjohje dhe falenderimet për infermierët në ditën e tyre ndërkombëtare.

Manastirliu ka publikuar foto gjatë shërbimit të infermierëve te Infektivi.

“Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.
Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit.
👩🏻⚕️👨⚕️ Infemierët ❤️ e sistemit tonë shëndetësor!”, shkruan Manastirliu./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Shkëndije Mujaj "hot" edhe në darkë

 

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

COVID-19 mbylli kufijtë/ Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët, kategoritë që përfitojnë

Publikuar

-

Nga

Greqia ka vendosur që të shtyjë automatikisht lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor 2020, duke marrë shkas nga situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit.

Ky vendim u mor nga ministria e Emigracionit.
Konkretisht, kategoritë e përfshira në shtyrjen automatike të afatit të vlefshmërisë janë si në vijim:

1-Lejet e qëndrimit lëshuar me zbatimin e ligjit 4251/2014 dhe dekretin presidencial 106/2007 që skadonin nga 1 dhjetor 2019 deri në 11 mars 2020 dhe nuk u mundësua aplikimi për rinovim nga disponuesi, si dhe lejet e qëndrimit të të njëjtës kategori që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020, rinovohen automatikisht deri në 31 dhjetor 2020.

2-Vërtetimet e dorëzimit të kërkesës sipas neneve 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014 dhe vërtetimet speciale të qëndrimit në Greqi të nenit 25 të ligjit 4251/2014 të cilat skadonin deri në 11 mars e që rinovimi i tyre ishte i mundur sipas kritereve të parashikuara, si dhe vërtetimet e këtyre kategorive që skadojnë nga 12 mars deri në 30 qershor 2020, lejohet të rinovohen deri në 31 dhjetor 2020.

LEXO EDHE:  Manastirliu në spitalin Infektiv, qetëson qytetarët/ Nuk ka asnjë rast me coronavirus në Shqipëri

LEXO EDHE:  Foto/ Shkrumbohet nga flakët në mes të rrugës automjeti në Tiranë

3. Për periudhën kohore nga data e skadimit të titujve të lejeve të qëndrimit të paragrafëve të mësipërm 1 dhe 2 deri në datën e aplikimit për rinovim konsiderohen automatikisht të vlefshme, pa asnjë detyrim lëshimi të një akti apo dokumenti ekstra ligjor vërtetues. Vlefshmëria e lejeve të reja të qëndrimit që do të miratohen për kategoritë e parashikuara në dy paragrafët e mësipërme (1, 2) fillon një ditë pas skadimit të afatit të mëparshëm.
4.Shtetasit e vendeve të treta, të cilët detyrohen gjatë afatit 12 mars-15 maj 2020 të aplikojnë për leje fillestare qëndrimi ose dëshmi qëndrimi të ligjshëm varur nga Vizë hyrje në territorin grek, sipas dispozitave të ligjit 4251/2014 dhe dekretit presidencial 106/2007, lejohen të dorëzojnë kërkesën përkatëse jo më vonë se 20 shtator 2020./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kërkojnë “pagën e luftës”/ 250 punonjës fasonerie në protestë

Publikuar

-

Nga

Punonjësit e një fasonerie të prodhimit të këpucëve në Vlorë, kanë dalë sot në një protestë, duke kërkuar që të marrin “pagën e luftës”.

Mësohet se në protestë janë rreth 250 punonjës të fasonerisë, të cilët thonë se nuk kanë përfituar nga paga e luftës pasi figurojnë ende të pashkëputur nga sigurimet.

Ndërkohë gjatë tre muajve kanë marr vetëm 1/3 e pagës, si pagesë mujore.

LEXO EDHE:  Shkëndije Mujaj “hot” edhe në darkë

Punonjësit thonë për Abc News se kërkojnë ndërhyrjen nga ana e shtetit pasi për to është e pamundur të mbijetojnë

“Na kanë thënë që nuk ju takon paga e luftës. Kemi 2 vite e gjysmë që punojmë këtu. Pronari na tha nuk ju takon paga e luftës. Ne do vazhdojmë protestën”, shprehet një punonjëse.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Bëhuni gati për reshje, ja sa do jenë temperaturat

Publikuar

-

Nga

Për ditën e sotme, moti pritet të shoqërohet me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore dhe lokalisht atë qendrore të vendit deri në orët e mesditës.

Reshje të dobëta priten në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa lokalisht të dobëta në qarqet Tiranë, Kukës dhe Dibër. Në qarqet e tjera nuk priten reshje.

LEXO EDHE:  Pasi e mohuan lidhjen/ Butrinti dhe Kiara postojnë foton e parë bashkë dhe “çmendën” fansat

LEXO EDHE:  Foto/ Shkrumbohet nga flakët në mes të rrugës automjeti në Tiranë

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 16/ 24°C

Në vendet e ulëta: 13 / 27°C

Në vendet malore: 11 / 23 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por përsëri do të ketë forcime të përkohshme të erës, sidomos në bregdet.

LEXO TE PLOTE