LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja e Teatrit Kombëtar/ Budina: T'i çirret maska Veliajt, është ilegjitim

12 Maj 2020, 15:19, Sociale CNA
Çështja e Teatrit Kombëtar/ Budina: T'i çirret

Aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina, ka folur lidhur me vendimin për t’ja kaluar Bashkisë së Tiranës Teatrin Kombëtar.

Budina hodhi akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, për të cilin kërkoi që njerëzit të dalin dhe t’i çjerrin maskën.

Ai e cilësoi Veliajn ilegjitim, ndërsa pretendon se artistët e kanë fituar “luftën” me bashkinë pë çështjen e Teatrit.

?Europa i pushkatoi, i detyroi të kthehen pas. Ne nuk ndjehemi fare të rrezikuar. Në luftë e sipër kuptuam se nuk na mjaftonin mjetet kulturore. Pa mjete politike nuk mund të bënim gjë. Jemi Aleanca për Teatrin, por duhet bërë Aleanca për të drejtën. Ne na mungon Aleanca për të drejtën. Këtu njerëzit bëhen palë me të keqen. Presidenca ia ka thënë. Ligji Special nuk ka rënë pasi nuk ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Veliaj që na akuzonte se bëjmë gjithollogun, bëri edhe gjithollogun, edhe lulishtollogun.

Lufta bëhet me perceptimin publik për të justifikuar që ka të drejtë. Profesionistët e fushës duhet të dalin e t’i çjerrin maskën pushtetit. Ky njeri nuk është kryetar bashkie pasi presidenti nuk i njohu zgjedhjet lokale. Ky është ilegjitim dhe përdor pandeminë për interesin e tij. Ne që këtu i kemi rrëzuar. Ky bie direkt me nenin tre të Kushtetutës”, deklaroi artisti në Syri Tv./ CNA.al

Lajmet e fundit nga