LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Bomba" e Gjicit: Kampionati s'do jetë më i ndershëm, stërvitjet të fillojnë për dy ditë ose...

12 Maj 2020, 08:30, Sport CNA
"Bomba" e Gjicit: Kampionati s'do jetë më i

Nëse stërvitja nuk nis për 2-3 ditë, Safet Gjici bën thirrje që kampionati të mbyllet këtu. Edhe pse është titulli në lojë, presidenti i Kukësit mendon se çdo vonesë tashmë do të rëndojë mbi klubet dhe lojtarët.

Në një prononcim të dhënë enkas për ?Panorama Sport?, numri një i klubit ngre si shqetësim edhe çështjen e karantinimit 14-ditor për ata lojtarët që kanë mbetur jashtë kufijve, ndërsa nuk ngurron që të komentojë edhe skemën. Ai del kundër Ardjan Takajt dhe Ilir Dajës, ndërsa hapur thotë që nuk mund të merret për bazë çdo ide që vjen nga kampi i Skënderbeut.

ASAMBLEJA DHE KAMPIONATI

Nuk ka qenë i pranishëm në asamble, ndaj nuk ka informacionin e duhur për atë që është diskutuar në mbledhjen e zhvilluar ?online? nga FSHF-ja. E megjithatë, kjo nuk e pengon që të ngejë shqetësimin e tij për ekipin që financon. ?U zhvillua asambleja e jashtëzakonshme, e megjithatë do të informohem fiks nga drejtuesit e klubit për atë çfarë është thënë apo diskutuar. Sa i përket rifillimit ose jo të sezonit, unë jam i mendimit që nëse stërvitja vonohet më shumë se dy-tri ditë, më mirë kampionati të mos nisë fare. Nuk ka më kohë fizike që lojtarët të bëhen gati për të luajtur nëse shtyrjet vazhdojnë.

Nëse do bëjmë një bilanc kohor, ka më shumë se dy muaj që lojtarët rrinë nëpër shtëpitë e tyre e pa u stërvitur, ndaj më e pakta që duhet t?u ofrohet është një minifazë përgatitore që të jenë gati për rinisjen. Nëse ndodh kjo, të paktën do të kenë mundësinë që të fitojnë kondicion fizik në masën mbi 50-60 për qind. E nëse do zgjatet nisja e kampionatit ose të paktën nisja e stërvitjes, kjo do ishte e pamundur.

Së pari do rrezikonim dëmtime serioze për lojtarët dhe së dyti nuk do pasqyrohej gara siç duhej. Pra, kampionati nuk do jetë i ndershëm, pasi lojtarët nuk janë në kushtet më të mira fizike, psikologjike dhe kohore. Temperaturat janë një shkak tjetër i rëndësishëm, pa harruar intensitetin e ndeshjeve. Si do të mund të mbyllet kampionati para 2 gushtit, nëse stërvitja do mund të nis me datë 14, 18 apo më vonë? Pra unë gjykoj që kampionati më mirë të mos luhet, sesa të vonohet kaq shumë. Kjo prish projektet tona për Kupat e Europës?, u shpreh fillimisht numri një i nënkampionëve në fuqi të vendit.

Lajmet e fundit nga