Connect with Us

Basha zbret në terren me maskë/ “Ramavirusi e ka gërryer ekonominë”

Politikë

Basha zbret në terren me maskë/ “Ramavirusi e ka gërryer ekonominë”

Publikuar

-

Kryetari i opozitës ka zbritur vetë në terren i pajisur me maskë dhe ka takuar bizneset e vogla që kanë hapur dyqanet.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar foto nga takimi dhe ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama, të cilin e quan Ramavirus, ka gërryer ekonominë.

“Për 7 vjet me radhë, Ramavirusi e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Coronavirusi vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë. Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve”, shkruan kreu i Republikës së Re./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mohoje deri në frymën e fundit!”/ Shano i përvishet Ramës për oligarkët

Publikuar

-

Nga

Analisti Dritan Shanoka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili gjatë një video-konference me gazetarët sot tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë dhe se ai personalisht nuk kishte njohur ndonjë të tillë.

“Mohoje, mohoje, mohoje deri në frymën e fundit!

Nëse Rama ka thënë se në Shqipëri nuk ka oligarkë, atëhere patjetër që ka; ata janë të pasuruar nga buxheti i shtetit, tenderat, konçesionet, PPP-të; bizneset e këtyre oligarkëve mbrohen dhe garantohen me me ligje të posaçme ad hominem – një ligj i tillë u miratua vetëm përpara 1 jave me 83 vota; dhe në shumicën e rasteve tregjet ku oligarkët operojnë janë monopole, dhe në rastin më të pafavorshëm për ta, kartele.

“Forca” e oligarkëve në Shqipëri ka sjellë që edhe politika, edhe kur nuk është, të perceptohet si kartel politik; kjo ka sjellë humbjen e shpresës së shqiptarëve, pasi vetë braktisja e vendit tregon se ata besojnë se politika shqiptare është një roza-rozina e të njëjtëve 3-4 personazhe, dhe të njëjtave premtime.

LEXO EDHE:  Largimi nga jeta i ish-kryeministrit të Kosovës/ Rama: La pas një kujtim të mirë

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Rama tregon si u bind KE për dhënien e rekomandimit

E shkruajta “forca” sepse oligarkët nuk kanë forcë. Ata kanë frikë; e dinë që i kanë rënë njerëzve në qafë; ca prej tyre rrethohen nga bodigardë. Ajo që shihet si forcë e tyre është e barabartë me mungesën e vullnetit politik për të zbatuar ligjin dhe garantuar rregulla loje të barabarta në treg për të gjithë shqiptarët.

Në Shqipëri ka oligarkë! Është e vërtetë që ti mund t’i biesh mohit për ekzistencën e oligarkëve deri në frymën tënde të fundit. Mbetet të shihet nëse ka gjëkundi ndonjë vullnet politik për ta shpërthyer koalicionin e tyre në favor të qytetarëve të thjeshtë. Këtë vullnet politik mund ta realizojnë njerëz që nuk janë të lidhur me njëmijë fije me oligarkët.

Deri kur të ndodhë kjo, mohit tënd shqiptarët i përgjigjen si Galileo: e megjithatë oligarkët i kemi para syve, me duart në xhepat tonë. Na kanë rrëmbyer çdo mundësi. Prandaj ikim…”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një çadër 50 euro?/ Qeveria “braktis” qytetarët: S’bëjmë dot gjë, e vendos tregu

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një intervistë për Fax neës ka folur për mënyrën se si mund të bëhet turizmit këtë sezon veror.

Klosi tha se distanca mes shezlongeve do të jenë 2.5-3.5 metra, ndërsa për tarifat do të merret vetë pushteti lokal.

“Sa i përket distancave që ne kërkojmë, është një kërkesë e Organizatës Botërore të Turizmit, pak a shumë në të njëjtat distanca janë edhe tani në hotelet shqiptare, 2.5 – 3.5 metra larg nga njëri-tjetrit shezlonget, pra nuk është se kërkohet ndonjë sforco e madhe, por edhe ai biznes duhet futur kontroll pasi térmeti dhe pándemia na penguan në bërjen e ligjit të ri të bregdetit, por në bazë të ligjit ekzistues, plazhet kontrollohen nga bashkitë që vendosin dhe tarifat.

LEXO EDHE:  Dritan Shano kundër Bashës: Digjni mandatet, nuk vazhdohet me marrëveshjen e 18 majit

LEXO EDHE:  Rama dhe ERTV bojkotojnë Fatmir Xhafajn

Për tarifat nuk mund të jetë shteti negociator, janë vendimmarrje të pushtetit lokal, çdo bashki ka tarifat e saj. Është në pikëpyetje nëse do të ketë hapje të sezonit në raport me pándeminë. Nuk mund të fillojmë promovim për një pikëpytje të madhe që është kur do të hapen kufijtë dhe nëse do të kemi më shumë fluturime individuale apo të organizuara”, tha Klosi.

Sa i përket abúzimeve me çmimet, ku këtë fundjavë është raportuar se një çadër kushtonte 50 euro, Klosi tha se shteti nuk mund të bëjë asgjë për këtë dhe duhet të jemi realistë në këtë diskutim pasi flasim për një biznes më të góditur dhe numër më të ulët të klientëve dhe të ofertës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim i përgjigjet skeptikëve të Reformës në Drejtësi/ “Disa nuk e duan, do i kushtoj gjithçka”

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i është përgjigjur mbrëmjen e sotme kritikëve që mendojnë se Reforma në Drejtësi e mbështetur nga BE dhe SHBA, është defektoze dhe ka probleme.

Ndonëse disa persona fajësojnë ndërkombëtarët për këtë reformë, ambasadorja vazhdon t’i qëndrojë idesë se duhet çuar përpara.

“Do të thosha se diçka si reforma në drejtësi është jashtëzakonisht e vështirë. Është e ndërlikuar dhe është e papërsosur, por nga sa shoh, elementët bazë janë aty dhe varet nga aktorët që të fillojnë ta zbatojnë atë vërtet”, u shpreh ajo në Euronews Albania.

Më tej, Kim u pyet nëse ajo që kemi bërë deri më sot për Reformën në Drejtësi është më e mira, ndërsa u përgjigj se përsosmëria është e pamundundur të arrihet.

Ambasadorja tha se ka shumë persona që nuk e duan këtë reformë, por theksoi personalisht se do t’i kushtojë gjithçka.

LEXO EDHE:  Largimi nga jeta i ish-kryeministrit të Kosovës/ Rama: La pas një kujtim të mirë

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Rama tregon si u bind KE për dhënien e rekomandimit

“Ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet. Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitetesh. Por ajo që mund të them është se do të bëj përpjekjet e mia më të mira; kushdo rreth meje do të bëjë më të mirën dhe tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet”, nënvizoi Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE