LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen 91 persona të lidhur me Cosa Nostrën/ Pasuria që u sekuestrua

12 Maj 2020, 08:31, Kosova & Bota CNA
Arrestohen 91 persona të lidhur me Cosa Nostrën/ Pasuria që u

Një operacion i madh është finalizuar ditën e sotme nga policia italiane dhe Antimafia, ku janë vënë në pranga 91 persona, të lidhur me Cosa Nostrën.

Mediat italiane raportojnë se në kuadër të operacionit të koduar ?Mani in Pasta?, u sekuestrua një pasuri me vlerë totale prej 15 milionë euro.

Operacioni u zhvillua në rajonet italiane në Sicili, Lombardi, Piemonte, Liguria, Veneto, Emilia Romagna, Toscana, Marche e Campania, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Në operacion morën pjesë 500 forca policore, që kishin me vete edhe qentë antidrogë, e po ashtu përdornin edhe mjetet ajrore.

Prokuroria e Palermos ka informuar se më vonë do të bëjë të ditura detajet e super operacionit.

Lajmet e fundit nga