Connect with Us

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim anashkalon televizionet kombëtare

Politikë

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim anashkalon televizionet kombëtare

Publikuar

-

Sot në mbrëmje ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka bërë daljen e parë televizive që pas ardhjes së saj si ambasadore në Tiranë.

Zonja Kim ka zgjedhur që të anashkalojë televizionet kombëtare. TVSH-ja, Top  Channel apo Tv Klan, por edhe News24 apo VizionPlus,  nuk kanë qenë televizionet ku është shfaqur për herë të parë ambasadorja, por ka zgjedhur të jetë në një televizion të ri, në Euronews Albania.

Një nga brandet më të fuqishme europiane mediatike ka qenë studioja e parë televizive ku ka shkelur për të dhënë një intervistë live ambasadorja e SHBA-ve.

Ndoshta audienca e ulët e TVSH-së, e një televizioni publik që nuk duket të jetë avangard dhe i fortë në treg, apo pa folur pastaj për inceneratorët dhe ortakëritë që vijnë nga qeveria dhe përfundojnë në Top Channel, ndoshta janë ato që e kanë ndalur ambasadoren dhe kanë bërë që të jetë prezente në një televizion të ri nga i cili pritet mjaft.

Ambasadorja ka shprehur edhe pakënaqësitë e saj të forta gjatë intervistës ndaj politikanëve dhe ka mbështetur Reformën në Drejtësi duke thënë shqiptarët duhet të presin më./ CNA.al

Ambasadorja e SHBA e pakënaqur nga politikanët/ “Reforma në Drejtësi kërkon punë, duhet vullnet”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Militanti i PD-së tronditi Elbasanin/ Patozi: Deklarata e Metës ishte e tmerrshme

Publikuar

-

Nga

“Basha i marrë peng nga qeveria”/ Patozi: Presidenti i acaruar, LSI po humb terren

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Elbasan të Pjerin Xhuvanit.

Patozi i ftuar në “Report Tv” tha se në ngjarje kaq të rënda qëndrimi i një presidenti duhet të ishte i qartë dhe i prerë dhe jo të ta trajtonte ashtu si bëri.

“Meta bën mirë të mos dalë kur ka ngjarje të tilla, se deklarata e tij ishte e tmerrshme, Meta mbajti 2 orë një konferencë shtypi për banderolën në Fier, dhe ishte i hakërruar. Ishte një shqiptar që humbi jetën që i përkiste njërës palë, Meta s’mund ta trajtonte që s’kishte qejf të fliste, por duhet të mbante një qëndrim të qartë dhe të prerë. Mos të bëjë deklarata të tilla se nuk dëmton vetëm presidentin e republikës si Institucion“, u shpreh Patozi.

Ndër të tjera kordinatori I Bindjes Demokratike shtoi se kjo ndodh vetëm midis dy partive kryesore sepse kokat e këtyre partive janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet politike.

LEXO EDHE:  Pas kthimit nga zyra e SPAK-ut/ Yuri Kim takim me Bashën dhe Kryemadhin

LEXO EDHE:  Yuri Kim i përgjigjet skeptikëve të Reformës në Drejtësi/ "Disa nuk e duan, do i kushtoj gjithçka"

“Pse ndodh vetëm mes PD dhe PS sepse, kokat e nxehta të këtyre partive janë gati të bëjnë gjëmën që të arrijnë qëllimet politike”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për marrëdhënien me Partinë Demokratike me të cilën ajo ka firmosur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Ne kemi qenë për taksën e sheshtë 10 % dhe Partia Demokratike ishte për 9% dhe u dakordësuam për numrin 9. Ndërkohë që për të gjitha këto 5 prioritete, për të cilat ne i kemi quajtur të qarta që janë 5 prioritete të panegociueshme, normalisht që janë të realizueshme dhe nuk kanë asnjë lloj përplasjeje me angazhimet e Partisë Demokratike. Ashtu sikurse, edhe në marrëveshjen e 1 marsit që ne kemi firmosur me Partinë Demokratike, janë edhe 13 pika të tjera, për të cilat ne jemi angazhuar bashkarisht politikisht të dy kryetarët e partive në emër të forcave politike që ne përfaqësojmë”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me akuzat ndaj njëri-tjetrit, duke rikujtuar ato të vitit 2017 dhe kalimin në bashkëpunim ajo tha:

Akuzat e mia për zotin Basha vazhdojnë të jenë përsa i përket marrëveshjes së 2017-s dhe e dimë, ne jemi koshient që, në qoftë se LSI e solli Edi Ramën në 2013-n në pushtet me idenë që ishte koha e tij, sepse në fund të fundit ishte kryetari i Partisë Socialiste dhe i takonte Partisë Socialiste të drejtonte në atë kohë, në 2017-n ishte zoti Basha që e mbajti zotin Rama kryeministër, kështu që, qoftë LSI-ja apo qoftë PD-ja me djegien e mandateve i vunë vizën një lloj bashkëpunimi politik, që në shumicën e rasteve bashkëpunimi politik edhe për shkak të kulturës evropiane apo edhe të kulturës së politikës ndërkombëtare në vendet e zhvilluara, bashkëpunimi politik është një domosdoshmëri e cila e çon zhvillimin përpara.

Por, në Shqipëri, gjithmonë, bashkëpunimi midis forcave politike apo edhe e stabilitetit politik që mua me thënë të drejtën më ka krijuar pak skepticizëm kur ne flasim për stabilitet politik. Kam kuptuar që në tranzicion stabiliteti politik nuk është stabilitet politik./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  Politika nuk i bindet ultimatumit të ndërkombëtarëve/ 2020 mbyllet pa finalizimin e Gjykatës Kushtetuese

LEXO EDHE:  Pas kthimit nga zyra e SPAK-ut/ Yuri Kim takim me Bashën dhe Kryemadhin

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku takon themelues të PD/ “Të gjithë janë bërë bashkë për ndryshimin”

Publikuar

-

Nga

Kandidatja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim  në Qytetin Studenti me themelues të Partisë Demokratike, studentë të Dhjetorit 1990, intelektualë dhe  pedagogë. Një bashkim i të gjithë brezave në Partinë Demokratike, e konsideroi Tabaku në frymën e ndryshimit që po vjen për vendin.

“Unë dua që ta kemi në formë bashkëbisedimi dhe më shumë t’u dëgjoj sesa të flasim ne, më shumë t’u dëgjoj edhe për pas 25. Unë mund të marr vetëm një angazhim nga ana ime dhe një obligim dhe një detyrim nga ana ime. Mbështetja që ne mund t’i japim arsimit në përgjithësi së pari dhe së dyti intelektualëve në veçanti”, u shpreh Tabaku.

Kandidatja e PD-së u shpreh se pas 25 Prillit nuk do të ndodhë asgjë tjetër përsa I përket pandemisë, vaksinimit por vetëm do të ikë kryeministri Edi Rama.

“Thonë që nuk do vazhdojë vaksinimi, do hiqen nga puna, nuk do jenë më nesër në administratë publike, presione nga më të ndryshmet që ndoshta unë nuk i kisha konceptuar kurrë që mund t’i bënte dhe një administratë publike, në një nivel që ka kaluar përtej çdo limiti që ka përdorur çdo forcë politike që ka qenë në pushtet. Pandemia na ndihmoi që të kemi një komunikim miqësor me njerëzit, pra i flasim, bashkëbisedojmë në sy, i sigurojmë që këtu do jemi, pas 25 prillit nuk do ndodhë asgjë e keqe, thjesht do ikë Edi Rama.

Po ndërrohet pushteti e thanë disa këtu, nuk është rrotacion, është ndërrim pushtetesh dhe unë bësoj që kam mbështetjen dhë bashkëpunimin tuaj që të gjithë bashkë, të bëjmë thirrje për të votuar sa herë dhe sa kohë kemi mundësi. Pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe unë për këtë kërkoj mbështetjen tuaj. Të thërrasim për pjesëmarrje të lartë. Unë e kam siguruar administratën publike që kushdo që është në punë, për vite, me integritet, i pakorruptuar do jetë atje nuk do e gjejë asgje e keqe. Do vazhdojë proçesi i rindërtimit edhe më mirë dhe më shpejt sesa është bërë deri tani”, shtoi Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE