Connect with Us

Vendi drejt krizës ekonomike/ Qeveria blen 196 automjete automjete për Policinë e Shtetit

Politikë

Vendi drejt krizës ekonomike/ Qeveria blen 196 automjete automjete për Policinë e Shtetit

Publikuar

-

Ndonëse vendi po shkon drejt një krize ekonomike për shkak të Covid-19, qeveria ka shpenzuar para për automjete duke harruar se tashmë prioritet është shëndeti i qytetarëve.

Pak momente më parë, kryeministri Edi Rama krah ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ambasadorit të BE-së Luigi Soreca inauguroi flotën e re të automjeteve të policisë.

Rama tha se qeveria jonë në bashkëpunim me BE-në pajisën Policinë e Shtetit me 196 automjete të tjera, nga të cilat 49 xhipa si dhe 96 mikrobuza me fletë çeliku për t’u mbrojtur nga gurët apo përplasjet.

“Ky kontribut i përbashkët, ku padiskutim kontributi i BE është i konsiderueshëm veç kontributit të qeverisë. Ne po e transformojmë rrënjësisht Policinë dhe vendin. Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme. Policia e shteti ishte në gjendje të mjerë. Flota motorike e Policisë ishte qesharake. Sot ne ju japim të gjithë punonjësve fuqi motorike. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje. Duam të rrisim kapacitetet teknologjike e dixhitale. Mjete më të sofistikuara, drona të fjalës së fundit”, deklaroi kryeministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kur “ortakëria” publike me Lalin e “Mjaft” dhe Rilindjes shkëlqen mbi mjekrën e plakur të Çlirim Pekës

Publikuar

-

Nga

CNA.al e ka paralajmëruar që me 6 maj, me daljen e kryeministrit Rama në Syri TV, se ky televizion i ri të cilit nuk i dihet burimi, do të ishte një zë i shtuar në shërbim të qeverisë, kryeministrit Rama dhe Erion Velisë.

Dhe nuk zgjati shumë në fakt, pas legalizimit që i bëri Rama, Lali Eri nuk duroi dot. Jo vetëm u shfaq sot,por tv u vendos në dispozicion të tijë në edicionin e lajmeve për të bërë propagandë dhe gënjyer publikisht.

CNA .al e ka theksuar që vajtja e Edi Ramës në Syri TV nuk është asgjë tjetër, por thjeshtë dhe vetëm legalizimi i një investimi që nuk i dihet burimi.

Në një koment të më hershëm CNA.al theksoi se kjo do i hapte rrugën Erion Veliajt që të vazhdojë “investimin” e tij pranë Syri TV dhe Çim Pekës, dhe kjo ndodhi pikërisht sot.

Ja cfarë shkruanim më herët:

Ky që nuk shkonte tek Ylli Rakipi që nuk kishte as televizionin e tij, shkon tek “Çlirim investitori” që si dihen burimet. Çfarë mund të presësh nga Edi Rama, morali i tij ka vdekur me kohë.

LEXO EDHE:  Revoltohet Ben Blushi/Opozita u shit, Rama-Basha katër vjet bashkë!

Për më tepër ai i hap rrugën Erion Veliajt që të vazhdojë “investimin” e tij pranë Syri TV dhe Çim Pekës.

Lali Eri i Bashkisë njihet si një mik i ngushtë i drejtuesve të Syrit dhe Çim Pekës personalisht. Pa folur më tej për marëdhëniet e tyre, të cilat duken qartë nga fakti sesi një media e pretenduar opozitare i bën “fresk” kryebashkiakut të Tiranës. Apo bëjnë gjoja sikur e sulmojnë.

E me vajtjen e Edi Ramës, i dyti që do të shkojë te Syri me vrap do të jetë Erion Veliaj. Ai pret që të shkojë kryeministri dhe më pas t’i hapet rruga e tij për të bashkëpunuar me mikun e ngushtë Çim Peka, ku nuk ka arsye pse të mos jetë edhe një nga “bashkëinvestitorët” e Syri Tv, direkt apo indirekt nëpërmjet qokave dhe bashkëpunimit të ngushtë me Çim Pekën.

Tashmë kemi një media të quajtur opozitare, të legalizuar nga Edi Rama, në shërbim të Erion Veliajt. Kjo është pamja që na jep Syri TV, i Çim Pekës.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Legalizimi i kanabisit i është propozuar edhe Enver Hoxhës/ Spartak Ngjela nxjerr detajet e pathëna

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama i cili pak ditë më parë hodhi idenë për legalizimin e kanabisit në Shqipëri, sipas tij, për qëllime mjekësore.

Ngjela ka treguar se është pro saj, pasi siç ka treguar babai i tij ka qenë iniciatori i parë për legalizimin e kanabisit si bimë medicinale që në kohën e Enver Hoxhës.

“Nëse do bëhet me ligj dhe këtë e ka në dorë shteti, kjo nuk është e re është shumë e vjetër se nuk kam si të jem kundër si iniciativë se ligjin se kemi parë. Pasi im at që ka qenë këtu e 27 vjet, ministër ekonomisë dhe dy vjet ministër i financave e ka pasur në agjendën e vet.

LEXO EDHE:  Skandali me lëndët kimike/Rama “kërcënon” median italiane: Do iu hedh në gjyq! (Letra)

LEXO EDHE:  Revoltohet Ben Blushi/Opozita u shit, Rama-Basha katër vjet bashkë!

Bimët medicianale ku hynte kanabais. Ai kërkoi 100 mijë hektar dhe sipas biznesplanit atëherë do fitoheshin 2 miliard dollarë. Ishte 20 mijë dollar hektari. Vajti me gjigantët e farmaceutikës botërore. Por këta i dhanë 9 mijë hektar dhe kryeministri ia bëri me shenjë se skam ç’bëj por shko të Enver Hoxha.

Hoxha i tha a jeni në vete apo s’jeni në vete? Ai i tha ku ti çoj unë gjithë këto para. Llogarite sa mendje kriminale kishin këta njerëz. Se donte varfërinë këtu njerëzit nuk kishin bukë ai thoshte ku ti çoj këta para. Si të jem kundër që kjo vjen nga familja ime. Duhej bërë me kohë.” tha Ngjela në studion e Top Talk./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U nda nga gruaja pasi u tha se e rrahu/ Kujtim Gjuzi prezanton femrën që ka në krah

Publikuar

-

Nga

Pak muaj më parë në media u publikua një lajm se kryetari i Partisë Konservatore po ndahej nga bashkëshortja, ndaj së cilës kishte ushtruar dhunë.

Gjuzi mohoi të ketë ushtruar dhunë ndaj ish-gruas dhe djalit të tij, të cilët e kishin përzënë edhe nga shtëpia.

Mirëpo ditën e sotme deputeti ka pranuar që po divorcohet nga nëna e fëmijës së tij dhe ka prezantuar femrën që ka në krah.

Ka mjaftuar një pyetje nga një ndjekës në rrjetet sociale që Gjuzi të publikojë një foto me bukuroshen brune dhe të shprehë publikisht dashurinë ndaj saj.

LEXO EDHE:  “Hajdut, mashtrues”/ Ish deputeti demokrat sulmon Ramën

LEXO EDHE:  Çamët i “vërsulen” Ramës: O zotëri si na përjashtove!/Kryeministri qesh dhe ...!

“Arsyeja e vetme pse deputeti Kujtim Gjuzi u nda nga bashkëshortja dhe do ndahesha dhe 1 mijë herë të tjera vetëm për këtë femër”, shkruan ai./ CNA.al

Rrahu gruan dhe djalin?/ Reagon sërish Kujtim Gjuzi: Nuk ka shans ta fal nëse ka kaluar rrethin e unazës

Kujtim Gjuzin e përze gruaja nga shtëpia/ E kthen zyrën e Kuvendit në hotel

Dhuna ndaj bashkëshortes dhe djalit/ Kujtim Gjuzi sqaron situatën

Deputeti Gjuzi dhunon gruan e djalin/ Gjykata urdhëron të largohet nga shtëpia

LEXO TE PLOTE