Connect with Us

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Britani/ Regjistrohen shifra të lartë të rasteve të reja

Bota

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Britani/ Regjistrohen shifra të lartë të rasteve të reja

Publikuar

-

Publikohen shifrat e fundit përsa i përket numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 210 viktima si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 32.065 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. Ndërkohë janë regjistruar 3877 rastet e reja në 24 orët e fundit, ndërsa numri total i të prekurve shkon në 223.060.

Situata në Britani nga Covid-19 duket se po shkon drejt përmirësimit përsa i përket uljes së numrit të viktimave. Në Britani vërehet një ulje e ndjeshme e numrit të viktimave nga COVID-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rikthehet frika në Kinë/ Regjistrohen edhe pesë raste të reja me koronavirus në Wuhan

Publikuar

-

Nga

Raste të reja me koronavirus u raportuan këtë të hënë në Ëuhan të Kinës – qytetin e origjinës së koronavirusit.

Sipas autoriteteve atje, të gjithë të infektuarit e rinj janë identfikuar në të njëjtin kompleks banesash.

“Duhet ta parandalojmë rrezikun e rikthimit të sëmundjes”, tha Autoriteti Shëndetësor i uhanit.

Të gjitha rastet e fundit janë klasifikuar më herët si asimptomatike – domethënë, ato kanë testuar pozitive për virusin, por nuk kanë shfaqur shenja klinike, të tilla si kollë apo temperaturë.
Këta njerëz mund ta përhapin virusin pavarësisht se nuk janë të sëmurë, por Kina nuk i numëron rastet asimptomatike në numrin zyrtar të të infektuarve të konfirmuar, deri sa të tregojnë simptoma.

LEXO EDHE:  Shkenca gjen zgjidhjen për përmirësimin e gjumit

LEXO EDHE:  "Jam e bekuar që erdha në Britani"/Rita Ora flet për gjëndjen e mjeruar të fëmijëve në Kosovë

Qindra raste asimptomatike janë duke u monitoruar nga autoritetet shëndetësore në Vuhan.
Kina i ka lehtësuar masat e izolimit në javët e fundit, pasi numri i rasteve të reja ka rënë.
Në gjithë Kinën, mbi 84,000 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe mbi 4,600 kanë vdekur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rreth 80 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA 

Publikuar

-

Nga

Administrata Trump është përqëndruar tek hapja e ekonomisë dhe vendimet e shteteve për të lehtësuar kufizimet ndërsa po përballet me raste infeksionesh me koronavirus në mesin e stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Të paktën dy punonjës të Shtëpisë së Bardhë janë testuar pozitive ndaj COVID-19, në mesin e tyre sekretarja e shtypit e Nënpresidentin Mike Pence. Një zëdhënës i zotit Pence tha se Nënpresidenti është testuar negativ dhe se nuk ndodhet në karantinë, por do të vazhdojë të ndjekë këshillat e njësisë mjekësore të Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë doktor Anthony Fauci, eksperti kryesor i Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër koronavirusit, ndodhet në vetëizolim edhe pse është testuar negativ.

Dy anëtarë të tjerë të lartë të grupit të punës ndaj koronavirusin në Shtëpinë së Bardhë, shefi i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve Stephen Hahn dhe drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Robert Redfield ndodhen gjithashtu në vetëizolim për dy javë, pasi kanë pasur kontakte me një person të infektuar.

Të hënën në SHBA u regjistruan më shumë se 1.3 milionë njerëz të infektuar nga virusi ndërsa rreth 80 mijë vetë kanë vdekur. New York, shteti më i goditur i SHBA me gati 27,000 të vdekur, pritet të rihapë disa biznese të premten, pas vendimesh të ngjashme në shumë shtete të tjera të cilat kanë pasur një numër më të vogël infeksionesh.

LEXO EDHE:  “Jam e bekuar që erdha në Britani”/Rita Ora flet për gjëndjen e mjeruar të fëmijëve në Kosovë

LEXO EDHE:  Ndërtesa skulpturë

Si pjesë të planit për rihapje Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo urdhëroi testimin e detyrueshëm për koronavirus dy herë në javë për shtëpitë e pleqve në shtetin e tij. Në konferencën e tij të së dielës zoti Cuomo tha se azilet, rreth 600 gjithësej, të cilat nuk plotësojnë kërkesat e reja do të humbasin licensën. Të moshuarit përbëjnë një të pestën e rasteve të vdekjeve në New York ose rreth 5.300 persona. Zoti Cuomo është kritikuar për shpërfillje të kësaj grupmoshe një akuzë që ai e ka kundërshtuar. Sipas rregulloreve të reja, spitalet nuk do t’i nxjerrin pacientët qe vijnë nga azilet e pleqve, nëse ata nuk rezultojnë fillimisht negativ ndaj COVID-19./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet përqindja e infektimit në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Në Gjermani pas lirimit të masave kufizuese rritet përqindja e riprodhimit të virusit më shumë se 1. Por ende nuk dihet si do të reflektohet kjo në shifrat reale te infektimeve, sipas Institutit Robert Koch në Berlin.

Lirime të tjera të masave kufizuese kanë filluar të hënën në shumë vende europiane. Edhe në Gjermani kthehet pak më shumë normalitet për qytetarët, por masat dallojnë nga njëri vend në tjetrin. Nga ana tjetër skepticizmi për lirimin e këtyre masave dhe pasojat që mund të kenë ato për dinamikën e pandemisë së Coronës mbeten. Në Gjermani për shembull përqindja e riprodhimit të virusit është rritur më shumë se 1 në dy ditët e fundit.

Aktualisht kjo shifër është më shumë se1,13, që do të thotë se 10 persona infektojnë 11 persona të tjerë. Instituti Shkencor gjerman që këshillon qeverinë, Robert Koch, RKI e bëri të ditur këtë të hënën. Gjithmonë është theksuar, se për të mbajtur nën kontroll epideminë kjo vlerë duhet të jetë nën 1. Por për shkak të lëkundjeve statistikore nuk është ende e qartë, nëse do të ketë një rritje të re të rasteve të infektimeve.
Numri i infeksioneve në Gjermani kap aktualisht shifrën e 169.800 raste, sipas RKI. Të paktën 7.444 vetë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit. 145.600 vetë janë ndërkohë të shëruar. Por si në vende të tjera edhe Gjermania llogarit me një shifër më të lartë, se ajo në statistika. Më shumë infektime ka në Bavari, Renabi-Veriore Vestfali e Baden Vyrtemberg. Megjithatë në Gjermani vazhdon trendi i lirimit të masave, pas vendimit të qeverisë me landet që masat e mëtejshme të vendosen nga vetë landet në vazhdim të zhvillimit të epidemisë. Strategjia gjermane është masa të diferencuara në bazë të rajoneve./DW

LEXO TE PLOTE