LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U nda nga gruaja pasi u tha se e rrahu/ Kujtim Gjuzi prezanton femrën që ka në krah

11 Maj 2020, 15:46, Politikë CNA
U nda nga gruaja pasi u tha se e rrahu/ Kujtim Gjuzi prezanton femrën

Pak muaj më parë në media u publikua një lajm se kryetari i Partisë Konservatore po ndahej nga bashkëshortja, ndaj së cilës kishte ushtruar dhunë.

Gjuzi mohoi të ketë ushtruar dhunë ndaj ish-gruas dhe djalit të tij, të cilët e kishin përzënë edhe nga shtëpia.

Mirëpo ditën e sotme deputeti ka pranuar që po divorcohet nga nëna e fëmijës së tij dhe ka prezantuar femrën që ka në krah.

Ka mjaftuar një pyetje nga një ndjekës në rrjetet sociale që Gjuzi të publikojë një foto me bukuroshen brune dhe të shprehë publikisht dashurinë ndaj saj.

“Arsyeja e vetme pse deputeti Kujtim Gjuzi u nda nga bashkëshortja dhe do ndahesha dhe 1 mijë herë të tjera vetëm për këtë femër”, shkruan ai./ CNA.al

Rrahu gruan dhe djalin?/ Reagon sërish Kujtim Gjuzi: Nuk ka shans ta fal nëse ka kaluar rrethin e unazës

Kujtim Gjuzin e përze gruaja nga shtëpia/ E kthen zyrën e Kuvendit në hotel

Dhuna ndaj bashkëshortes dhe djalit/ Kujtim Gjuzi sqaron situatën

Deputeti Gjuzi dhunon gruan e djalin/ Gjykata urdhëron të largohet nga shtëpia

Lajmet e fundit nga