Connect with Us

Tryeza e Këshillit Politik/ OSBE: Një hap përpara për Reformën Zgjedhore

Politikë

Tryeza e Këshillit Politik/ OSBE: Një hap përpara për Reformën Zgjedhore

Publikuar

-

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka përshëndetur tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore që u mbajt ditën e sotme.

OSBE deklaron se tryeza e sotme shënoi një hap para për reformën, ndërsa thekson se mirëpret një dakordësi mes palëve politike.

“Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e reformës zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, kujtojmë se sot përfaqësuesit e opozitës Oerd Bykykbashi i PD dhe Petrit Vasili i LSI kërkuan mbylljen sa më shpëjt të Reformës Zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria./ CNA.al

Mbledhja e Këshillit Politik/ Zbardhen 3 kërkesat e opozitës për Reformën Zgjedhore

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qeveria ka dështuar”/ Vokshi: E shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, foli për ndikimin e kooronavirusit në ekonominë shqiptare.

Vokshi pretendon se masat e qeverisë shqiptare, si nga aspekti shëndetësor ashtu edhe social apo ekonomik, kanë qenë jo të duhurat, të pamjafshtueshme dhe të vonuara.

Demokratja thotë se qeveria ka dështuar në përballimin e situatës, ndërsa e akuzon se e shfrytëzoi situatën për të vjedhur më shumë.

“Ne mund të krahasojmë masat që kanë ndërmarrë qeveritë fqinje dhe ato të rajonit. Është vënë re që masat e qeverisë shqiptare, nga aspekti shëndetësor, social dhe ekonomik, kanë qenë jo të duhurat, të pamjafshtueshme dhe të vonuara. Në Shqipëri këtë periudhë rezultuan 61 000 persona të papunë nga kjo situatë, në Maqedoninë e Veriut ishin 6000, në Serbi 7000, ndërsa Kosova ka 6000 të punësuar më shumë. Qeveria shqiptare mund të jetë më e dështuar në përballimin e kësaj pandemie. Qeveria e shfrytëzoi këtë pandemi për të organizuar tendera sekretë dhe korruptive për të vjedhur. Ne kemi denoncuar 17 tendera publikisht”, deklaroi ish-deputetja në Rtv Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Revolucioni demokratik i pashmangshëm”/ Maliqi: Duhen protesta të qëndrueshme

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi deklaron se tashmë ka ardhur koha për ndryshim dhe protesta të qëndrueshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi falenderon mediat për pasqyrimin e situatës dhe paralajmëron se ndryshimi do të ndodhë me vepra e jo më fjalë.

Sipas tij, revolucioni demokratik për rrëzimin e së keqes është i pashmangshëm.

“Koha për reflektim, ndryshim, protesta të qëndrueshme në mbrojtje të demokracisë, lirisë, të drejtave themelore të njeriut, kundra veprimeve çnjerëzore, antikushtetuese, antiligjore të Rilindjes së babëzisë, krimit, korrupsionit duke synuar vendosjen e diktaturës. Mirënjohje gjithë gazetave, mediave dhe portaleve për pasqyrimin real të çdo situate dhe reagimi në mbrojtje të Demokracisë. Ditë më të mira do vijnë, zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme janë afër. Ndryshimi do ndodhë me vepra jo me fjalë. Rilindjes i doli boja, si nga ana morale dhe ligjore. Revolucioni demokratik është i pashmangshëm për rrëzimin e së keqes”, shkruan deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironia e Vasilit/ Koronavirusi “tërbohet” e del rrugëve vetëm pas orës 17.30

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili e ka konsidetuar si një maskarallëk politik shtetrrethimin e që i bëhet Tiranës si masë për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Me tone ironike Vasili shkruan se “mos vallë koronavirusi del e shëtit rrugëve të Tiranës e të Shqipërisë vetëm pas orës 17.30 minuta”.

Për Vasilin, ky shtet rrethim me këtë orar nuk ka asnjë bazë shkencore.

Mbyllja ne oren 17.30 nje MASKARËLLËK politik, qe ka ZERO ndikim mbi Pandemine!! Tirana futet ne shtetrrethim ne oren 17.30. Mos valle coronavirusi “terbohet” e del rrugeve vetem pas ores 17.30??

Mos valle Tirana qe gumezhin nga njerezit gjate paradites dhe ngujohet ne shtetrrethim ne 17.30 e beson kush se mbrohet kesisoj nga corona? Mos valle ekziston ndonje shpjegim shkencor, qe shpjegon kete gjoja karantine te shqyer me ore te tera e qe me pas mbyllet dhe fle ne muzg?

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Mbërrijnë në Tiranë ekspertët e OSBE/ ODIHR

Mos valle ka ndonje teori shkencore qe shpjegon dot nje idiotesi te tille te lige? Kjo mbyllje ka ZERO efekt dhe vlere shendetesore.

Kjo mbyllje ka ZERO argumente shkencore. Kjo mbyllje ka ZERO efekt ne kontrollin e Pandemise.

Cilido pseudoprofesionist, qe mund ta kete mbeshtetur kete turp ka shkelur mbi veten. Ky eshte nje MASKARËLLËK Politik, qe s’ka asnje lidhje me mbrojtjen nga Pandemia.

Si i tille refuzimi i tij eshte i ligjshem, sepse eshte nje SHTERRETHIM politik pa argumente shkencore,pa fakte dhe pa statistike. Ky eshte dhunim lirie i paligjshem.

Paligjshmeria REFUZOHET!!!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE