LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizat e motit/ Mësoni çfarë parashikohet për ditët në vijim

11 Maj 2020, 06:11, Sociale CNA
Surprizat e motit/ Mësoni çfarë parashikohet për

Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, ndërsa ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën veriore dhe lokalisht atë qendrore të vendit deri në orët e mesditës.

Sipas SHMU, ditën e mërkurë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të enjte, do të fitojë intensitet deri në 20m/s.

Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.

Lajmet e fundit nga