Connect with Us

Selahi: Nuk e harroj debutimin me Shqipërinë, sikur të më njihnin dhe mua si Lorik Canën

Sport

Selahi: Nuk e harroj debutimin me Shqipërinë, sikur të më njihnin dhe mua si Lorik Canën

Publikuar

-

Lindon Selahi ka dhënë një intervistë të fundit për “Fan Zone”. Ky futbollist si një nga talentet e prespektivës dhe luan për Twenten në “Eredivisie”. Duke hapur arkivën e madhe të ëndrrave, shprehet se ekipi i tij më i dëshiruar është Reali i Madridit. Njëkohësisht duke treguar se dëshiron që të njihet në Shqipëri ashtu si edhe Lorik Cana, pasi e ka një model për t’u ndjekur. Selahi debutoi në ndeshjen e fundit me Moldavinë, duke u futur në minutat e fundit të takimit.

“Kemi një javë që kemi filluar stërvitjet. Jam shumë i gëzuar dhe futbolli nuk është vetëm vrapim në shtëpi, por të jesh me shokët e skuadrës, të shohësh tifozët. Tani rrimë gjashtë lojtarë në fushë dhe një portier duke u stërvitur. Do të zgjatet dhe një muaj kështu dhe pastaj marrim pushimet pasi është mbyllur kampionati.

Ky sezon ka qenë shumë i mirë për mua, pasi kam qenë gjithmonë si titullar, kam shënuar dy gola dhe dhënë asist. Klubi im i ëndrrave është Reali i Madridit, por për të kaluar aty ka ende kohë. Debutimi me Shqipërinë ndaj Moldavisë? Ka qenë një moment që kurrë nuk e harroj. Kur kam bërë hapin e parë në fushë, mendjen e kisha te familja ime. Kur luan për flamurin është shumë e veçantë.

Pse nuk zgjodhe Maqedoninë? “Unë nuk jam maqedonas, jam shqiptar. Duhej që të luaja për ngjyrat kuqezi. Kjo ishte zgjedhja ime. Të gjithë më kanë pritur mirë, Seferi, Berisha. Por gjithashtu edhe trajneri më ka pritur krahëhapur.

Shqipëria është një ekip me shumë talente dhe kemi një grup në “Nationals League” që mund ta kalojmë. Megjithatë nuk duhet të flasim shumë shpejt se me futbollin flitet në fushë. Si idhull kam Kristiano Ronaldon, por edhe Lorik Canën në Shqipëri. Sikur të isha pas disa kohësh si ai, pasi e njohin të gjithë dhe e ndalojnë në rrugë”, ka thënë Selahi. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Igli Tare i ngrin buzëqeshjen Interit, gati t’i rrëmbejë Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla është kthyer në një “mollë sherri” për klubet e Serisë A të cilat kërkojnë ta bëjnë të tyrin talentin shqiptar. Në këtë garë është përfshirë Interi, Fiorentina dhe Lacio, por në këtë mes nuk duhen harruar edhe opsionet jashtë Italisë si Çelsi dhe Dortmund.

Klubi më i avantazhuar deri më tani duket Interi i Antonion Kontes. Megjithatë, Lacio dhe Igli Tare nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe përpiqen t’i mbushin mendjen futbollistit se në klubin bardhekaltër, ndryshe nga klubet e tjera në garë për Kumbullën, ata do t’i japin mundësinë të rritet duke luajtur me vazhdimësi dhe duke mos e vendosur në presion.

Megjithatë, një rol të madh për të ardhmen e tij do ta ketë vetë 20-vjeçari, nëse do të vendosë t’i ngjasë shkallët e karrierës një e nga një apo do të bëjë një kapërcim të madh duke marrë përsipër edhe rrezikun.

LEXO TE PLOTE

Sport

E rëndë nga Italia/ Futbollisti i Atalantës humbet betejën më të rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Një lajm shumë i rëndë vjen nga Italia, aty ku talenti i Atalantës, 19-vjeçar që do të mbushte 20-vjeç në qershor, Andrea Rinaldi ka humbur jetën pas një beteje treditore në spital. Rinaldi pësoi një goditje në tru dhe menjëherë u dërgua në spitalin e Varezes, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Rinaldi ishte në pronësinë e Atalantës por ishte transferuar në Serinë D të Legnano. Ishin pikërisht këta të fundit që bënë njoftimin për Rinaldin.

Kështu, bota e futbollit merr një goditje të rëndë teksa nuk do të ketë mundësi ta rikujtojë as në fushë për shkak se futbolli është i ndërprerë nga koronavirusi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Gafa në Asamble, “Futja kot tani”/ Duka priste rezultatin e votimit, ja cfarë bëjnë numeruesit e votave

Publikuar

-

Nga

Një gafë qesharake është regjistruar ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme, të FSHF-së, që u zhvillua online, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të Koronavirusit.

Ka pasur një pjesë kur presidenti Duka priste rezultatin e votimit, për nga pikat e rendit të ditës që ishte propozimi për pranimin si anëtar me të drejta të plota të KF Devollit dhe në momentin e votimit kreu i FSHF i kërkon shefit të zyrës juridike, Aldi Topciut që të shpejtojë.

Ndërkohë që Topçiu i kërkon një djali me emrin Bleditë konfirmojë rezultatin përfundimtar. Mes të tjerash degjohet Bledi që thotë: “Futja kot tani…”.

Nuk dihet nëse me këtë “futja kot”, e ka për situatën e presionit  të krijuar nga shefi i tij, apo duhet tia fusë kot me shifrat! Nëse ështe kjo e dyta, atëherë kemi të bëjmë me një skandal!

LEXO TE PLOTE