Connect with Us

Rritet përqindja e infektimit në Gjermani

Bota

Rritet përqindja e infektimit në Gjermani

Publikuar

-

Në Gjermani pas lirimit të masave kufizuese rritet përqindja e riprodhimit të virusit më shumë se 1. Por ende nuk dihet si do të reflektohet kjo në shifrat reale te infektimeve, sipas Institutit Robert Koch në Berlin.

Lirime të tjera të masave kufizuese kanë filluar të hënën në shumë vende europiane. Edhe në Gjermani kthehet pak më shumë normalitet për qytetarët, por masat dallojnë nga njëri vend në tjetrin. Nga ana tjetër skepticizmi për lirimin e këtyre masave dhe pasojat që mund të kenë ato për dinamikën e pandemisë së Coronës mbeten. Në Gjermani për shembull përqindja e riprodhimit të virusit është rritur më shumë se 1 në dy ditët e fundit.

Aktualisht kjo shifër është më shumë se1,13, që do të thotë se 10 persona infektojnë 11 persona të tjerë. Instituti Shkencor gjerman që këshillon qeverinë, Robert Koch, RKI e bëri të ditur këtë të hënën. Gjithmonë është theksuar, se për të mbajtur nën kontroll epideminë kjo vlerë duhet të jetë nën 1. Por për shkak të lëkundjeve statistikore nuk është ende e qartë, nëse do të ketë një rritje të re të rasteve të infektimeve.
Numri i infeksioneve në Gjermani kap aktualisht shifrën e 169.800 raste, sipas RKI. Të paktën 7.444 vetë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit. 145.600 vetë janë ndërkohë të shëruar. Por si në vende të tjera edhe Gjermania llogarit me një shifër më të lartë, se ajo në statistika. Më shumë infektime ka në Bavari, Renabi-Veriore Vestfali e Baden Vyrtemberg. Megjithatë në Gjermani vazhdon trendi i lirimit të masave, pas vendimit të qeverisë me landet që masat e mëtejshme të vendosen nga vetë landet në vazhdim të zhvillimit të epidemisë. Strategjia gjermane është masa të diferencuara në bazë të rajoneve./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Protesta kundër masave të Coronës në Gjermani, sinjal për radikalizim?

Publikuar

-

Nga

Reagime të shqetësuara në Gjermani pas protestave të fundjavës kundër kufizimeve për shkak të pandemisë. Frikë nga marrja peng e protestave prej ekstremistëve të djathtë e keqpërdorimit të tyre nga forca antidemokratike.

Pas demonstratavee kundër masave kufizuese që janë marrë në kuadër të pandemisë së Coronës, politikanë kryesorë gjermanë shprehin shqetësimin e paralajmërojnë nga radikalizimi i tyre. Kush e mohon një pandemi dhe bën thirrje për shkelje të masave mbrojtëse, përdor paturpësisht pasigurinë e njerëzve për të destabilizuar e ndarë shoqërinë, tha bashkëkryetarja e Partisë Socialdemokrate, SPD, Saskia Esken për gazetat e grupit Funke Mediengruppe. “Të heqësh vështrimin e të heshtësh nuk ndihmon. Këtu duhet të dalim kundër si demokratë të aftë për debat.” Esken theksoi, se dhuna kundër policëve nuk duhet të tolerohet ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak, mbajti qëndrim të qartë. “Ne nuk lejojmë që ekstremistët të përdorin krizën e Coronës si platformë për propagandën e tyre armiqësore kundër demokracisë”, tha Ziemiak. Shqetësimet e njerëzve ne i marrim seriozisht, por duhet të veprojmë me konsekuencë kundër atyre që i nxehin edhe më shumë shqetësimet e njerëzve me teori konspirative e lajme të rreme.

Protestat rrezikohen të merren peng nga ekstremistët e djathtë

Protestat kanë sjellë shqetësim, sepse në disa prej tyre mes demonstruesve janë përzier ekstremistë të djathtë dhe përkrahës të teorive konspirative. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Konstantin von Notz u shpreh, se është legjitime të kritikosh masat dhe të shprehësh pakënaqësinë. “Por shkojnë e bashkohen të gjithë ata, që vënë pikëpyetje mbi sistemin dhe politikanët i quajnë marioneta të George Soros apo Bill Gates”, tha von Notz për gazetën “Die Welt”.
Sipas drejtorit të Zyrës Federale të Kriminalistikës, Holger Münch teoricienët konspirativë e “kanë pritur me mirënjohje” temën e virusit Corona. Të hënën në Berlin ai tha, se në javët e para të pandemisë nuk ka pasur më shumë përmbajtje të tilla, sepse virusi luante një rol më të madh. Me fillimin e demonstratave, filluan sidomos aktorë të spektrit të ekstremit të djathtë të përpiqen të marrin peng protestat e qytetarëve. Kërkohet më shumë shpjegim për virusin, si edhe për mundësitë e mbështetjes ekonomike, që protestat të mos marrin përmasa shqetësuese. Münch e sheh si të mundur, që të ketë zhvillime të përafërta me ato gjatë krizës së refugjatëve.
Reagime shkaktoi të hënën edhe një letër e një punonjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, në të cilën ai e sheh me dyshim strategjinë kundër pandemisë së Coronës-duke përdorur për këtë logon zyrtare të departamentit të tij. Sipas raportimeve të mediave, ai bën fjalë për “alarm global të gabuar”. Ministria Federale e hodhi poshtë këtë letër duke e cilësuar si “mendim privat”. Sipas “Spiegel” ky punonjës u lirua nga funksionet./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Kryetari i Bashkisë së Londrës thirrje qytetarëve/ Mos përdorni transportin publik

Publikuar

-

Nga

Kryetari i bashkisë së Londrës në Britaninë e Madhe, Sadiq Khan, u ka kërkuar njerëzve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos e përdorin transportin publik, pas njoftimit të qeverisë për lehtësime në masat e izolimit.

Ai tha për BBC se të hënën, ka pasur një rritje prej 10% në përdorimin e transportit të metrosë në Londër, krahasuar me të njëjtën kohë javën e kaluar.

“Mesazhi kryesor nga kryeministri mbrëmë dhe unë sot është që të mos përdorin transportin publik. Transporti publik është vetë për punëtorët thelbësorë”, tha ai.
Më 10 maj, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se nuk do të ketë dalje të menjëhershme nga izolimi, por do të fillojë lehtësimi gradual i masave.
Në një konferencë për media në Londër, Johnson shpalli disa prej masave që do të lehtësohen, duke filluar nga kjo javë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kontakte me persona të infektuar me Covid/ Vetëizolohet kryeministri, Albin Kurti

Publikuar

-

Nga

Kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se është futur në vetizolim.

Kurti bën me dije se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e infektuar me COVID-19.

“Të dashur qytetarë,
Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.
Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.
Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.
Ju falemnderit”, shkruan Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE