LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfimi drithërues i 24-vjeçares që mposhti kancerin/ Flokët filluan të më binin, mi preu vetë babai im…

11 Maj 2020, 07:32, Sociale CNA
Rrëfimi drithërues i 24-vjeçares që mposhti kancerin/

Një histori frymëzuese është ajo e 24-vjeçares, Megi Alimuçaj. Kur ishte vetëm 22 vjeç Megi është diagnostikuar me kancer gjiri.

24-vjeçarja tashmë është e shëruar, ndërsa në studion e ?Abc-ja e mëngjesit?, rrëfeu historinë e saj. Prekja nga kanceri i gjirit në një moshë kaq të re është e pazakontë, ndërsa Megi me rrëfimin e saj tregon se është simbol i forcës.

?3 ditë para se të mbushja 22 vjeçe u diagnostikova me kancer gjiri. I gjithë viti shkoi duke luftuar me këtë sëmundje

E kam dalluar rastësisht në dush duke prekur veten. Ishte një farë mase e cila nuk më jepte asnjë dhimbje gjatë ditës. Për 6 muaj e kam mbajtur nën kontroll. Askush nuk e mendonte se mund të ishte kancer. Por rezultoi e tillë. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë bëhej e dallueshme. Të gjithë kurimin tim e kam ndjekur në Selanik. Unë kam qenë shumë e fortë që në fillim. I kam thënë vetes para pasqyrës që kanceri ka gjetur njeriun  gabuar, unë do e mund?, shprehet ajo.

Më tej gjatë bashkëbisedimit me Enkel Demin, 24-vjeçarja tregoi edhe momentet e para kur filluan ti bien flokët pas fillimit të kimio-terapisë.

?Kurimi ka ato të vetat, bien flokët, vetullat. Por mua më ka pëlqyer edhe vetja pa flokë. Tasni që kam kaluar këtë sëmundje dua të ndihmoj njerëz të tjerë.

Përpara se të nisja kimion mjeku më informoi për të gjitha pasojat, dhe mes tyre më renditi edhe rënien e flokëve. Më ka thënë vetëm një fjalë: ti ke sytë më të bukur në botë dhe çfarë do të ndodhë ti do jesh shumë e bukur. Pas kimios së dytë flokët filluan të më binin, e kuptova se më ranë shumë dhe ka qenë babi im që më mi preu vetë?, tha ajo.

Pasi mposhti këtë sëmundje, Megi hapi faqen e saj motivuese ?RrezeCS.com? për të ndihmuar gratë që preken.

Lajmet e fundit nga