LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Reforma Zgjedhore të mbyllet pa vonesë"/ Bylykbashi: Maxhoranca të ulet me ne

11 Maj 2020, 14:20, Politikë CNA
"Reforma Zgjedhore të mbyllet pa vonesë"/ Bylykbashi:

Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, tha se Reforma Zgjedhore duhet të mbyllet sa më shpejt dhe pa asnjë vonesë.

Bylykbashi kërkoi që reforma të mbyllet para 31 majit dhe theksoi se mazhoranca duhet të ulet të gjejë konsensus edhe për çështje të tjera.

?PD ka pasur dy kërkesa për Reformën Zgjedhore. PD dëshiron që reforma të mbyllet pa vonesë brenda 31 majit dhe e dyta për çështjet e trajtuara që nuk janë trajtuar nga maxhoranca, ne duam që të shqyrtohen. Maxhoranca ka kërcënuar, se nëse ne nuk biem dakord, ne shkojmë e miratojmë vetëm. Ne si PD duam të jetë e qartë se kush janë qëndrimet e maxhorancës.

Maxhoranca duhet të ulet e të punojë për një konsensus të vërtetë. Kompromisi i janarit kërkon që edhe maxhoranca e opozita të arrijnë një konsensus. Maxhoranca të ulet me ne për shumë çështje si shit-blerja e votës, goditjen e krimit zgjedhor, depolitizimi i administratës etj. Duhet gjendur zgjidhje konkrete. Kodi Zgjedhor duhet të jetë i shqiptarëve dhe i partive politike, pasi BE e dëshiron për hapjen e negociatave?, u shpreh demokrati në një lidhje me News 24.

Sipas tij, mazhoranca nuk do të arrijë në kompromis ndaj edhe nuk i merr parasysh propozimet e opozitës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga