LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Ka një tendencë nga ana e opozitës për të fshirë atë që është arritur

11 Maj 2020, 10:32, Politikë CNA
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Ka një tendencë nga ana e opozitës

Bashkëkryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri thotë ka një tendencë nga ana e opozitës për të fshirë atë që është arritur për reformën zgjedhore në Këshillin Politik .

Pas mbledhjes online të këshillit politik, Gjiknuri tha se nga opozita u kërkua që të bëhej një raportim i punës së bërë deri tani.

?Nuk kemi të bëjmë me rifillim lloje por me vazhdimin e asaj ku e lamë. Nuk mund të rikthejmë më axhendat. Ka një metodologji të dakordësuar dhe nuk mund t?i rikthehemi lojës nga e para. Ka dakordësi që të përfundojë deri në fund të majti. I mbetet ekspertizës që kemi dhe ODIHR. Nuk mund të hapen çështje të reja. Ne kemi zgjedhur një arbitër. Nga diskutimet politike nuk del gjë. Unë mund të kem listën time të dëshirave por kemi një dokument dhe s?mund të lëvizim nga kjo. Për gjërat që nuk ka dakordësi do i drejtohemi ODIHR?, deklaroi Gjiknuri./CNA.al

Lajmet e fundit nga