LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PDIU thirrje urgjente Ramës/ Nuk mund të mohosh edhe besimin në Zot

11 Maj 2020, 11:51, Politikë CNA
PDIU thirrje urgjente Ramës/ Nuk mund të mohosh edhe besimin në

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i ka drejtuar një kërkesë urgjente kryeministrit Edi Rama që të hapë institucionet e kultit.

Në një postim në rrjetet sociale, PDIU thekson se të fitosh kredo politike mbi ndjenjat e besimtarëve, duke ua mohuar besimin, për t?ua shitur më pas të drejtën e besimit të garantuar me kushtetutë, si një arritje e qeverisë, tregon se propaganda e këtij njeriu nuk ka kufij.

?PDIU i bën thirrje Regjimit të FB (facebook) të hapen urgjentisht Institucionet e Kultit dhe të bëhen protokollet e hapjes së tyre në bashkëpunim me ekspertët e epidemiologjisë.

Shumë vende europiane dhe vende fqinje janë shumë pranë hapjeve me protokoll të objekteve të Kultit.

Tek ne ajo që ndodh është paradoksale, fitohet vetëm kohë pa asnjë zgjidhje. Shqiptarët duhet që edhe për tek Zoti i Universit, t?i drejtojnë sytë nga zoti që quan veten zot, faraon.

Të fitosh kredo politike mbi ndjenjat e besimtarëve, duke ua mohuar besimin, për t?ua shitur më pas të drejtën e besimit të garantuar me kushtetutë, si një arritje e qeverisë, tregon se propaganda e këtij njeriu nuk ka kufij.?-shkruan PDIU.

Sipas PDIU, është e pa pranueshme që po hapen parukeritë, Qendrat Tregtare, baret, restorantet dhe futbolli, e jo shtëpitë e Zotit!

?PDIU i bën thirrje sektit të ?Rilindjes? të hapë institucionet e kultit dhe të shkëputet nga trashëgimia e paraardhësve të tyre, që prishën Kisha e Xhamia në vitin e mbrapshtë 1967.

Për këtë arsye Shqipëria u kthye në vendin e vetëm ateist në botë, që zëvendësoj Zotin me regjimin një partie dhe Enver Hoxhën, pasoja që po i vuajmë akoma edhe sot.

E drejta e ushtrimit të besimit dhe institucionet e Kultit janë më të rëndësishme se parukeritë, qendrat tregtare, baret apo restorantet.?-përfundon deklarata./ CNA.al

Lajmet e fundit nga