Connect with Us

Papa: Tirana nuk më pagoi për një vit, ranë nga kategoria se luanin në formacion ata me “mik”

Sport

Papa: Tirana nuk më pagoi për një vit, ranë nga kategoria se luanin në formacion ata me “mik”

Publikuar

-

Enriko Papa është një lojtar, të cilit në vendin tonë nuk iu dhanë mundësitë e duhura, por me kalimin në Rumani te skuadra e Botoshanit, mesfushori ka arritur të tregojë mjaft cilësi dhe të marrë oferta nga klubet më të mëdha të kampionatit ku luan.

Në një intervistë për faqen “Superliga_Shqiptare_81”, 27-vjeçari flet rreth eksperiencave të vështira në Kategorinë Superiore, ku zbulon se Tirana nuk e ka paguar për një vit të tërë. Në lidhje me arsyen se përse bardheblutë ranë nga kategoria (ka qenë pjesë e asaj skuadre), Papa tregon se shkaku është se futeshin në formacion lojtarë me “mik”.

FILLIMET SI PROFESIONIST- Në moshën 18 vjeçare jam kthyer në Shqipëri ku iu nënshtrova një prove tek ekipi i Apolonisë. Aty ishte pikënisja e karrierës sime profesioniste. Besoj se kam bërë një paraqitje të mirë për rreth 2.5 vite dhe kjo ishte edhe një nga arsyet që kam pasur shumë oferta. Vitin e fundit të kontratës, disa persona që drejtonin ekipin e Fierit, për arsye personale nuk me lejuan që të lëvizja nga ekipi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Surpriza e merkatos, Valon Berisha firmos në kampionatin francez

Publikuar

-

Nga

Valon Berisha nuk është më një futbollist i Lacios por do të luajë në kampionatin francez të futbollit. Lëvizja e papritur është zyrtarizuar në darkë nga Lacio që ka gjetur të gjithë të papërgatitur, pasi siç ndodh zakonisht, negociatat e Igli Tares me klubet e tjera janë gjithmonë të fshehta e të paparashikueshme.

Berisha është prezantuar në darkë në radhët e Reims, skuadër ku aktivizohet edhe Arbër Zeneli, duke nënshkruar atje një kontratë katërvjecare e vazhduar aventurën e tij në elitën e futbollit francez ku shpreson të lërë më tepër gjurmë sesa bëri në Itali.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se marrëveshja është mbyllur për 5 milionë euro, me Lacion që ka humbur financiarisht me futbollistin i cili për shkak të problemeve fizike apo formës, dha shumë më pak se sa pritej prej tij në radhët e bardhekaltërve.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shtohen rastet me COVID-19 te Partizani, ja kush janë 3 futbollistët e tjerë që janë infektuar

Publikuar

-

Nga

Ky do të jetë padyshsim derbi më i rrallë i kryeqyteti që do të luhet mes Partizanit dhe Tiranës, gjithmonë nëse ndeshja do të vijojë sipas planit. Nuk do të ketë peshën e titullit kampion si ai i vitit të kaluar në fazën e katërt, por do të hyjë në histori për mënryën se si vjen në këtë sfidë skuadra e kuqe. Ajo është përfshirë nga vala e infektimeve me COVID-19 dhe në ndeshjen që luhet në “Air Albania” praktikisht do të ketë gjysmë skuadre në karantinë në pamëundësi për të dhënë kontributin në fushë.

Dy lojtarët e parë që rezultuan të infektuar ishin Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët u izoluan që pas ndeshjes ndaj Laçit pasi kishin shafqur simptoma të lehta. Gjatë ditës së mërkurë dhe të enjten, klubi u bëri testet të gjithë futbollistëve të tjerë dhe pjesëtarëve të stafìt, nga rezultoi se në radhët e futbollistëve kishte edhe tre të tjerë të infektuar të cilët nuk shfaqnin simptoma.

VIP Sport ka mësuar se pozitiv në përgjigjet e testeve që u kanë mbërritur në darkë të kuqve kanë rezultuar mesfushorët Esat Mala dhe Kristi Kote si dhe sulmuesi Eraldo Çinari. Kështu, shkon në 5 numri i futbollistëve të infektuar në radhët e të kuqve para derbit dhe tashmë ka dyshime reale që ndeshja me Tiranën të zhvillohet sipas planit të parashikuar, edhe pse protokolli parashikon që skuadrat të vazhdojnë të luajnë pavarësisht numrit të futbollistëve të infektuar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi zhgënjen sërish, barazon me Veronën

Publikuar

-

Nga

Inter ka lënë sërish pikë, kesaj here në transfertë te Verona. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe Kumbulla e Amir Rrahmani, teksa ky i fundit arriti të regjistronte një asistim, që për të ishte i pari në Serie A, e që pati vlerën e një pike për Veronën.

Takimi u zhbllokua shumë shpejt, kur Verona në minutën e dytë kaloi në epërsi fal golit të Darko Lazovic. Inter reagoi për 1:1 me Antonio Candreva, i cili golin gjeti atëherë kur luhej minuta e 49’ e ndeshjes.

Përmbysja nga ‘Zikaltrit’ erdhi në minutën e 55’, kur Federico Dimarco dërgoi topin në rrjetën e tij. Kur pritej që Inter të dilte me tri pikë nga udhëtimi në veri, Amir Rrahmani asistoi për golin e Miguel Veloso, në minutën e 86’.

Me këtë barazim Verona numëron 43 pikë në pozitën e nëntë, kurse Inter shkon në 65 pikë dhe humbet pozitën e tretë në tabelë, duke mbetur në pozitën e katërt.

LEXO TE PLOTE