LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk vesh kurrë këpucë/ Njihuni me njeriun më të çuditshëm në botë

11 Maj 2020, 12:15, Kuriozitete CNA
Nuk vesh kurrë këpucë/ Njihuni me njeriun më të

Ian Oliver ka udhëtuar në shumë vende të botës, por ka diçka për të cilën ai nuk shqetësohet se do t’i zërë vend në valixhen e tij, këpucët.
44-vjeçari ka treguar se qëkur ishte i vogël nuk i pëlqente të vishte këpucët. Ian tregon se gjatë viteve në Universitet mori guximin për të bërë atë që pëlqente, të ecte zbathur.

Ai ka treguar se ka udhëtuar nëpër shumë vende të botës ashtu zbathur dhe se ndihet shumë komod pa këpucë.

Ndonëse e pranon që ndonjëherë ka nevojë të veshë dicka por që nuk janë këpucë. Edhe në rastet kur i vesh ato është kur i duhet të udhëtojë në rrugë me zhavorr dhe shtigjet e mbushura me gurë të vegjël.

Ian nuk e ka problem aspak të ecë zbathur edhe në mot të ftohtë kur bie borë apo ku ka akull./ CNA.al

Lajmet e fundit nga