LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luana Vjollca në dilemë për dasmën me Krenarin/ Coronavirus iu prish planet për martesë?

11 Maj 2020, 11:24, Lifestyle CNA
Luana Vjollca në dilemë për dasmën me Krenarin/ Coronavirus

Moderatorja Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj prej vitesh janë në një marrëdhënie dashurie por asnjëri prej tyre nuk e konfirmuan lidhjen. Thuhet se lidhja e tyre është shumë serioze madje dyshja kishin bërë edhe planet për martesë por sipas Panorama Plus dasma është anuluar për shkak të Coronavirusit.

Çifti i kishte nisur përgatitjet e dasmës që vitin e kaluar dhe kishte vendosur për të gjitha detajet që nga fustani i nusërisë deri tek këngëtarët që do të performonin në ditën e tyre më të rëndësishme.

Panorama Plus shkruan se dasma do të realizohej në Gjirin e Lalëzit dhe do të ishte një dasmë me shumë të ftuar Vip. Luana dhe Krenari kanë vendosur të anulojnë dasmën këtë vit por ende nuk dihet nëse do të zhvillohet edhe vitin tjetër pasi ata janë shumë supersticiozë dhe nuk do donin që të martoheshin në një vit me numër tek.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga