Connect with Us

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri/ Mediu bën paralajmërimin e fortë

Politikë

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri/ Mediu bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama në lidhje me legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Sipas Mediut një gjë e tillë do të nxiste një ekonomi të drogës dhe do të shtonte problemet me sigurinë.

Ndërsa tha se ka informacioni që Shqipëria po kanalizohet sërish për të gjeneruar para për grupet kriminale.

Shqipëria është kthyer në një kanal të drogërave të forta. Lidhjet tona kanë shkuar deri në Amerikën latine. Grupet kriminale shqiptare janë bërë shumë të fuqishme. Dhe unë nuk dua që vendi ynë të konsiderohet si ekonomia e drogës. Duke mos pasur një shtet funksional dhe ligjore, ky proces do të nxiste grupe me interes të caktuar dhe do të shtonte problemet që kanë të bëjnë me sigurisë dhe ekonominë.

LEXO EDHE:  Rrugët dhe hekurudhat e Kosovës në protokollin Shqipëri-Serbi

Ka pasur zëra nga mazhorancë që të futemi në vendet që e lejojnë prodhimin e kanabisit. Ne nuk kemi pushtet gjyqësor, nuk kemi parlament, kemi vetëm një qeveri që drejtohet vetëm nga një njeri. Si mund të funksionojnë një çështje kaq problematike kur kanë probleme edhe vendet me të zhvilluara e të disiplinuara. Pra nuk mendoj duhet legalizuar. Kjo ide shtyn grupe të caktuara që të prodhojnë pasivisht kanabis. Ka info që Shqipëria është kanabizuar sërish për të gjeneruar para që nuk shkojnë te qytetarët. Të gjitha këta vrasje që ndodhin lidhen me trafikimin e drogës”, u shpreh ai në Ora news./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reforma Zgjedhore të mbyllet pa vonesë”/ Bylykbashi: Maxhoranca të ulet me ne

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, tha se Reforma Zgjedhore duhet të mbyllet sa më shpejt dhe pa asnjë vonesë.

Bylykbashi kërkoi që reforma të mbyllet para 31 majit dhe theksoi se mazhoranca duhet të ulet të gjejë konsensus edhe për çështje të tjera.

“PD ka pasur dy kërkesa për Reformën Zgjedhore. PD dëshiron që reforma të mbyllet pa vonesë brenda 31 majit dhe e dyta për çështjet e trajtuara që nuk janë trajtuar nga maxhoranca, ne duam që të shqyrtohen. Maxhoranca ka kërcënuar, se nëse ne nuk biem dakord, ne shkojmë e miratojmë vetëm. Ne si PD duam të jetë e qartë se kush janë qëndrimet e maxhorancës.

LEXO EDHE:  Xhisiela zbulon se ç’do bëj, kur të marr fund ngjarja

Maxhoranca duhet të ulet e të punojë për një konsensus të vërtetë. Kompromisi i janarit kërkon që edhe maxhoranca e opozita të arrijnë një konsensus. Maxhoranca të ulet me ne për shumë çështje si shit-blerja e votës, goditjen e krimit zgjedhor, depolitizimi i administratës etj. Duhet gjendur zgjidhje konkrete. Kodi Zgjedhor duhet të jetë i shqiptarëve dhe i partive politike, pasi BE e dëshiron për hapjen e negociatave”, u shpreh demokrati në një lidhje me News 24.

Sipas tij, mazhoranca nuk do të arrijë në kompromis ndaj edhe nuk i merr parasysh propozimet e opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Panariti thirrje qeverisë/ Paguani fermerët, jemi i vetëm në Evropë pa një paketë ndihme për bujqësinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i ka bërë thirrje qeverisë që të përfshijë në paketën e ndihmës ekonomike anti covid, edhe fermerët.

Sipas tij, Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që nuk përfshin bujqësinë në paketën anti-Covid.

Ndërsa shton se duhet të ulet taksat dhe tatimet për prodhimin bujqësor në vendin tonë.

“Paguani prodhuesit, paguani fermerin!
Ulini taksat dhe tatimet për prodhimin tonë bujqësor përpara se të jetë vonë!

Mbetemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë, që nuk përfshin bujqësinë në paketën anti covid.
Duke rrezikuar shumë, sigurimin e ushqimit të përditshëm, përballë një kolapsi dhe paralize të mundëshme të tregtisë ndërkombëtare këtë vjeshtë e dimër.
Patatja e Korçës, po flaket sepse nuk financohet! Prandaj ajo nuk është konkuruese me importin dhe shkon dëm.
Kosova i paguan fermerët e saj në kushte normale me 300 euro për hektar patate. Pa llogaritur paratë shtesë për paketën e koronavirusit. Ndërsa ne i japim fermerit tonë zero.

Me ato para fermeri i Kosovës, mbulon koston e punimit të tokës dhe plehërimit të saj del në treg shet patatet dhe krijon të ardhura.
Nuk ka shanse fermeri ynë që ta konkurojë sepse detyrohet të shesë nën kosto nga që nuk financohet.
Pra i bie më lirë ta flakë prodhimin buzë kanalit.
Edhe më keq është situata për qumështin.
Një fermë blegtorale me 300 lopë në Kosovë, paguhet subvencion deri në 30 mijë euro në vit. Ndërsa ne në rastin më të mirë japim 1000 euro.
Prandaj fabrikat tona punojnë me qumësht importi. Prandaj 1 litër qumësht importi shitet në markete me 90 lek ndërsa qumështi shqiptar nuk mund të dalë poshtë 120 lekë.
Pa përmendur këtu që mbajmë një tatim asiksues prej 20% mbi prodhimin vëndas.
Më të lartin në rajon!
Kur Amerika e ka 6%!
Dje Departamenti Amerikan i Bujqesise, vendosi tu blejë fermerëve amerikanë 2 miliardë dollarë prodhime për ti futur te rezervat (bankat) e ushqimit. Po përgatiten për më të keqen.
Ne e kemi lënë bujqësinë dhe fermën në rënie të lirë duke rrezikuar të na zërë të gjithë përfund”, mbyll reagimin e tij Edmond Panariti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Këshilli politik” si komitetet e shpëtimit të bandave”/ “Shpërthen” Murrizi: Organ kopil

Publikuar

-

Nga

“Këshilli politik” si komitetet e shpëtimit të bandave të marsit 1997″. Kështu e cilëson deputeti Myslim Murrizi këshillin politik për Reformën Zgjedhore.

Teksa ka komentuar mbledhjen e sotme, Murrizi ka reaguar me tone të ashpra dhe e ka quajtur këshillin një “organ “ kopil” hibrid dhe të sajuar nga pazaret e pista të 3 individëve që mashtrojnë shqiptarët dhe ju kanë hequr të drejtën e zgjedhjes prej vitit 2009.

Deputeti thotë se ky komitet ka lindur në bodrumin e pallatit te kongreseve dhe pretendon se “ka fuqi të urdhërojë vetëm “deputetët” manikin të mazhorancës dhe ndonjë pseudo-opozitarë të kapur prej fyti e prej veglash për hatër të zullumeve të pushtetit 2009-2017”.

“Takimet e ambasadorëve me këtë organ “ kopil” që nuk figuron në asnjë nen të Kushtetutës dhe në asnjë rresht të asnjë ligji të shtetit shqiptarë nga viti 1912, më kujton takimin e Romano Prodit me Zani Caushin në Vlorë në mars 1997. Por edhe në atë kohë, edhe pse Shteti kishte ngelur rrugës si brekë të grisura, marrëveshja politike e partive politike është bërë në Presidencë, pra në institucion.

LEXO EDHE:  Shqipëria shënjestër e Iranit?/ Gjenerali amerikan: Fatkeqësisht po, duhet të jeni vigjilent

LEXO EDHE:  Hapet faqa më e re kulturore në nder të arsimtarit dhe shkrimtarit

Unë si deputet por jo vetëm, nuk do të votojmë asnjë pazar të pistë politik të kujtdo këshilli apo grup palaçosh hipokrit, mashtrues e hajdut taksash nëse nuk bëhet Reforme Rale Zgjedhore. Neni 2 pika 2 e Kushtetutës thotë: Populli ushtron sovranitetin e tij, direkt ose nëpërmjet përfaqesuesve të tij që zgjedh me votë. Me këtë sistem zgjedhor, qytetarët shqiptarë nuk zgjedhin përfaqësuesit e tyre, por thjeshtë votojnë partitë politike”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE