Connect with Us

Igli Tare i ngrin buzëqeshjen Interit, gati t’i rrëmbejë Marash Kumbullën

Seria A

Igli Tare i ngrin buzëqeshjen Interit, gati t’i rrëmbejë Marash Kumbullën

Publikuar

-

Marash Kumbulla është kthyer në një “mollë sherri” për klubet e Serisë A të cilat kërkojnë ta bëjnë të tyrin talentin shqiptar. Në këtë garë është përfshirë Interi, Fiorentina dhe Lacio, por në këtë mes nuk duhen harruar edhe opsionet jashtë Italisë si Çelsi dhe Dortmund.

Klubi më i avantazhuar deri më tani duket Interi i Antonion Kontes. Megjithatë, Lacio dhe Igli Tare nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe përpiqen t’i mbushin mendjen futbollistit se në klubin bardhekaltër, ndryshe nga klubet e tjera në garë për Kumbullën, ata do t’i japin mundësinë të rritet duke luajtur me vazhdimësi dhe duke mos e vendosur në presion.

Megjithatë, një rol të madh për të ardhmen e tij do ta ketë vetë 20-vjeçari, nëse do të vendosë t’i ngjasë shkallët e karrierës një e nga një apo do të bëjë një kapërcim të madh duke marrë përsipër edhe rrezikun.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Elseid Hysaj zbarkon në stërvitjen e Napolit me Lambo (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Në ditën e sotme ishte radha e Napolit për të dalë në stërvitje, atje ku futbollistët e drejtuar nga Gatuzo kanë mbërritur në “Castel Volturno”. Por mbërritja e Elseid Hysaj ishte disi më ndryshe nga të tjerët dhe nuk mund të kalonte pa u vënë re.

Vetëm zhurma që jepte makina e tij “e frikshme”, paralajmëronte se mbrojtësi shqiptar ishte duke u futur në qendrën stërvitore.

Një Lamborghini i zi dhe Hysaj që shfaqet me një maskë mbrojtëse, kjo ishte fotografia që po shpërndahet jo pak edhe në mediat italiane. Pak spektakël para nisjes së stërvitjes, edhe te Napoli po kthehet normaliteti…

LEXO TE PLOTE

Seria A

Presidenti i Lyonit: Nëse nuk anulohet ai vendim, Juventusi na masakron në Champions

Publikuar

-

Nga

Champions League, ashtu si shumica e kompeticioneve të tjera sportive është ndalur dhe pritet të rinisë pas mbylljes së kampionateve të 5 ligave kryesore të Europës. Nga burime jozyrtare është konfirmuar se janë paracaktuar disa data të ndeshjeve të mbetura nga faza e 1/8-ave dhe një prej tyre është edhe ajo e sfidës së dytë mes Juventusit dhe Lionit.

Presidenti i francezëve, Zhan Mishel Aulas ka deklaruar se në datën 7 gusht është vendosur të luhet ndeshja e dytë, teksa e para ka përfunduar me fitoren minimale të Lionit përmes golit të Tuzart në minutën e 31 në Francë. Në aktin e kthimit Juventusi do të tentojë përmbysjen, që sipas presidentit të Lionit do të jetë shumë e lehtë në rast se nuk anulohet mbyllja e parakohshme e kampionatit francez.

Nëse PSG dhe Lion nuk luajnë deri atëherë, Aulas paralajmëron se do të masakrohen nga kundërshtarët për shkak të gjendjes së dobët fizike. “Është konfirmuar se ndeshja jonë e dytë me Juventusin në Champions League do të luhet më 7 gusht në Torino pas dyerve të mbyllura. Nëse kërkesa jonë ligjore për anulimin e vendimit mbi mbylljen e kampionatit do të refuzohet, atëhere Lioni dhe PSG do të masdakrohen nga skuadrat, që kanë përballë në Champions”, u shpreh Aulas.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“San Siro” i ri do jetë spektakolar, Milani dhe Interi bëjnë gati bilionat

Publikuar

-

Nga

Interi dhe Milani kanë lënë rivalitetin mënjanë dhe kanë bashkuar forcat për të krijuar një projekt të ri mbi rikonstruktimin e stadiumit “San Siro“.

Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm, teksa klubet kanë dorëzuar edhe projektin e tyre në tryezën e autoriteteve të bashkisë së Milanos. E pamjet e para të lënë vërtetë pa fjalë, duke sjellë një investim biliona eurosh që duket sikur nuk i përket kësaj bote.

Një tjetër stadium me parametrat më të mirë të mundshëm do të zërë vend në “Giusepe Meazza”, ndërsa pjesë e planit është edhe ndërtimi i një qendre të madhe sportive si dhe të qendave argëtuese.

Kostot do të jenë stratosferike për arkat e dy klubeve të njohura italiane, por është një projekt që do i sjellë mbrapsht fitimet në të ardhmen, si dhe prejt tij përfitues do të jenë edhe qytetarët e Milanos.

Ndikim do të ketë edhe në ekonominë e qytetit, teksa për vënien në jetë të këtij plani do të hapen shumë vende pune. E me kushte të tilla, futbollistëve nuk do u mbetet gjë tjetër vetëm të japin më të mirën e tyre, në mënyrë që loja të jetë po aq e bukur sa edhe investimi i bërë.

LEXO TE PLOTE