Connect with Us

Gafa në Asamble, “Futja kot tani”/ Duka priste rezultatin e votimit, ja cfarë bëjnë numeruesit e votave

Sport

Gafa në Asamble, “Futja kot tani”/ Duka priste rezultatin e votimit, ja cfarë bëjnë numeruesit e votave

Publikuar

-

Një gafë qesharake është regjistruar ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme, të FSHF-së, që u zhvillua online, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të Koronavirusit.

Ka pasur një pjesë kur presidenti Duka priste rezultatin e votimit, për nga pikat e rendit të ditës që ishte propozimi për pranimin si anëtar me të drejta të plota të KF Devollit dhe në momentin e votimit kreu i FSHF i kërkon shefit të zyrës juridike, Aldi Topciut që të shpejtojë.

Ndërkohë që Topçiu i kërkon një djali me emrin Bleditë konfirmojë rezultatin përfundimtar. Mes të tjerash degjohet Bledi që thotë: “Futja kot tani…”.

Nuk dihet nëse me këtë “futja kot”, e ka për situatën e presionit  të krijuar nga shefi i tij, apo duhet tia fusë kot me shifrat! Nëse ështe kjo e dyta, atëherë kemi të bëjmë me një skandal!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Lorik Cana marroset pas vajzës së tij: Më ke prekur në tela si asnjë

Publikuar

-

Nga

Lorik Cana pak kohë më parë u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Monika solli në jetë vajzën Enkeleida dhe Loriku duket se është i çmendur pas saj.

Ai publikoi një video në rrjetet sociale të vajzës së tij ku i mbulonte fytyrën dhe në sfond është kënga “Tela” e Kidës dhe Ledri Vulës .

Ndërsa ish-kapiteni i kombëtares i bëri dedikim tekstin e këngës Enkeleidës duke shkruar: “Baby Leida më ke prek në tela si asnjë.”

Futbollisti ka treguar se është një baba shembullor, i cili ndihmon bashkëshorten në rritjen e fëmijëve. Pak kohë më parë ai publikoi një foto me vajzës duke e mbajtur në krahë ndërsa bënte edhe pazar.

Çifti janë prindër edhe të një djali të quajtur Boiken.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ja pse FSHF po ngutet të rifillojë sa më shpejt futbollin

Publikuar

-

Nga

Nguti që FSHF po tregon për të rifilluar sa më shpejt kampiontin e Superiores ka çuditur shumëkënd. Ndërsa në kampionate të ndryshme deklarojnë se janë gati të vazhdojnë edhe në korrik e gusht ndeshjet e tyre, përtej afateve të caktuara nga UEFA, kampionati jonë nuk e ka atë luks dhe kjo për shkak të faktit se tani renditet ndër të fundit në kontinent.

Duke humbur terren vit pas viti në renditjen e përgjithshme në Europë, aktualisht i 38-I në 55 vende dhe me tendencë rënie të mëtejshme, me skuadra që nuk kanë koeficientë të lartë në renditjet ndërkombëtare, ai bën pjesë në listën e kampionateve të cilave UEFA u ka vendosur “ultimatum” për të pasur gati emra skuadrash pjesëmarrëse në Kupat e Europës që në javën e fundit të korrikut. Plani i UEFA-s është që në muajin gusht, paralelisht me ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e  Europës, të luhen edhe ndeshjet e fazës kualifikuese të këtyre dy turneve, aty ku marrin pjesë zakonisht ekipet shqiptare. Por që këta të fundit të marrin pjesë në turin e parë, duhet që UEFA të ketë emrat që në javën e fundit të korrikut kur ka parashikuar të hedhë shortin e aktivitetit.

Ndaj Shqipërisë, ashtu si edhe disa kampionateve të tjera, u është kërkuar me çdo kusht që atëherë të kenë gati listën e skuadrave pjesëmarrëse në Europë. UEFA ka caktuar edhe datën 25 maj atë ku do t’i raportohet se çfarë do të bëhet me kampionatet në çdo vend, pasi mendon se nga 25 maji, deri më 25 korrik, të gjithë do të kenë kohën e mjaftueshme për të përfunduar ndeshjet e mbetura dhe për të përcaktuar listat e Euriopës. Çdo javë që shtyhet rifillimi i kampionatit, ngjesh më shumë këtë kalendar ndeshjesh dhe mund të çojë fillimisht në eliminimin e plotë të Kupave, e më pas në ngjeshjen e sfidave deri në zhvillimin e tyre çdo 72 orë, minimumi i distancës kohore që lejon FIFA.

Ndryshe është për kampionatet që kanë skuadra të cilat nisin rrugëtimin në turet e mëtejshme kualifikuese për të arritur deri te ato në Itali, Spanjë apo Angli që mendojnë rifillimin ndoshta edhe në fundin e qershorit, duke llogaritur se kanë kohë për të luajtur edhe në gusht, meqë skuadrat e tyre kryesisht marin pjesë driekt në fazën në grupe të këtyre turneve./vipsport,al

LEXO TE PLOTE

Sport

Klaus Gjasula: Ja kush më solli në kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Klaus Gjasula po bëhet gati që shumë shpejt të kthehet në fushën e lojës në Bundesligë. Ashtu si lojtarët e tejrë të këtij kampionati, edhe mesfushori shqiptar i është nënshtruar gjatë kësaj jave testeve të vazhdueshme për COVID-19, ndërsa tani është mbyllur në hotel ku ekipi do të kalojë javën i izoluar para se të luajë përsëri në kampionat.

Në një intervistë për “Ora News”, Gjasula ka shpjeguar se si është të bëhesh gati të kthehesh në fushë në një periudhë të tillë dhe cila gjë u jep më shumë garanci lojtarëve që të luajnë pa u frikësuar. Njëkohësisht, ai ka treguar edhe disa kuriozitete rreth pranisë së tij në Kombëtare dhe miqësive që ka krijuar mes kuqezinjve.

Fillimi në Bombëtare – “Nuk do të isha ndoshta po të mos kisha pasur miqësore me Paderborn ndaj Lacios. Tare më kishte parë aty dhe më takoi, më pyeti për kombëtaren shqiptare dhe më tha që njeh trajnerin. Ai e nisi pak rrugën për mua me Kombëtaren”.

Përgatitjet për rifillimin në Gjermani – “Kemi 3 javë që stërvitemi, dy jave me grupe nga 6 veta e të shtunën është ndehsja e parë. Jemi një javë në karantinë në hotel, i gjithë ekipi, çdo ekip i Bundesligës. Tani ndjehemi mirë. Këtu e rëndësishme është që ne si ekip, si skuadër, duhet të qëndrojmë të larguar njëri nga tjetri. Sidomos në klub, ka më shumë dhoma zhveshje, janë 4 apo 5 qëe janë dhe në çdo dhomë 5-6 lojtarë që të mos rrinë afeër. Të rëndësishme janë testet çdo 2 apo 3 ditë që të infektuarit të mos vijnë në klub, çdo 2-3 ditë janë testet dhe pa ato teste nuk do të luhej më. Në hotel jemi të vendosur veç në dhomë secili,, e rëndësishme është që të mos infektohet askush. Po të mos bënim aq shumë teste nuk do të ishim të sigurt se kush është dhe nuk do të luanim dot. Kështu e dimë dhe ndaj do luajmë”.

Sakrifica e rrogës në Gjermani – “Çdo klub ka bërë gjërat ndryshe. Në Gjermani është e vështirë se shumë njerëz punojnë në klub që janë si punonjëzs zyre e bëjnë punë të tjera. Nuk janë vetëm futbollistët dhe ata marrin rroga normale. Ne thamë si ekip që 30% të mbajë klubi që të paguajë të tjerët që të kenë rrogën komplet, se edhe ata kanë familje e gjëra për të paguar”.

Më i fortë ai apo vëllai, Jurgen? – “Vellai im. Nuk e them dot tamam kush është më i mirë, po nga talenti është sesbën ai. Ka qenë gjithmonë i talentuar, por ka ecur puna si ka ecur”.

E ardhmja – “Do të pres edhe pak, të shoh po vazhdoi futbolli si më përpara, do të vazhdojnë edhe diskutimet, negociatat. Tani nuk them dot gjë. Kombëtarja më ka ngritur vlerën, por puna është se për kombëtaren çdo shqiptar jep shpirtin, nuk është se luan nëse ta ngre vlerën apo jo. Është e bukur të luash për të, po të ndihmoi për oferta e të tjera, akoma më mirë”.

Miqësitë në kombëtare- “Kam miqësi me të gjithë. Me Manajn, Baren e Stakoshën, por kam me të gjithë, me këta komunikoj më shpesh. Edhe me Abrashin që luan për Frajburg ku kam familjen e jam rritur. Kam folur këtë periudhë me stafin e Kombëtares por nuk ke se çfarë të flasësh se të gjithë janë mbyllur në shtëpi, nuk po luhet futboll”.

LEXO TE PLOTE