LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbolli po rikthet në gjithë Europën, një tjetër kampionat ndez dritën jeshile

11 Maj 2020, 16:15, Sport CNA
Futbolli po rikthet në gjithë Europën, një tjetër

Norvegjia është shteti europian i radhës që njofton rifillimin  e ndeshjeve të futbollit, pas pezullimit të gjatë që shkaktoi kriza koronavirus.

Kampionati norvegjez mund të fillojë të luhet në datë 16 qershor, sigurisht që fillimisht pa tifozë, duke iu referuar raportimit të ?Wide World of Sports?.

Për sa i përket kampionateve më të rëndësishëm në Europë, i pari që do të rifillojë është ai gjerman. Në datë 16 maj të gjithë futbolldashësit do të jenë me sy nga Bundesliga.

Akoma është e paqartë se çfarë do të ndodhë me fatet e kampionateve për sezonin aktual, por një gjë është e sigurt, rikthimi do të ndodhë vetëm nën masa të rrepta sigurie për të parandaluar një rikthim masiv të infektimeve me COVID-19.

Lajmet e fundit nga