LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbolli pa tamponë, ja prapaskenat e takimit në ministri

11 Maj 2020, 07:23, Sport CNA
Futbolli pa tamponë, ja prapaskenat e takimit në ministri

Nuk do të ketë tamponë për futbollistët dhe zyrtarët e klubeve në Shqipëri, por vetëm kontrolle. Është ky vendimi i marrë, pasi Ministria e Shëndetësisë dhe FSHF u ulën për herë të parë të shtunën për të diskutuar se kur mund të rinisë futbolli. Pas konfirmimit të premten nga ministrja Ogerta Manastirliu, se do të lejohen stërvitjet individuale duke filluar data 18 maj, drejtuesit e institucionit të futbollit nuk mbetën të kënaqur.

?Panorama Sport? mëson nga burime të sigurta në FSHF se në takimin që patën me zv.ministren Mira Rakacolli dhe shefen e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, Eugena Tomini, u kërkua me ngulm që stërvitjet individuale të nisin që sot (11 maj), në mënyrë që në datën 18 maj, kur dhe drejtuesja e ministrisë, Manastirliu, bëri paralajmërimin, skuadrat të fillojnë përgatitjet kolektive. Duke qenë se parashikohet të nisë kampionati më 31 maj, me afro dy javë kohë përgatitje në grup, kjo situatë do të shikohej si gjysma e së keqes nga FSHF për skuadrat në këtë moment kur gjithçka është në luftë me kohën.

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ishte i shoqëruar në takimin e zhvilluar të shtunën nga zv.presidenti Edvin Libohova dhe drejtori juridik, Aldi Topçiu. Edhe pse u paralajmërua nga federata se grupi i përbashkët i punës do të kishte si përfaqësues mjekun e Kombëtares, italianin Xhianluka Stesina dhe mjekun e Kukësit, Mel Ostreni, asnjë nga këta nuk ishte i pranishëm. Nga tre emrat që FSHF ka ngritur grup të përbashkët pune merrte pjesë vetëm mjekja imazheriste, Arjana Sina.

FSHF pret një reflektim nga ministria, në mënyrë që të paktën të lejojë stërvitje individuale duke filluar nga kjo javë, në mënyrë që gradualisht ekipet të nisin përgatitjet kolektive nëse fiksohet zyrtarisht data 31 maj e startit të kampionatit. Ky është plani që ka bërë sektori i garave në FSHF, pasi dështoi më parë me planifikimin e datës 24 maj. Ndërkohë, mungesa e tamponëve ishte ajo që bëri përshtypje pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Kësisoj, nuk do të ketë testime për futbollistët dhe një arsye madhore është kostoja e lartë.

Lajmet e fundit nga